Kritikat për anti-KÇK, Rama: Reagime idiotike, s’keni parë gjë akoma

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama, pasi prezantoi paketën e re ligjore anti-KÇK, reagoi dhe për kritikat e opozitës saj të cilat e konsiderojnë atë një strukturë paralele ndaj SPAK dhe BKH.

“Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është  komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.

Më tej kreu i qeverisë shton se nuk trembet nga kritikat dhe reagimet pasi kjo paketë është formula më agresive kundër krimit të organizuar.

“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë”, përfundon Rama.

 

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • kujtuam se pame dicka, por jo tani do te duhet te provojme edhe genocidin qe cifuteria u jep palestinezeve.

    rrofte shqiperia uropiane, rrofte populli shqipetar trim heroik dhe kavie eksperimetesh perendimore.

  • Eshte shume e thjeshte nese qeveria e ka seriozisht zbulimin e parave te pista , mjafton te hetohen te gjitha blerjet e dyqaneve qe jane shitur me 5000 euro metri dhe boll me demagogji

    • Puna eshte qe keto nuk jane qeveri,jane mafje,si nga njera ane ashtu edhe nga ana tjeter.Nje gje eshte pozitive, kur klanet luftojne per jete a vdekje njeri grup eleminohet perfundimisht,le te shpresojme,duket qe do hane kokat e njeri tjeterit kesaj radhe

  • Ja se ia paska bere llogarite qarte Pano Soko ketij kriekaqolit KCK-ist:

    Konçesioni i check-up – 90 milionë USD
    Sterilizimi – 160 milionë USD
    Dializa – 70 milion USD
    Shërbimi laboratorik – 90 milion USD
    Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD
    Inceneratori i Fierit – 40 milion USD
    Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD
    Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD
    Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD
    Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD
    Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD
    Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD
    Rruga e Arbërit – 400 milion USD
    __________________
    2.2 miliardë USD

    Dhe ka llogaritur të japë edhe:

    Spitali i Fierit – 90 milion USD
    Rruga Thumanë-Vorë – 340 milion USD
    Rruga Kashar-Rrogozhinë – 410 milion USD
    __________________
    840 milion USD

    Totali 3.05 miliardë USD

    • Tall bythen me shqiptaret, pse mos ta talli. Vjedh vetem per vete. Nuk keni pare gje akoma.
      Kjo shprehje minimalisht duhet ti terboje shqiptaret

  • A e ke gjetur o Rame ate cunin 26 vjecarqe centralist qe fitoi tenderin e rruges UNAZA e RE tek ASTIRI .Llafet e kqia thone o Rame ai i gjore nuk kishte sikur edhe nje lopate te vetme ne “firmen ” e tij ,se sa per ndonje zyre , nuk behesh fare fjale .Gjeje nje here e pastaj flasim.E mos dalim nga bregdeti ajka e jonit se andej behsh me me llafe.

  • “reagime idiotike”
    o gjuhtari ynë që po shpik çdo ditë fjalë të reja,përveç ligjeve të midesë tënde!!
    boll mor njeri se u konsumove,shkatërrove jetën tënde të jshtëzakonshme,kapacitetet e tua që sti kupton njeri!!
    me të vërtetë që nuk kemi parë gjë akoma,nga ajo që kemi thënë me kohë,POR nuk e di se a e ka parashikuar ti se çmund të të shohin sytë kur të të zërë cunami popullor??
    shpresoj që të kesh kohë ta shohësh,e jo të ikësh si gadafi ashtu shpejt e shpejt, o timoniere mondiale!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *