Dorëheqja e kryetares së Bashkisë së Durrësit, ja çfarë thotë Rama

J L

Në Durrës, teksa vijon me inspektimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për dorëhqjen e Valbona Sakos nga posti i kryetares së bashkisë.

Sako njoftoi dorëheqjen e saj sot në mëngjes, e cila argumentonte se vendimi vinte pas deklaratave të saj për tërmetin ditën e djeshme.

Ndërkohë, lidhur me këtë vendim të Sakos, Rama ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete, ndërsa u ka kërkuar gazetarëve të mos merren me histori anësore.

“Ajo që mendoj se është me rëndësi, është që në këto momente të jepni sa më shumë energji pozitive. Mos të merremi me këto histori anësore. Ju jeni heronj në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë dhe të mbledhin në darkë lloj lloj sharlatanët, sepse njerëzit janë të tmerruar.

Një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim. Janë ekrane ku jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba. Ndaj është misioni juaj që të thoni; nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur apo jo muri, por rëndësi ka që a është prekur apo jo struktura, a janë prekur apo jo kolonat?

Nëse nuk na ndihmoni, mos na e bëni punën të vështirë duke hedhur helm dhe duke mbjellë mërzi dhe duke krijuar mërzi. I luajtët mëndsh njerëzit. Jo ju që jeni këtu në terren, por përmes ekraneve”, është shprehur ai.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Keshtu eshte kur nuk e kupton se te perdorin per te lare mekatet e te tjereve.Ne fakt,ai qe duhet te jape dorheqje,eshte drogaxhiu
    Edvin Escobar D’Rama.Nuk besoj se Zonja Sako ka dhene dorheqje per nje lapsus,qe e perdor si justifikim per gabimin qe beri ne
    kanditimin si Kryebashkiake,ne nje zgjedhje pa kundershtare,më fort kur behej fjale per Bashkine më te perfolur.Barrë e rende per
    nje Njeri normal qe te jete i detyruar te mbrojë paraardhesin e korruptuar,hajdutin Dako.Por,më mirë vone se kurre.Dorheqje japin
    vetem ata qe jan te pergjegjshem dhe dinjitoze,qe fatkeqsisht jan te paket ne politiken shqiptare.

  • Jepet doreheqje per gabime shprehjet dhe nuk jepen doreheqje per veprime kriminale te paramenduara.Te cilet meritojne burgun.
    Shoqja asht shprehur me ate gabim shprehjet.Shyqyr qe nuk ka ma shume.Pra te kenaqur qe nuk ka ma shume.Ne mos kjofte ky mendim hajdeni e me peshtyni ne surrat.Sepse askush nuk don te shikoj vdekje me sy qofte dhe therja e nji shelegut kur duam te gostitemi.Apo vrasjen e nji trumcaktu nga kalamajt me lastiqe.Ku ti versulen njerzit me ta konstatue(pare).

    • Ky Arbeni qe Zoti e mëshirofte, duhet te jete i dale krejet. Izolojeni! Mediatikisht a fizikisht si ta shihni te udhes.

  • “E ka fajin Shtypi,televizori ”
    Enveri dikur vuri zhurmusat per TV. Armiku i pushtetit eshte teknollogjia e informacionit.Vini re, Kimi i Korese ka ndaluar celularet, text message,FB.google etj. “cfaqje te huaja” Kontrolli i medias eshte kontrolli i pushtetit ! Rama eshte gabim,Ne fakt ndodh e kunderta,dizinformacioni eshte rjedhoje e censures

  • Mos ja hidh o urjaip fain te tjereve ,ne keto caste qe jane 51 viktima te pa fajshme nen dhe . Merr e ndeshko Vangjush Dakon dhe drejtorin e urbanistikes se Durrsit per abuzimet ,vjedhjet banale qe kane bere .Dhe mos u hidh nga dega ne dege ,qe ti je shume pelivan i lexueshem para kokpalareve popull te mjere .

  • Ajo pati guxim te jepte dorheqjen po ti o pallosh jo dhe i qahesh ambasadoreve per ndihme ke bo shtet me ppp dhe nuk pate dy qen shpetimi edhe afrika eshte me e organizuve se ne idiot km vazhdo rrugen e psikopatit erdogan vazhdo me mashtrime se do te boje 500 banesa legeni anadollit

  • Ajo duhet te korrigjoi ate dhprehej te nxituer dhe te pa qellimte.
    Kjo duhet te ndihmohet se nuk ka asnje faje per c`fare ka ndodhur. Ishte rrezik shum i madhe qe fatkeqesia te mos ndaloje me kaqe sa u benet pore munde edhe te trefishohej.. Ne ket kuptim ajo u shprej gabim pore nje gabim i pa qellimte.
    Kure njeriu gabon pa pasuir qellim ai duhet te ndihmohete.
    Dorheqja e saje eshte nje reflektim, pore duhet ti jepet dora pasi qellimi i saj me bindje te plote nuk ka qen per te bere keqe, perkundrazi.!

  • Motivi i vertete i largimit te zonjes se nderuar eshte…zevendesimi me nje ujk te vjeter menje dako ne hije i cili dote kujdeset per zhdukjen e provave te abuzimit e korrupsionit kuptohet ne bashkpunim me cicin dhe Ametajn . tashma kane fillue me shembjen e pallatiti nen hetim .Por 1 sugjerim per tane ato qytetare qe kane pesue demtime te fotografojne/filmojne nga afer e me imtesi ,sa ma shume demet ku kane mundes,i por pa vu jeten ne rrezik te marrin ndonje COPE MURI ,SUVAJE, BETONI,HEKURI e nateriale te ndryshme.Dote vije dita te perdoren si prove per te varrosur abuzuesit qe jukane marre djersen e mundin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *