Viktimat e tërmetit, emocione dhe solidaritet në Meshën e së Dielës në Mitropolinë e Selanikut

J L

Në Kishën Mitopolitane të Shën Grigor Palamait në Selanik, të Dielën në orën 9:30 u bë Mesha Hyjnore dhe Përshpirtja për viktimat që ndërrruan jetë nga tërmeti i tmerrshëm i 26 Nentorit.

Në Meshën Hyjnore mori pjesë At Artem Cici. Në Kishën e mbushur plot, përveç qytetarëve vendas, ndoqën shërbesën DIASPORA SHQIPTARE E SELANIKUT, përfaqësuesit e Konsullatës, të shoqatave dhe organizatave shqiptare etj.

Në fjalën e mbylljes, At Artemi u shpreh: Lutemi që Perëndia i Madh të prehë në paqe të fjeturit, të ndihmojë dhe t’u japë jetë atyre që ndodhen nën rrënojat e tërmetit, për të plagosurit dhe të lënduarit që të kenë shërim të shpejtë. Gjithashtu, që Perëndia Ngushullimtar të ngushëllojë të helmuarit dhe t’ju lehtësojë dhimbjen dhe helmimin e pamasë.

Ai përcolli në emër të të gjithëve, ngushëllimet për familjet e të ndjerëve, solidaritetin me të prekurit nga katastrofa, ndihmën që duhet dhënë dhe shpresën te Zoti, që gjendja e krijuar të kalohet sa më shpejt.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *