8 orë pa ndihmë?! Misteri i vilës së familjes Lala që u shua e gjitha

Nela

Analiza më të hollësishme, padyshim që do të bëhen në vijim, kur të mbarojë emergjenca e kërkimit në rrënoja për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që ra dje rreth orës 4 të mengjesit.

Mirëpo, janë disa detaje që të bëjnë përshtypje.

Një prej dramave më të mëdha ishte ajo e familjes Lala në Durrës.

Anëtarët e kësaj familje të madhe me origjinë nga Kosova ishin në vilën 3 katëshe. Prej tyre ka mbijetuar deri tani vetëm 17 vjeçari Ramë Lala.

Po ka diçka tronditëse në këtë rast – shkruan gazeta Mapo.

Sipas vëzhguesve dhe specialistëve të ndërtimit, kjo godinë ka marrë goditjen e parë në orën 4 të mengjesit.

Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda ka qendruar e anuar, e pjerrët, por e pashembur. Anëtarët e familjes Lala ishin aty brenda.

E pamundur të dilnin, për shkak se dyert ishin bllokuar. Ata mund të kishin pësuar dëmtime, ose plagë, për shkak të goditjes së parë, por me siguri ishin gjallë. Kanë komunikuar dhe kanë kërkuar ndihmë.

Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 dhe kjo u pa ‘live’ nga transmetimet e televizioneve. Në këtë moment, nuk kishte më çfarë të shpëtoje, sepse kishte vetëm gërmadha.

Pyetja është, përse për 8 orë nuk u bë asgjë? Pse nuk pati një ndërhyrje?

Mund të ishte e vështirë. Disa thonë që ajo godinë nuk kishte mjaftueshëm hekur, dhe mund të binte nga çasti në çast, e të thyhej si të ishte lodër. Kështu që, dukej e pamundur ndërhyrja. Por fakti është, se aty qendruan për 8 orë shumë prej viktimave, përpara se ndërtesa të binte krejt në tokë.

Ditët në vijim ndoshta do të sjellin një analizë më të qartë për këtë situatë. Misteri ngelet i fortë.

 

n.s. / dita

Share This Article
19 Comments
    • Po he pra si ka mundesi, pse a nuk e dime thua pergjigjjen?
      Po a ra termet para 2-3 muajsh, cfare masash moren keta halete ne qeveri? ASGJE. Vetem bene lloqe ne media!
      Ja cfare te mirash kemi nga keta plerat qe dine vetem te genjejne neper televizione; vdesin njerezit se ska kush ti ndihmoje!

    • Për atë familje, e cila u shua, tragjedia ishte mjaft e madhe. Nuk ka ngushëllim.
      Mbas mbarimit të kërkim-shpëtimit, në të dy zonat e kolapsuara nga tërmeti, prokuroria duhet të nisë urgjent hetimet. Sepse,
      Si shpjegohet që pallati 6 katsh tek stadiumi në Durrës, u shemb si prej balte, kur asnjë rreth e qark tij jo? Drejtori i lnstitutit të Ndërtimit në Top Talk deklaroi se e inspektoi vetë dhe u skandalizua kur pa se kolonat e tij ishin me seksion 40×40 cm dhe vetëm me katër fije hekuri me diametër 12 mm?!… Si shpjegohet, që vila tre katshe e familjes Lala në Kënetë, u shemb sikur të mos kishte fare themele e bazament, ndërkohë që ajo e kushurinjve të tyre përballë dhe atyre përreth, jo?! Nuk di të them për dy pallatet e Thumanës, por nga ajo që është thënë në media ata ishi të vjetër prej afro 80 viteve.
      Pra në një mënyrë apo në një tjetër nga organet shtetërore ligj zbatuese dhe nga firmat ndërtuese, ka minimalisht shpërdorim detyre. Humbën shumë jetë njerëzish shumica në 2-3 familje. A mban kush përgjegjësi për ta? Ndaj prokuroria nuk duhet të rrijë indiferente, por kryesisht duhet të fillojë urgjentisht hetimet dhe rast pas rasti të deklarojë e të çojë në gjykatë fajtorët. Tërmetet, si fenonene natyre, kanë ‘punën’ e tyre, ashtu si shteti dhe institucionet e tij kanë të tyret. Të pafajshmit, mbi të gjitha fëmijtë, duan shpagim. Por njëherazi është rasti që edhe pësimi të bëhet mësim.

  • O Shtet i pas 1990 , te shkerd.. te gjalle e te vdekur .
    Ka nje rregull Te pa Negociushem ndertimi :
    Antisizmiollogjine, me fjale te tjera, do te thote qete Ndertosh me Hekur mbi normen e kerkuar pa pyetur per Çmimin sepse Jeta nuk ka çmim .
    Populli yne ne shekuj kurre nuk ka ndertuar ne Keneta dhe ne Moçale .
    Pas kesaj Shqiperia per çdo Ndertim duhet te zbatoje me Perpikmeri Absolute Rregullat Antisizmike , si ne mes te Qyteteve ashtu dhe ne rrethina por dhe ne Fshatin me te humbur ku nuk duhet te lejohet asnje lloj leshimi .
    Themelet duhet td behen te Thella sa 1/5 -ta e Lartesise se Nderteses ku te kete me shume hekur se Beton .
    Çimentua duhet te jete tejet cilsore dhe te zbatohen me perpikmeri absolute Raportet , Uje -Çimento -Zhavorr .
    Duhet absolutisht te lihet rruge per Zjarrfiksen , Ambulancen dhe çdo lloj Emergjence .
    Shteti duhet te kete te pacenuar Fondin e Veçante si dhe Ushqimin dhe ndihmen .
    Boll u qurravitem neper Facebooke por te ndihmojme te Afermit , te njohurit por me shume dhe ata qe nuk kane njerez qe ti ndihmojme DIREKT ne llogarine e tyre edhe kur kane edhe kur nuk kane por pa Buje dhe pa mburrckla .
    Ku e di une ne se Ndihma ime financiare shkon ne destinacion .
    Emigranteve u bje barra me e rende , qofte dhe duke e hequr nga goja e tyre sido qe Leku ,€,$ , £ apo ku di une tjeter pikon Djerse dhe Gjak .
    Te ndihmojme ata qe kane me teper nevoje .

  • Të gjithë bëjnë specialistin dhe heroin tani.
    Në atë godinë ishte tepër e vështirë të futeshe sepse ishte në një gjëndje që po të ndërhynin për të lëvizur inertet ajo shëmbej menjëherë.
    Prandaj hezitohej për të ndërhyrë, nëse do ndërhyej ajo do binte dhe pastaj po njëllojë bile më keq do thonin se i vranë nga mos kujdesi.

    • Bato, nuk e di çfarë profesioni keni, por po të kishte organizim dhe mobilizim specialistësh (jo ”artistësh”), do të ishte gjetur një zgjidhje shpëtimi . Nuk janë pak, por 8 orë, duhej të ishin shpëtuar.
      Ky fakt është domethënës për mungesën e seriozitetit të kësaj qeverie dhe bashkisë së Durrësit, për të ndihmuar fatkeqët.
      Ngushëllime, të afërmëve , të çdo zemër shqiptari që po e përcjell me shumë dhimbje humbjen e jetëve nga ky tërmet !

  • Cfare ka misterioze ketu? Sipas jush ka munguar deshira per ti ndihmuar ata njerez? Ka patur njerez te interesuar qe keta njerez te perfundonin ashtu qe sic fatkeqsisht perfunduan? Nje mori pyetjesh, e nje mori aludimesh mund te behen, por vete fakti qe ajo banese edhe pse rezistoi per disa ore ne kembe ashtu e anuar sic ishte me ne fund edhe ajo ju dorezua fatit si te tjerat. Kjo me se miri tregon se pavaresisht vullnetit te mire te grupeve te shpetimit, nderhyrja ne te ka qen teper e rrezikshme. Edhe pse ka vend per kritika per menyren e organizimit, kjo nuk do te thote qe ka munguar perkushtimi i te gjithe aktoreve per te bere te pamunduren per shpetimin e jeteve te njerezve. Te jesh i rehatuar ne divan dhe prane televizorit te shtepise, eshte shum e lehte te besh kritika per punen e te tjereve. Le ta provonte autori i ketij shkrimi te tentonte ti shpetonte ata njerez. Nese ata nuk mundi se nuk e dinte, ende ka ne rrenoja qe kerkojne ndihme dhe le te provoje sebashku me ate armate njerezish qe po bejne te pamunduren per te shpetuar ata qe po presin ndihme !

    • brao imi
      por keta qe mendojne keshtu jane bajgat e sali gjirizit qe ndjellin vetem panik!… besoj se e degjove ate menderin tjeter djalin e gjetur rrugeve dhe qe ashtu siç e gjeti,ashtu dhe e ka lëshuar prap rrugeve per te vazhduar lehjet… kur dha keshilat si: te merren msat per emergjensi,sikur s’po behet keshtu por e kunderta…

  • NDERHYRJA E SHPEJTE ESHTE PJESE E JONA.

    NE SI POPULL JEMI TE DEGJENERUAR, HAJDUTE

    DHE TE TILLE NJEREZ, GJITHASHTU ZGJEDHIM

    TE NA UDHEHEQIN,

    TANI NUK DUHET TE SILLEMI SI TE PADITUR

    “OPO QYSH NGA GJETI NE KJO”,

    TAMAM AJO SHPREHJA QIRILINDIOTE

    “KU QENDRON PROBLEMI KETU??!!”

      • Arb-mutit !
        Sa përballesh me internetin sheh një detë mbushur me kafshë grabiqare me dhëmbët hapur gati për të kafshuar. kritik te egër ,tamam pykë -dru me pre.

        Antishqiptarizmit duket hapur ,sharjet kundër qeverisë pa kursim ,asnjë fjalë të mirë inkurajuese ,vetëm helm e vrerë ,sharje shpifje pa hesap , peshkaqenët jan gjithmon në sulm ,kjo është situata në detin mediatik gallatë e sallatë shqiptarësh ! .

        Kthen kokën mbrapa nga lindja shehë menjëherë konturet e fushave bregdetare e qyteteve drejt Dajtit dhe maleve të larta korabit ,dhe ti ndërkaq ,mendon se këto male kan qënë përjetë fole e shqiptarve.

        Historia e këti populli zë fillë me ilirët ,pellazgët .Pra edhe më të vjetër se Ilirët ,dmth edhe më të lashtë se grekët e vjetër në këto dete e shkrepa juglindore të europës duke qëndruar vigjilent luftarak në portat hyrse të Adriatikut e Jonit.Katolik ,të krishterë e ortodoksë dhe mysliman jetoin në paqe në këtë vend të vogël,por vigjilent ,trim e fisnik në këto troje me shekuj .

        Arben je i qelbur si lëkura e qenit kur deklaron :
        “NE SI POPULL JEMI TE DEGJENERUAR, HAJDUTE”
        Kjo nuk qëndron pasi :

        Shqiptari kur e takon tjetrin e pa njohur i thërret :A’je burrë! dhe me grykën e revolverit ja vinte në gjoks të huajt .Kjo isht përshëndetja krenare dhe burrërore në malet e larta shqiptare ,jo popull i degjeneruar e hajdut si thua zotrote .

        Shqiptarët jan raca më luftarak e krenar e madhështore e europës .Më pas revolveri ulej dhe miku mirpritet në kullën e vogël me nderë e respekt dhe gjithë të mirat i sigurohej edhe jeta sa qëndronte si mik..

        Armët gati për ti përdorur rrezatojnë sigurinë në vetvete të kombit shqiptar në shekuj .Prandaj shumë nga komentet humbin respektin për ti dëgjuar ,lexuar, meritjonë përbuzje.

  • Gazeta Dita!
    Une e kam kuptuar urrejtjen tuaj ndaj Edi Rames dhe qeverisjes te tij.Edhe une kam verejtje per qeverisjen e tij.Por sot,nuk eshte koha e analizes e verejtjeve,eshte koha e mbeshtetjes dhe ndihmes totale prej te gjitheve.Sot nuk ka te mire e te ligj,maxhorance e opozite,sot te gjithe jemi qeverija,jemi fatkeqesija.Sot ndihma me e mbadhe eshte mbeshtetja morale dhe jo grindja.Grindja dhe etiketimet nuk na shpetojne nga fatkeqesia qe I ka pllakosur Shqiperise dhe vecanerisht banoreve te zones te demtuar prej termetit…
    Termeti eshte I parashikueshem,mundesite e shtetit tone te drejtuar prej te majteve apo te djathteve,jane te kufizuara,nuk jane ne gjendje te perballojne me efektivitet maksimal nje fatkeqesi te ketyre permasave.Te kritikosh per kete fakt eshte sic thuhet ne kete rast:Te gjendet Kola ne pune…Sot behet fjale per dhjetra banesa dhe palate te rezuara per toke,per njeres ndodhur akoma mbas nje dite e gjysem nen toke.Askush nuk mund te parashikonte dhe te vendoste rradhen se ku duhej nderhyre me pare dhe me cfare mjetesh,sepse situatat nuk ishin dhe nuk jane te nje kategorie…
    Une e kuptoj dhimbjen e madhe per kete familje dhe I shpreh ngushellimet me te thella,vellazerore.Por te gjithe llafazaneve dhe hipokriteve,(nuk ja u uroj per te vertete),po te ndodheshin si gjithe banoret e tjere nen germadhat e banesave te rrezuara,cfare do kerkonin?Do kerkonin qe strulturat e shpetimit te shkonin tek kjo familje fatkeqe apo do te ulerinin te vinin sa me pare tek ta?
    Vetem po te jesh zemerngushte dhe dashakeq,mund te arsyetosh si ky qe ka shkruar dhe perhapur kete rast,si nje “zbulim” te shekullit…Ne keto raste akush ne bote nuk vepron pa I ndodhur dhe gabime,por te gjitha keto gabime jane pasoje e situatave te papritura,teper te renda dhe te pamenaxhueshme plotesisht…
    Sot eshte mire te mbyllim gojen,te hapim zemrat,te ndihmojme sipas mundesive me pjesemarrje fizike,materjale,monetare dhe morale mbi te gjitha.
    Shqiperia ka pervoje per perballimin si nje trup I vetem veshtiresi edhe me te medha se kjo.Shqiperija nuk zhbehet prej ca te rrufjasurve e intriganteve,te cilet vetem se percajne,e nuk bashkojne,vec se pengojne dhe nuk ndihmojne,behen dashamires kur jane zemerzinj…
    Mbahu Shqiperi,ke popull te mrekullueshem,ke dashamires ne bote dhe sot po ndjen dorene tyre te ngrohte.Ke vellezerit Kosovare,te cilet ne keto dite po tregojne nje shembull te shkelqyer solidariteti,duke ndihmuar fizikisht,matreialisht dhe monetarisht.Kje bijt e ty ne diaspore,te cilet po japin sipas mundesive te tyre ndihme monetare etj.etj.

  • Kuptohet qe shteti dhe organet vendore jane te pa pergatitura por edhe mund te pa afte. Por nje pyrtje kisha une per keto persona brenda shtepise. 8 ore nuk kishin mundesi te thyenin xhamat e dritareve sikur edhe te hidheshin nga kati i pare apo i dyte. Njerezit dolen jashte kur ju thye vete nje gote ne shtepi. Ketyre iu eshte shkaktuar dem nga animi i shtepise, dhe prap kane qendruar brenda. Se emagjinoj dote, PERSE? Duhen me shume hollesi per kete histori.

    • Po kur do te pregaditen per dicka keta eshte pyetja?! Pos per masat per si me vjedhur e me i palluat paret per veti , per cka tjeter jane kujdesur?! O Zot hape gropen edhe merri keta horra jo njerezet e pafajshme!

  • Dakord dyert nuk mund te hapeshin , po xhamat e dritareve nuk mund te thyeshin , ku eshte misteri apo konspiracioni ketu ka vetem nje neglizhence kriminale nga strukturat qe nuk mund te them KOMPETENTE , sepse sic u pa forcat shqiptare te emergjencave nuk jane te specializuara dhe te keq paisura , kjo eshte mos pergjegjesia e ketij shteti qe nuk i dalin leket per 2 apo 3 qen shpetues pa le per te tjerat si kamera etj

  • Perse reagoni keshtu, ju, Bato, Jimi, shqipe, e ndonje tjeter ?!
    Jane jete njerezish, dhe kishte mundesi per 8 ore te shpetoheshin. Pra, nuk behet fjale per sulm apo baltosje ndaj qeverise, Edi Rames apo Bashkise Durresit. Por, ky fakt nxjerr ne pah shume te verteta, te cilat kryesisht i perkasin organizimit te teknicieneve dhe grupeve te shpetimit per raste te tilla, te paisjeve me te cilat veprohet per shpetimin ne kohe te jeteve nen rrenoja, e tj. Por per rastin ne fjale, akoma nuk kishte rrenoja, dhe nje grup i specializuar nuk do ta kishte problem nje nderhyrje drejt zgjidhjes me te mire te mundeshme. Mungoi, sepse nje grup i tille, fort mire i pregatitur, nuk thote kurre se nuk nderhyjme se ka rrezik. Dihen mire rrisqet ne raste te tilla, ndaj ngrihen edhe funksionojne keto grupe speciale.
    Ju flisni per frike, por duhet te dini se keto grupe kane si pike te pare te rregullores, mospasjen e frikes gjate veprimeve te tyre. Keto veprime dhe kjo fryme vihet re cdo sekonde te veprimeve te grupeve speciale te ardhura nga Kosova, Greqia, Italia e tj.
    Po te ishin organizuar inxhinjere dhe teknike, qe Durresi ka mjeshtra prej tyre, mendoj se do ta gjenin zgjidhjen me te mire dhe jetet do te ishin shpetuar.
    Ju, qe i shikoni komentet bardhe e zi, o me Ramen o me Saliun, (qe Rama juaj i ra shpatullave te kryekriminelit qe mori njeheresh 26 jete ne tragjedine e Gerdecit), me kete kendveshtrim qe i beni kesaj ngjarjeje te rende, ju justifikoni gjithcka qe nuk duhet justifikuar por qe domosdoshmerisht , kur te vije momenti, duhet te analizuar. Ju te paret !

  • Arb-mutit !
    Sa përballesh me internetin sheh një detë mbushur me kafshë grabiqare me dhëmbët hapur gati për të kafshuar. kritik te egër ,tamam pykë -dru me pre.

    Antishqiptarizmit duket hapur ,sharjet kundër qeverisë pa kursim ,asnjë fjalë të mirë inkurajuese ,vetëm helm e vrerë ,sharje shpifje pa hesap , peshkaqenët jan gjithmon në sulm ,kjo është situata në detin mediatik gallatë e sallatë shqiptarësh ! .

    Kthen kokën mbrapa nga lindja shehë menjëherë konturet e fushave bregdetare e qyteteve drejt Dajtit dhe maleve të larta korabit ,dhe ti ndërkaq ,mendon se këto male kan qënë përjetë fole e shqiptarve.

    Historia e këti populli zë fillë me ilirët ,pellazgët .Pra edhe më të vjetër se Ilirët ,dmth edhe më të lashtë se grekët e vjetër në këto dete e shkrepa juglindore të europës duke qëndruar vigjilent luftarak në portat hyrse të Adriatikut e Jonit.

    Katolik ,të krishterë e ortodoksë dhe mysliman jetoin në paqe në këtë vend të vogël,por vigjilent ,trim e fisnik në këto troje me shekuj .

    Arben je i qelbur si lëkura e qenit kur deklaron :
    “NE SI POPULL JEMI TE DEGJENERUAR, HAJDUTE”
    Kjo nuk qëndron pasi :

    Shqiptari kur e takon tjetrin e pa njohur i thërret :A’je burrë! dhe me grykën e revolverit ja vinte në gjoks të huajt .Kjo isht përshëndetja krenare dhe burrërore në malet e larta shqiptare ,jo popull i degjeneruar e hajdut si thua zotrote .

    Shqiptarët jan raca më luftarak e krenar e madhështore e europës .Më pas revolveri ulej dhe miku mirpritet në kullën e vogël me nderë e respekt dhe gjithë të mirat i sigurohej edhe jeta sa qëndronte si mik..

    Armët gati për ti përdorur rrezatojnë sigurinë në vetvete të kombit shqiptar në shekuj .Prandaj shumë nga komentet humbin respektin për ti dëgjuar ,lexuar, meritjonë përbuzje.

  • Nuk e imagjonoj dot nje media te lejoje keto shkrime dhe komente kaq dashakeqese per shqiptaret. Po si nuk thoni nje fjale per forcat tona te shpetimit por vetem mllef. Po a nuk i pate more … forcat e shpetim minierave, te shtetit dhe ato te firmave private ne krye te detyres? Po a nuk e dini se forcat tona ishin jo vetem te parat por edhe kryesoret ne operacionin e shpetimit!!! Nuk eshte koha per mllefe por per bashkepunim. Keta qe flasin e shajne e shpifin ne media nuk duhen lejuar ne asnjemenyre, nuk i sherbejne solidaritetit dhe bashkepunimit per perballimin e shkaterrimeve dhdemeve te shkaktuara nga termeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *