Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë.
Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot e kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare.
Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës.
U dërgua në spital por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës.
U dërgua në spital por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.
Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Rreth 2 orë më parë, Renea kishte nxjerrë edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare pa jetë.

Familja Karanxhaj ka pesuar nje tragjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete. Dhimbje.
Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.
“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.

n.s. / dita

Engjej te qiellit
Cdo banor i pallatit vet qe di qe ka ndryshime konstruksioni ose ka kate shtese duhet te mblidheni dhe te bashkoheni per ti prishur kto nertime qe jan ber si shtesa ose jan hequr mure per te krijuar hapsira biznesi sot duhet me vepru neser do jet von kur te perfundoj si ky pallat 6katesh qe ishte modifikuar nga babzia me mire te ngeli pa streh familja babzise se sa te zhduket familja jote nga babzia kafsherore
Ngushellime Familjeve te te humburve nga termeti