Durrës, alarm fals për tsunam

Leda Hysa

Përveç panikut të tërmeteve, të cilat vijojnë të tundin Durrësin e Tiranën, qytetarët po përballen me një tjetër frikë: mundësinë për një tsunam në qytetin bregdetar, shkruan shqip.

Fatmirësisht, kemi të bëjmë me një fake news që është përhapur me shpejtësi edhe nga paniku mes banorëve.

Shqipëria, nuk ka rrezik për tsunam, ky është edhe qëndrimi i profesionistëve.

Profesori dhe ish-drejtori i Institutit të Sizmiologjisë, Shyqyri Aliaj tha mbrëmjen e djeshme në emisionin Arena, se tsunamet nuk bien në dete, por oqeane dhe se Adriatiku është një det i cekët, ndaj nuk ka asnjë mundësi për cuname.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *