Sizmologu: Epiqendra ka qenë 9 ballë, fat i madh që kishte thellësi

J L

Shqipëria u godit të martën nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4 ballë, që tronditi thuajse të gjithë vendin,

Sizmologu Rrapo Ormëni në  “Opinion” tha se fatmirësisht tërmeti ishte me një thellësi të madhe, pasi në të kundërt dëmet do të ishin shumë herë më të larta.

Ai u shpreh se Durrësi historikisht ka pasur tërmete të forta, duk qënë se është një zonë tepër e rrezikuar nga lëkundjet sizmike.

Ai tha:

“Nisur nga karakteristikat është një nga tërmetet e fortë. Prej vitit ‘58 e sot, njihen 56 tërmete të forta që kanë goditur vendin tonë. Epiqendra ka qenë nga 8 deri në 9 ballë. Efekti në dëmtime, në njerëz, dhe në truall. Ky tërmet ka shkaktuar dëme për shkak të magnitutës së lartë. Energjia është shumë e madhe. Por ky ishte një tërmet me thellësi të madhe. Nëse do ishte në sipërfaqe, kuptohet se efektet do të ishin shumë më të mëdha. Durrësi ka patur historikisht tërmete të forta.”

Sipas tij pasgoditja e fortë e këtij tërmeti kaloi dhe tani mund të themi se është plotësuar cikli.

Po ashtu, ai theksoi se ky tërmet ka zgjatur 30 sekonda dhe kjo ishte arsyeja pse ishte kaq i frikshëm dhe i tmerrshëm.

j.l./ dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Ky sizmologu i yne e justifikon qe ishte 9 ballesh por fati qe ishte ne thellesi.
    Sizmologu i huej thote qe ishte jo ne thellesi nga rrezultati i goditjeve.Hajdeni e gjejeni ma hollesisht.
    Njeriu asht ba i forte ne studime me hapsinen qiellore natyrore.Po jo me thellesin e tokes dhe te detrave.Specialistet per keto dy te fundit ia fut si fallgjori filxhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *