Për shkak të tërmetit që goditi Durrësin, mëngjesin e së martës, mijëra banesa janë kthyer të pabanueshme.
Deri më tani qeveria është angazhuar duke ngritur çadra për të mbijetuarit, ka bërë marrëveshje me hotele për strehim, ka dërguar ushqime dhe veshje, por nuk ka një plan konkret për zgjidhjen e kësaj emergjence,
Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por kjo nënkupton se të gjitha strukturat e shtetit shqiptar do të jenë në gatishmëri, për t’i ofruar asistencë të dëmtuarve nga tërmeti.
Gjithashtu, shteti ynë ka hapur një numër llogarie, për të mbledhur disa fonde nga shqiptarët e Shqipërisë dhe emigrantët anembanë botës.
Por të gjitha këto përpjekje, janë një zgjidhje e përkohshme.
Në këtë kaos të krijuar, ku mijëra banorë janë vërsulur qendrave të emergjencës për të përfituar ushqim dhe veshje, ku banorët janë në qiell të hapur dhe ku i ftohti mund të shkaktojë viktima, ka një zgjidhje të shpejtë, dhe me pak kosto.
Sipas INSTAT, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë ka mbi 50 mijë banesa të pashitura nga biznesi.
Kriza ekonomike ka fundosur këta biznesmenë, të cilët nuk kanë mundur t’i shesin apartamentet e ndërtuara prej vitesh.
Për këtë arsye, zgjidhja më e shpejtë dhe me pak kosto është blerja e këtyre apartamenteve me koston e ndërtimit, me një ligj special të qeverisë.
Kjo zgjidhje nuk ka nevojë as për komitet shpëtimi, as për tendera me prokurim të drejtëpërdrejtë, por vetëm për marrëveshje të menjëhershme me pronarët e këtyre pallatave.
Gjithashtu, qeveria nëpërmjet bashkive, gjithashtu mund të stimulojë ndërtuesit me heqjen e taksës së ndërtimit, prej 8 %, për ata që po ndërtojnë aktualisht dhe janë drejt përfundimit. Kjo do të ulte koston e ndërtimit, duke i ofruar mundësi qeverisë, që të t’i blejë dhe më pas të akomodojë të mbijetuarit e tërmetit.
Nga ana tjetër, emigrantët shqiptarë dhe donatorë të ndryshëm, nëpërmjet thirrjeve të Marin Memës, Fundjavës Ndryshe, Elvis Naçit dhe mediave si JOQ Albania, kanë arritur sëbashku të mbledhin mbi 4 milionë dollarë.
Të gjitha këta njëzëri kanë kërkuar që të blejnë apartamente të pashitura në Shqipëri, në mënyrë që t’i strehojnë të mbijetuarit, përpara Vitit të Ri.
Edhe ndërtimi i banesave në Thumanë, një nismë e marrë nga qeveria, nuk është zgjidhje permanente.
Kjo sepse ndërtimi kërkon kohë dhe një pjesë e mirë e banorëve nuk duan të jetojnë më në Thumanë, për shkak të panikut nga dridhjet e tokës.
Si përfundim, mjafton vetëm një ligj special, një VKM që qeveria të futë mekanizmin e blerjeve të apartamenteve të pashitura dhe strehimin e menjëhershëm të banorëve që janë prekur nga tërmeti i llahtarshëm.
j.l./ dita

Kriza e ketij termeti beson zgjidhet se pari me strehimin e te pa streheve. Me bleren nga qeveria te atyre 50 000 banesave te pa shitura nga biznesi qe thuhet ne mes te shkrimit. Ato tu vihen ne dispozicion te pa streheve nga termeti se jemi ne mes dimri.
Qeveria ato mund ti bleje me nje pjese te fondeve qe ka vjedhur keto 6 vite ne buxhet te shtetit me ato koncesionet dhe tenderat. Ne fund te fundit dhe abuzimet me ato tendera e koncesione e kane nje kosto, le ta paguajne perfituesit e tyre.
Ideja eshte e mire por harroje qe do e bejne keta!
Keta favorizojne vetem ndertuesit prane tyre dhe te tjeret mundesisht ti zhysin, jo me tua blejne apartamentet 🙂
Me kollaj fluturon gomari se ndodh kjo!
Na botoni nje artikull ne nr. neserm te gazetes, ku t’i thuhet popullit se si ka nderhyre Edi Rama te pllakat tektonike. Do ju jemi mirenjohjes!
Rrofte Komiteti Qendror i Rilindies me shokun RamPalla ne krye
Lavdi udheheqesit te ndritur dhe te pagjume Edvin Sali Ulaj qr po e gdhin te oxhaku 5 qindarksh duke djegur drute e Unazes.
Jeni ju pa jemi ne
He tu befsha o udheheqes ma.ngul icik nga prapa se sa ma hoqi Saliu ma ngule ti dhe nuk m rri dot vera bosh se ashtu jam mesuar
Reflektim i medias
(pas paralajmërimit për mbylljen e Portaleve kobëzeza nga Kryetari Qeverisë)
Situata pos tërmet është nën kontroll të plotë. Janë evidentuar numri i shtëpive të rrëzuara, të atyre që do të rrëzohen, dhe të rejave që do të ndërtohen blic.
Çdo minutë jemi të mirëinformuar nga Qendra e Emergjencave në disa gjuhë të huaja për lajmin.
Shtypi sot është më i qartë se sa banorë janë nën rrënoja dhe sa janë mbi to! Zoti na vuri me dridhje, po ne do të mbijetojmë në sajë të ndihmave e fjalëve të Udhëheqësit global.
Ndihmat jane të pa përballueshme!
Solidarizimi i paparë! Kudo dhurohet dhe ndërtohet!
Në krye si gjithmonë prin biznesi i madh dhe Oligarkët.
Njerzit janë entuziaste dhe shpresëplote për ndihmën e pakursyer që po i jep shteti dhe vetë Kryetari i saj i kudondodhur në këto ditë të zeza. Më në fund u tremb paniku!
U desh te na tundin Termeti qe ne te kuptojme sesa afer na rri udhëheqja. Uniteti ynë po tregon se është i pazgjidhshem me Qeverinë e Kryeministrin.
Historia le të shkruaj e të tregojë në vite për këto që ndodhën në vendin e Rilindasve të rinj.
Ndaj nga zemra jonë shpërthen fuqishëm Urimi:
Të dhënshim nga ditët që na kanë mbetur…. deri në Tërmetin tjetër o Kryetari ynë!
Ideja është e mirë…por ne nuk kemi vuajtur për ide ndonjëherë por për dashamirësi për të mirën e popullit… janë shpenzuar miliarda për palma, pisha, bojra fasadave, PPP, e tendera sekret dhe nuk është bërë asnjë përgatitje për emergjenca e as trajnimi e as pajisje… thjeshtë vjedhje e vetëm vjedhje me tenderat dhe leje abusive nga kryetari i bashkisë Durrës Vangjush bashkë me ish drejtori urbanistik Përparim…ata i kanë vrarë shqiptarët pa pikë mëshire
I ka bere rrush e kumbulla parate jevgu i Surelit me.cfare ti blej pallatet?
Tani i kane ngelur vetem hartime per sqeparet si ky me lart qe ben me nder ironi
Fillohet me futjen ne burg te Gjushit, Rames sepse keta do vazhdojnë te vjedhin cdo centim te shqiptarit edhe ne keto momente katrahure. Vazhdohet me ekuestrimin e pasurive te atyre qe u majmën me ndertime skarco duke nisur me betonierën e Gjushit e te gjithe ndertuesit qe nuk i kap asnje ligj. I pari ai qe ka ndertuar 40 kate 10 metra nga deti.
çfare thote ky magjistari.
gjithe bota ka apartamente sociale,ndersa hajdutet shqipetare kerkojne te blejne zyrtarisht ate qe ka ndertuar ne menyre ilegale.
fatkeqesia njerit eshte fatmirsia e tjetrit e ketu fatmirsi eshte shteti hajdut.
Kriza zgjidhet lehte fare mjafton qe Luli te ktheje 300 mil $ e rruges se kombit dhe Like floriri te ktheje floririn e te mbaje liken
O VELLEZER E MOTRA SHQIPTAR JU LUTEM KINI KUJDES SE TERMETI KERKON JETE NJERZISH.
ME MIRE DILNI JASHTE APARTAMENTEVE.
SITUATA ESHTE TEPER E VESHTIRE.
NUK E THEM PER TE HAPUR PANIK.
POR KJO GJE NUK ESHTE E MIRE.
Zoti eshte inatosur keq nga renkimet e njerezve! Inatosur nga padrejsit, dhe po kerkon kurban. Eshte nje gje e mbinatyrshme qe kur e shkundi pallatin ai ndezi nje drite te madhe.
Mbas termetit ben vaki qe terbohet edhe deti.
Sikur nene toke kane vajtur ufot qe eksperimentojne, ose kucedrat qe duan gjake njeriu!
Nuk dim se cfare emri ti veme.
Ruani veten o vellezer dhe motra.
Flini perjashta ose neper makina.
Po te jet inatosur “keq” Zoti, te mer dhe aty ku je ti duke shkruajtur budallaleqe ..nuk i nevojitet justifikim te mari…prandaj leri idiotesirat zonje..
Ide mjaft e goditun ne kete situat tmerri per ti ardhur ne ndihme konkrete hallegjinjeve qe kane humbur cdo shprese,kane humbur njerzit e tyre te dashtun dhe jane shuar familje sa te keputet shpirti kur ndigjojme.
Uroj kurrajo dhe force ne perballimin e veshtiresive cdo hallegjiut per nji dite ma te mire per shpirtin e zemren per jeten e cdo njerit.
Gazeta DITA:
Dacibaot enveriste si zgjidhje marksiste me moton:
GRABIT ZENGJININ DHE FALJA PLACKEN KOKPALARIT
Vlejne vetem per gallate humoristike, por nuk mund te zgjidhin dot problemin e strehimit te viktimave te termetit,
sepse:
Kush tha se investitoret e pallateve te ndertuara qe rine bosh per momentin si pronare te ligjshem te tyre do te duan t’ja shesin qeverise ne kosto dhe te mos kene asnje fitim nga puna e tyre? Nje fjale e urte kineze e lashte thote:
NJEQIND SHKOPINJ NE KURRIZIN E TJETRIT DUKEN PAK
Nga ana tjeter: Ku do t’i gjeje miliarda eur qeveria qe t’i paguaje banesat sociale edhe sikur me kosto afro 400-500 euro/m2 kur buxheti i shtetit shqyptar ka perfunduar si “kokoshi ne nje thele”. Banesat sociale planifikohen ngadale me vite nga buxheti dhe nuk ka shtet ne Bote qe te perballoje nje fluks te tille.
PO ATEHERE CILA ESHTE ZGJIDHJA?
Zgjidhja me kosto me te ulet dhe me optimale eshte qe Shteti te mendoje perpara fatkeqesise se Zotit duke kontrolluar projektet, lejet e ndertimit dhe te shfrytezimit te ndertesave, Shteti me autoritetin e tij te mos lejoje ndertime ne zona te rrezikuara madje te ndaluara nga shkenca e sizmologjise qe do te thote te forcoje Institucionet e Kontrollit qe deri tani jane “jashte loje” totalisht, vetem me syrin e nje amatori mund te verresh cilesone llahtar te ndertimeve me cape me tulla pa kurfare armimi me hekur dhe ky llahtar ne ndertimin e hotelit ne Durres qe nje termet mesatar 6,4 balle e rezoi ne toke si fije shkrepse, nderkohe qe pedagoget e ndertimit mburren se projektet shqyptare jane llogaritur qe konstruksioni beton arme te duroje 8,5 balle sic e degjuam edhe dje ne TV.
KUSH KA LEJUAR NJE KATRAHURE TE TILLE NDERTIMI?
Tek pergjigja e kesaj pyetje fshihet edhe fatura me vogel qe duhet te paguajne shqyptaret ne rast termetesh.
SA ME SHPEJT TA KUPTOJNE KETE TE VERTETE AQ ME SHUME DO TE PAKESOJNE KOSTON NJEREZORE DHE FINANCIARE TE FATKEQESIVE NATYRORE
Cdo gje tjeter eshte llafollogji boshe si propagande enveriste qe vetem e thellon problemin
Nuk me duket ide e keqe, porrrr duhetn patur disa gjera parasysh. E para duhet kryer nje vleresim i cilesise, nese i kane rezistuar termeti me shume gjasa jane te sigurta por serish duhet kryer nje vleresim i sakte nese ndertesat i permbushin kriteret apo jo.
Ky shkrim pa autor i vjen era e rende e matrapazllek.
Te shkojne gjithe te pastrehet te Kulla e Stadiumit.
Me paret e popullit jane ndertuar ato kulla. Tjua marrin e mps ti lene me tu afrohen
Ideja e strehimit te demtuarve nga termeti ne KULLEN E STADIUMIT eshte shume e goditur se atyre hallexhinjve u jep dhe nje sadisfaksion.
Artikulli pa emer eshte shume djallezor se kerkon qe te mos paguajne taksen e infrastruktures ata qe po perfundojne ndertimin (mesatarisht 800,000 euro per pallat) dhe tu blihet me kosto atyre qe kane perfunduar.
E pra, dhe ne tragjedi do gjejne menyren te vjedhin, dhe me nder pale, duke u mburrur.
U vete mendja buceve ta kalojne me perfitim situaten.
Stadiumi te gjithe. Atje, te mos i ndahen
Okej, po per cfare shume/kostoje behet fjale qe ta kuptojne njerezit planin tend? Plus, sa prej ketyre hyrjeve/banesave jane ndertuar nga biznesmene/ndertues qe i kane fituar parate ne rruge kriminale? Cdo gje duhet parasysh, se ne vend te mbyllim nje hall, hapim disa te tjere duke perkrahur biznesmenet kriminele.
Po Italia apo ndonjë vend tjetër të goditur nga termeti me pasoja dëme të konsiderushme si ato kanë vepru me qytetarēt e tyre në situata të ngjashme ?