Një vajzë gjashtë muajshe u shpëtua katër ditë pasi ndërtesa në të cilën ndodhej, u rrëzua në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.
Majin e vitit 2013 një grua u nxor nga rrënojat e një fabrike në Bangladesh, ku kishte qëndruar për 17 ditë. Punëtorët e dëgjuan teksa bërtiste: “ Ju lutem, më nxirrni”, dhe përdorën pajisje gjurmimi video dhe audio për të gjetur pozicionin e saj të saktë. Pas tërmetit të Haitit në Janar 2010, një burrë mbijetoi për 12 ditë nën rrënojat e një dyqani. Të paktën 200,000 vetë vdiqën në atë katastrofë.
Kombet e Bashkuara zakonisht vendosin të heqin dorë nga përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit duke nisur nga pesë deri në shtatë ditë pas një katastrofe, pasi rrallë ndodh që dikush të gjendet i gjallë pas një apo dy ditëve.
E megjithatë, është e ditur tashmë se njerëzit mbijetojnë mund të shumë më gjatë se aq. Rasti më i jashtëzakonshëm është ndoshta ai i një 40 vjeçareje në Kashmirin e administruar nga Pakistani; zona u godit nga lëkundje të dhunshme sizmike dhjetorin e vitit 2005, dhe gruaja u arriti të shpëtohej pas më shumë se dy muajsh në gërmadhat e shtëpisë së vet.
Naqsha Bibi kishte arritur të shpëtonte falë ujit të shiut dhe ushqimeve të kalbura që arrinte të tërhiqte, ndërsa vendi ku kishte ngecur ishte aq i ngushtë sa nuk lëvizte dot. Ajo që ndodhi me Bibin, u cilësua një mrekulli. Por si mund të mbijetohet nën gërmadha pas një tërmeti?
Julie Ryan, koordinatore pranë Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se mbijetesa në masë të madhe varet nga ajo çfarë ndodh në momentin kur bie tërmeti dhe kur ndërtesa shembet.
“Situata ideale është kur, ndërsa jeni të bllokuar, por keni një lloj furnizimi me oksigjen nga jashtë, nuk jeni të lënduar, e mundësisht, keni dhe një lloj aksesi tej uji. Mirë është kur ekziston një lloj hapësire, një lloj boshëllku mes jush dhe masës inerte që ju rrethon”.
Ryan kujtoi sesi një ekip IRC arriti të shpëtonte një herë tre djem të varrosur praktikisht për pesë ditë nen rrënojat e shkollës së tyre për pesë ditë pas tërmetit të 2005-sës në Pakistan. Ata ishin të shtrirë në kurriz pranë njëri-tjetrit; tavani u kishte rënë sipër e prekte hundën, por nuk i kishte lënduar.
o.j/dita
