Dekreti i Nishanit për “Nëpunësin Civil” rrëzohet edhe në Parlament

anazapta

Seanca e punimeve të Kuvendit ka hyrë në rrjedhën normale rreth 2 orë pas nisjes së saj. Pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme nga opozita, e cila kërkoi ardhjen në sallë të kryeministrit Rama (pavarësisht se ai ndodhet sot në një vizitë zyrtare jashtë vendit), rreth orës 13:00 seanca vijoi me rendin e ditës. Me shumicë votash, maxhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit Nishani, I cili riktheu disa ditë më parë në Kuvend për rishyrtim aktin normative të qeverisë “Rama” për shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil.

75 deputetë votuan kundër dekretit të Nishanit, i cili gjithashu nuk pati gjetur as miratimin e Komisionit të Ligjeve 3 ditë më parë.

Mbledhja e datës 11 nëntor në  Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate e fyerje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Debatet më të ashpra kanë qenë ato mes deputetit socialist, Pirro Lutaj, dhe atij demokrat, Arben Ristani.

Lutaj-Ristanit: Jeni palaço, keni damkën e përdhosjes së institucionit.
Ristani-Lutajt: Keni shije të çuditshme si puna e kreut Rama.

Deputeti Bashkim Fino është kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, duhej të kishte marrë masa ndaj deputetit Ristani.

 

 

 

 

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *