E dashur Dita. Ato armët kimike t’i shkatërrojnë ata që i kanë prodhuar. Nuk ka pse bëhen protesta, aq më pak protesta ku shikojmë familjarë të Sali neverisë, apo deputetë të PD-së. Atë Sazanin e gjorë që e shohim andej këtej, unë e dëgjoj ndonjëherë por them se edhe ai nuk frymëzon. Ai është burrë i mirë ndoshta, por edhe ai është i sëmurë nga kjo babëzia për protagonisëm publik që është sëmundje shumë e përhapur e burrave impotentë në Shqipëri (impotentë nuk e kam në kuptimin seksual, të merremi vesh). Kjo babëzia për protagonizëm publik ndoshta e bën të dalë dhe tek ai karagjozi i TV Klanit që është një i degraduar që na ç’edukon fëmijët. E kam fjalën, kot protestat. Zgjidhja që propozoj është të bëhet referendum. Dhe të votojmë të gjithë. Është diçka që na përket të gjithëve.
Letër e nënshkruar
Migena Aleksi

Referendumi, eshte zgjidhja me e mire, kjo Jo per Te shfajsuar qeverine, por Te jete nje model per cdo gje Qe ka Te beje, me shqiptaret, gjithashtu Tu mbyllet goja halabakeve politike.
Presioni i mbajtjes se referendumeve per ceshtje te rendesishme me ndjeshmeri per vendin, do ta detyroje qeverine dhe kuvendin qe me pare te marre pelqimin e shumices se opinionit publik dhe mos ti shperfille ato, sepse pastaj rrezimi masivisht me referendum i nje projekti te pushtetit, tregon ne nje fare menyre dhe se sa mbeshtetje ka qeveria ne ate moment. Pra referendumi (qe eshte demokraci e drejtperdrejte) do edukonte kete klase harbute politike, qe sapo te marre pushtetin, harron se kush ia ka dhene!
Referendumi i ve kapak kesaj afere te ndyre.Protestat me OJQ-t e S. Gurit dhe karagjozeve te tjere A. Canit, zor se sjellin ndonje gje te sakte.
Referendumi firmos dhe vulos vullnetin e popullit votues.
Nuk kemi më nevojë të marrim leksione nga një parti demokratike që më parë duhet të marrë leksione për vete e të mësojë mirë se çdo të thotë demokraci e vërtetë dhe çdo të thotë të qeverisësh vendin, por mbi të gjitha ta vërë “vath në vesh” se çdo të thotë të Respektosh Popullin votues! Partia demokratike nuk i lan as fajet e as gabimet e saj me protesta kundër qeverisë së re, që akoma është në fillimin e saj. Një taktikë kjo tejet e dalë boje e ish kryeministrit, që ëndërron të marrë përsëri pushtetin me protesta?!!! Iku ajo kohë e nuk kthehet më.
Fytyrat e pacipa të ish-ave të pd-së apo ish-përkrahësve të tyre, që kanë kurajo pas Gërdecit, e pas 21 janarit të na dalin në protesta, bëjnë mirë të zhduken nga ekranet se ne qytetarët as kemi ndërmend ti ndjekim nga pas. Individët që janë majmur me paratë e vjedhura dhe sot na dalin si shpëtimtarë të fëmijëve tanë, mos të lodhen kot, se nuk gënjejnë më askënd, përveç atyre gjynafqarëve që ndoshta u japin ndonjë lek për mitingje…