Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbërrin sot në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë me autoritetet shqiptare për përmbushjen e 5 kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor dhe nisjen e negociatave për anëtarësim. Vizita e Fyles përkon me një moment të tensionuar politik në Tiranë, kur Partia Demokratike do të protestojë para selisë së Kryeministrisë për vjedhjen e votës. Komisioneri mbërrin në Shqipëri pikërisht në momentin kur opozita ka lajmëruar nisjen e tubimit, në orën 14.00.
Fyle do të takohet me Presidentin Nishani, me kryeministrin Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë shtypi në selinë e Kryeministrisë, me kryeparlamentarin Meta, ministrin e Jashtëm Bushati dhe kreun e PD-së Basha.
Në progres-raportin e tetorit, Komisioni rekomandoi dhënien e statusit për Shqipërinë, ndërsa 5 kushtet për hapjen e negociatave janë reforma në administratën publike, pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, masat në luftën ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, veçanërisht romëve. Praktika e dialogut të nivelit të lartë është përdorur me vende të tjera të Ballkanit. Ajo synon rritjen e angazhimit dhe të vullnetit politik në nivelin më të lartë me qëllim afrimin e shpejtë të vendit drejt hapit të radhës pas statusit: hapjen e negociatave për anëtarësim. Kryefjalë e axhendës së komisionerit do të jetë integrimi i Shqipërisë dhe arritja e rezultateve deri në muajin dhjetor, me qëllim që vendet anëtare të miratojnë statusin në samitin e fundvitit.

Vallahi me thene te drejten sta kemi hiç fare qejfin o Fyle,shqiperia dhe k/ ministri i saj duhen lene pak te qete se boll probleme kane per momentin.
Ahu ku na ha neve dhe ku na kruan Fylja,europa per shqiptaret ne radhe te pare eshte vete shqiperia pastaj te tjerat,dua te na kuptoni drejte se kremineli Sali ka lene nje toke te djegur dhe pa asnje kokerr leku,ka lene nje shqiperi jo ne buze te gremines por ne fund te gremines per ata qe kane sy dhe shikojne fjalet e teperta jane super fukarallek per ne.