Disa vargje për Lulin dhe Korçën

anazapta

Vargje të nënshkruara

M.K, Bathore.

 

Votat – bërtet Luli

Na kanë vjedhur votën

E mbështet Saliu

Po çuditin botën

A harron or Lul

Me kthy opinionin

Për me vjedh votën

Pagove avjonin

Në shërbimin tuaj

Ti vure  edhe trenat

23 Qershori

Në shesh nxori rrenat

Një milion shuplakat

T’i ngulën në faqe

Prapë s’keni kuptuar?

Jeni bërë palace!

Po u bën votimet

Sot në këtë ditë

Ikën dhe ç’ka mbetur

S’ngel më opozitë

Po ti Lul del prapë

Thua do bëj namin

Me kërcitje dhëmbësh

Nuk e tremb sovranin

Çdo ditë që po flet

Ne të kemi ndjekur

Nuk trazon dot ujra

Se je kartë e djegur

Ti je kartë e djegur

S’beson as Veriu

E këtë peshqesh

E ke nga Saliu

Mjaft mor’ me gënjeshtra

Që t’i thotë Salia

Lëri idiotësitë

Kthehu ke Bashkia!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *