Anti-KÇK, Lleshaj: Do mbulojmë boshllëkun e SPAK me OFL

redaktor

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zbuluar sot në mbrëmje detaje nga paketa Anti-KÇK, duke thënë se nuk ka ende një draft që të jetë për të diskutuar me publikun.

Në emisionin “Real Story” në News 24, Lleshaj tha se kjo është një nismë dhe vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në nivel të panjohur më parë.

“Do them që kjo nismë ligjore është nismë politike. Nëse flasim për përdorim politik po, pasi është nismë politike, vullnet politik për t’i dhënë goditje krimit e korrupsionit në nivel të panjohur më parë. Lidhet me situatën në të cilën ndodhet vendi sot. Ndodhet në një situatë, që karakterizohet nga Reforma në Drejtësi, dhe tashmë kjo reformë po afrohet drejt fazave finale të saj”, tha Lleshaj.

Po ashtu ministri i rendit u shpreh se ky ligj plotëson dhe disa boshllëqe që do të plotësojë kjo paketë Anti-KÇK.

“Për të mbuluar edhe boshllëkun e SPAK, BKH, ne kërkojmë të adresojmë dhe zgjidhim këtë problem. Ka dy qasje, e para të dekurajojë krimin, kokat e krimit që kanë komoditetin për të bërë më shumë krime, dhe të fuqizojë instrumentet e luftës ndaj tyre”, shtoi më tej ministri.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre.

Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

 

d.a. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Vetem SPAK dhe BKHt te tjerat jane pordhe me rigon. Kesi soj “strukturash” surrogat jane perpelitje te deshtume me ju shpetu ju more shkerdhata po Amerka dhe BEja nuk pranojne struktura paralele.Kjo eshte prape nje masturbim tip minishengen qe nuk e njohin nderkombetaret.TIK TAK TIK TAK TIK TAK

  • As mish as peshk pergjigjja e juaj i nderuar min i Brendeshem .Lereni SPAK te punoje , se smund te degjosh dy daulle me ritme te ndryshme ne te njejten kohe z Lleshaj ,ose mund ta quajme direkt, se ju (jo personalisht ) nuk e doni SPAK e BKH ngritur me kujdes dhe investuar nga perendimoret..Por te kote e ka shefi ijuaj .E them kete qe kemi tre dekada ,te drejtuar nga politikanet e ketij tranzicioni post komunist , po njelloj te gjithe ,ne kor bretkocash dhe vetem kane shkateruar ,vjedhur ,e dreqi me te birin dhe turp per ripjelljen tuaj , qe keni mbi 6 vite qe jeni ne pushtet dhe e gjeni pas pilafit te rregulloni shqiperine ??? se skemi me nerva per te shkruajtur ne tastjere .E lodhet kete milet te mjere .Me keqeardhje jeni bere gazi i botes.
    Rrespekt personalisht per ju z Minister LLeshaj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *