Kosova jep 500 mijë euro për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri

Leda Hysa

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, të thirrur nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është vendosur që të ndahen 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë e cila u godit nga tërmeti.

Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza, ka propozuar që të ndahen 500 mijë euro, shumë kjo e cila u aprovua në mbledhjen e sotme.

“Për të realizuar këtë shumë, mjetet në shumë prej 500 mijë eurove merren nga shpenzimet e paparashikuara”, ka thënë Hamza.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *