Tërmeti, Meta mbledh të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare

J L

Presidenti Meta do të mbledhë të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar lidhur me gjendjen e vendit pas tërmetit që tronditi vendin dhe la 51 viktima si dhe qindra të pastrehë.

Lajmin e konfirmon zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi përmes një statusi të postuar në “Facebook”.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, shkruan ai.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *