Reportazh në ish-Kënetë / “Mos i rëntë kujt kjo që na ka ndodhur ne”

entela

 

Entela Resuli

Rruga për në lagjen 18 në ish-kënetë, Durrës, është e gjatë dhe e ngarkuar me trafik.

Tërmeti i rënë mesditën e sotme u shtoi edhe më tepër frikën që i ka mbërthyer gjithë këto ditë banorët e asaj zone.

Në fytyrat e tyre lexohet trishtim dhe pasiguri.

Lëkundjet e vazhdueshme, i kanë detyruar që të largohen prej aty.

Një pjesë e tyre kanë dalë me çanta në duar në rrugë, ndërsa të tjerë kanë marrë ç’të munden nga banesat dhe po nisen…

Ka nga ata që pavarësisht se e shohin shtëpinë e tyre të zhveshur nga muret sërish qëndrojnë rrotull saj.

“Nuk na ka ardhur kush të na thotë çdo të bëhet me ne”- thotë një banor i lagjes tek ish-URT-ja në ish-Kënetë.

“Më është trembur shumë bashkëshortja. Nuk futem dot në asnjë banesë. Mos e ngacmoni ju lutem, se është e traumatizuar”- shprehet ai megjithë lodhjen e tepërt që ka për shkak të pagjumësisë dhe ankthit në këto orë të gjata, duke shtuar fjalinë që e dëgjojmë shpesh në këtë ditë: “Mos i ndodhtë askush kjo që na ka ndodhur ne!”

Ndërsa bisedojmë me të, copëza të vogla betoni shkëputen nga pallati 12-katësh, përballë nesh… mesa duket, lëkundjet vazhdojnë!

 

 

“Winnie The Pooh”

Në lagjen përkarshi, ndodhet pallati 6-katësh pranë Kryqit të Kuq. Më saktë, ish- pallati 6-katësh, pasi nëse nuk do e dinim, nuk do e besonim që ajo masë inertesh do të kishte qenë vetëm pak ditë më parë një ndërtesë.

Është e gjitha e shkërmoqur.

Forcat e kërkim shpëtimit janë aty, por kanë ndërprerë operacionin. Aty ndodhet edhe Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mes rrënojave dallojmë edhe disa objekte që me siguri janë të Esielës, vajzës 8 vjeçe që humbi jetën krah së ëmës në atë ndërtesë.

Kukullat e saj të preferuara janë ende aty. Esiela jo! Aty është edhe arushi i saj i preferuar, Winnie The Pooh.

Janë ngjyrat, që me siguri i ka përdorur së bashku me mamin, pasi e ëma ishte piktore. Aty duhet të jenë edhe pikturat e tyre të fundit…

Më i shkërmoqur se vetë pallati është shpirti i gjyshit të saj Ajet Meçjes i cili është i vetmi që ka mbijetuar nga familja. Ai ka humbur bashkëshorten, vajzën dhe mbesën. A ka vetmi më të madhe se sa ajo e Ajetit!?

Ajo që bie në sy është se ky pallat është i vetmi që është shembur në këtë lagje, ndërtesat e tjera rrotull tij janë në këmbë. Me dëmtime, por në këmbë. Çka ngre dyshime të mëdha për mënyrën se si është ndërtuar.

Banorët na thonë se në këtë pallat kishte patur ndërhyrje në themele pasi ishte ndërtuar një lokal. Ndoshta kjo mund të ketë qenë një nga arsyet e shembjes së menjëhershme të tij.

Durrësi pas 26 Nëntorit

Durrësi, pas tërmetit të 26 nëntorit është një tjetër qytet. Me i pasigurt dhe me pallate të dëmtuar, të pabanuar dhe me ndërtesa të rrënuara tërësisht.

Ndoshta kështu ka qenë gjithmonë, por u desh një tërmet që ta na e tregojë dhe të na bëjë të besojmë se sa e rëndësishme është të ndërtohet me kriter.

Pjesa më e madhe e ndërtesave janë të ngritura pranë njëra-tjetrës. Nuk kanë respektuar distancat dhe as lartësitë. Ka pallate të cilat dukshëm kanë shtesë jashtë projektit. Të gjitha këto parregullsi në ndërtim çojnë që sa herë ka një tërmet pasojat të jenë të mëdha.

Ndërtesat që janë shembur nga ky tërmet në Durrës rrethohen nga ndërtesa të tjera që nuk kanë patur të njëjtin fat. Me siguri ndërtimi i tyre nuk ka qenë ashtu si i komshinjve në krah.

Me banesat e dëmtuara çdo të bëhet?

Ka pallate të cilat edhe pse nuk u janë prishur strukturat u kanë rënë muret e brendshme. Ato janë të pabanueshme sot.

Banorët e këtij qyteti janë në kaos. Mbrëmjen e djeshme qindra prej tyre me çanta në duar ishin duke pritur të largoheshin.

Stacioni pranë Plepave në Durrës, si asnjëherë më parë ishte i mbushur plot me njerëz të cilët kërkonin të iknin në drejtim të jugut. Pas këtij tërmeti Durrësi nuk është më i qetë. As Shqipëria.

Fotot: E. R/Gazeta DITA

©Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
10 Comments
  • Entela Resuli:

    Perpara se t’i lutemi Zotit qe te meshiroje shqyptaret e pafe qe i kendojne nate e dite hymne Enverit dhe krimineleve te tij qe perdhunuan dhe shkaterruan Kishat ne 1968 dhe qe vazhdojne me kete dhunim me nipin e Shefqet Pecit ne Tepelene dhe Permet, duhet te zbresim nga qielli ne toke dhe t’i veme gishtin fajtorit te kesaj situate tregjike te pazakonte,

    prandaj:

    “Mos i rëntë askujt kjo shkence shqyptare ndertimi dallkauke enveriste mburravece si gjeli maje plehut qe po shikojme ne TV”

    dhe:

    “Mos i rëntë askujt kjo qeveri shqyptare qe nuk di se nga lidhet gomari qe nga kontrolli i projektimit te banesave, te lejes se ndertimit dhe lejes se shfrytezimit dhe nuk e ka haberin fare si menaxhohet situata tragjike pas termetit”

    Kur shikoj si flasin debilet dhe dallkauket, profesore te ndertimit qe tragjedine e Durrsit dhe Thumanes e shpallin si “Fitorje” e shkences se ndertimit ne Shqypni duke hedhur llogje budalli pa kurfare argumenta llogjike per projektime 9 ballesh, nderkohe qe 6,4 balle i bene te pabanueshme shumicen e ndertesave te Durresit dhe te Tiranes, prandaj ka ardhur koha qe ketyre dallkaukeve dhe debileve me diplloma enveriste profesori pa asnje vlere t’u themi:

    TERMETI I ZOTIT VERTETOI SE NE SHQYPNI SHKENCA E NDERTIMIT DHE KONTROLLI I NDERTIMIT NGA ANA E SHTETIT

    Eshte ne pike te hallit.

  • Kot me kerkoni keto dite.
    Une vetem lejet dhash, dhe mora leket. Pallatet e hotelet i bene te tjeret.
    Ahh, se harrova. Edhe betonin tek firma ime e moren.
    Po tani, si thoni ju, te mos beja leke une ?
    Ja si erdhi dita, qe partia me hodhi ne rruge, per Niçen, Rrumin, Lul Berishen e shoket e tjere te mite dhe te Edit.

  • Intelektuhali o moter qire se cpune ka Enveri o te qisha deknit keto i ka Bere bastardi yt berishovici o i semure Enveri ka dek ne 85 jemi ne 2019 afer 2020

    • Toni injoranti kosovari i Titos qe edhe gjuhen shqipe e flet si kafshe pylli:

      Shko dhe pallo nenen dhe motren tende dhe beji te fala Termet Pecit, nipit te kriminelit te Enverit dhe kryetarit te bashkise te Edvinit ne Tepelene qe perdhunoi dhe e beri Kishen e Zotit si nje Hale Publike, per te vertetuar se Kauza e Partise se Punes e vitit 1968 kur shqyptaret filluan te prishin kishat dhe xhamijat me nje histeri mbarekombetare si asnje popull tjeter ne Bote, vazhdon me te njejten fuqi te papare deri me sot,

      JA PRA C’PUNE KA ENVERI

      O debil, pusht injorant dhe dallkauk dru me pre, pa shkolle fillore qe nuk di te shkruash dy fjale ne shqip, por qe shan dhe fyen si rrugac te tjeret me berishovica varkare dhe sekretare Partie te Enverit.

  • Shume vite perpara kur kam marrvesht qe i jane sule knetes se Durresit me ndertime shtepia dhe pallate kam mbet i habitun si ka mundesi dhe i lejon shteti ndertimet ne ish knete.Aty nji termet sa do i vogel te jete i shkatrron.Sepse asht me baze ranishte dhe moqalishte,pa asni baze shkembore.
    Po kur kemi shtet pa as iden e diturise shtet.Ky rrezultat perfundon.Mjere ato qe e pesune dhe ato qe u shuane deri familjarisht.
    Ngushllime te baheni te forte.Te gjithe bijte e vdekjes jemi por jo ne kete fare menyret.
    E kur thone; Cdo gje do te bahet cfare ka shkrue Zoti.
    Cfare i pa mend asht ky zot qe krijon foshnjet dhe i shuan me termet.Del vetvetiut pyetja.A din me njofte vetveten Zoti.

  • Toni lutem mos ofendo ..Pse nuk e ke kuptuar ti akoma qe cunat e Enverit e kane bere shqiperine kasapane . Bile ja kane kaluar te jatit te tyre shpirteror. Si thua ti ,po te kishte funksionuar shteti i ketij tranzicioni post komunist me kete termet qe ka rene , te jesh me se i sigurte , nuk do kishim viktima .Nuk jane ndertuar ne kushte teknike , qe nga studimi i tokes ,largesite midis njera tjetres godines e tje tj .Ka munguar totalisht kontrolli shteteror teknik sic e ka gjithe bota .Qe kontrollon si projektuesin , po ashtu edhe zbatuesin ..Vidh troje ,nderto pa leje ,merr ryshfete ,Ketu behet fjale ne kete artikull ndertimet tek ish keneta e Durrsit . Nuk jam ing ,por Vangjush Dako ish kryetari i Durrsit eshte ing Ndertimi .Duhet te kete pallate ketu deri ne 12 kate ?Po ne kenete filluan ne fillim te ndertonin ne toke te xanum shtepi nje kateshe ,por me vone kane ndertuar me shume kate ?? toke si ne mall te babes?? .Kush e ka fain Intelektuali apo Dako .Me fal se harrova plazhin e Durrsit ,jane ndertuar ne kohe te Dakos pallate me shume kate ne rere ,pa kriter ,pa kontroll rreth 30 metra nga deti ?? Pa ironi po te them ,se po te vije e gjithe Kina dhe India ,nuk i mbush dot te gjitha dhomat e shtreterit ne ish plazhin e Durrsit .Seshte per te qeshur , por per te qare . Ta leme infeksionin qe merr atje ,por shiko viktimat e mjera sot .Se mos kij merak SPAK do dali per xhiro nga bregdeti ,per tokat e xana nga te ” FORTIT ,por kjo do jete e do meren ne te ardhmen ,mos u merzit..Shqiperia ka nevoje akute per shtet ligjor .Ku me keqeardhje keto tridhjet vitet e fundit nuk ka funksionuar ligji ,mungon totalisht 100 % kontrolli teknik per ndertimet ,me qe jemi ne kete teme., por ka lulezuar korrupsioni e dreqi me te bire ..Te lutem mos na thuaj se jemi me Sali Berishen ,e ke gabim ,por ti o i mjere me keqeardhje , nuk e ke kuptuar akoma qe Edi Rama me Saliun jane vellezer ,dhe po nuk e ke kuptuar je vetfajtore ,prandaj ??

  • Toni @ …… Te lutem mos ofendo. ..Pse nuk e ke kuptuar ti akoma qe cunat e Enverit e kane bere shqiperine kasapane . Bile ja kane kaluar te jatit te tyre shpirteror. Si thua ti ,po te kishte funksionuar shteti i ketij tranzicioni post komunist me kete termet qe ka rene , te jesh me se i sigurte , nuk do kishim viktima .Nuk jane ndertuar ne kushte teknike , qe nga studimi i tokes ,largesite midis njera tjetres godines e tje tj .Ka munguar totalisht kontrolli shteteror teknik sic e ka gjithe bota .Qe kontrollon si projektuesin , po ashtu edhe zbatuesin ..Vidh troje ,nderto pa leje ,merr ryshfete ,Ketu behet fjale ne kete artikull ndertimet tek ish keneta e Durrsit . Nuk jam ing ,por Vangjush Dako ish kryetari i Durrsit eshte ing Ndertimi .Duhet te kete pallate ketu deri ne 12 kate ?Po ne kenete filluan ne fillim te ndertonin ne toke te xanum shtepi nje kateshe ,por me vone kane ndertuar me shume kate ?? toke si ne mall te babes?? .Kush e ka fain Intelektuali apo Dako .Me fal se harrova plazhin e Durrsit ,jane ndertuar ne kohe te Dakos pallate me shume kate ne rere ,pa kriter ,pa kontroll rreth 30 metra nga deti ?? Pa ironi po te them ,se po te vije e gjithe Kina dhe India ,nuk i mbush dot te gjitha dhomat e shtreterit ne ish plazhin e Durrsit .Seshte per te qeshur , por per te qare . Ta leme infeksionin qe merr atje ,por shiko viktimat e mjera sot .Se mos kij merak SPAK do dali per xhiro nga bregdeti ,per tokat e xana nga te ” FORTIT ,por kjo do jete e do meren ne te ardhmen ,mos u merzit..Shqiperia ka nevoje akute per shtet ligjor .Ku me keqeardhje keto tridhjet vitet e fundit nuk ka funksionuar ligji ,mungon totalisht 100 % kontrolli teknik per ndertimet ,me qe jemi ne kete teme., por ka lulezuar korrupsioni e dreqi me te bire ..Te lutem mos na thuaj se jemi me Sali Berishen ,e ke gabim ,por ti o i mjere me keqeardhje , nuk e ke kuptuar akoma qe Edi Rama me Saliun jane vellezer ,dhe po nuk e ke kuptuar je vetfajtore ,prandaj ??

  • Toni injoranti kosovari i Titos qe edhe gjuhen shqipe e flet si kafshe pylli:

    Shko dhe pallo nenen dhe motren tende dhe beji te fala Termet Pecit, nipit te kriminelit te Enverit dhe kryetarit te bashkise te Edvinit ne Tepelene qe perdhunoi dhe e beri Kishen e Zotit si nje Hale Publike, per te vertetuar se Kauza e Partise se Punes e vitit 1968 kur shqyptaret filluan te prishin kishat dhe xhamijat me nje histeri mbarekombetare si asnje popull tjeter ne Bote, vazhdon me te njejten fuqi te papare deri me sot,

    JA PRA C’PUNE KA ENVERI

    O debil, pusht injorant dhe dallkauk dru me pre, pa shkolle fillore qe nuk di te shkruash dy fjale ne shqip, por qe shan dhe fyen si rrugac te tjeret me berishovica varkare dhe sekretare Partie te Enverit.

  • Kush ka abuzuar ne projekte e ndertimit cilido qofte inxhinjer projektues o pronar qe ka bere abuzin prokuroria duhet te filloje dhe duhet ta kishte bere sepse eshte abuzuar flasin per pallate dhe ura te ndertuara ne harkun e 5 vjeteve ose me shume sepse i ka mare jeten nje familje te shuara plotesisht dikush duhet ta paguaj sepse e kane paguar me jet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *