A do të mbajë përgjegjësi? Vangjush Dako shfaqet sërish në Bashkinë e Durrësit

J L

Vangjush Dako ka dy ditë që nuk i ndahet Bashkisë së Durrësit.

Ai është shfaqur edhe sot te ambientet e institucionit që drejtoi për 12 vite, menjëherë sapo miku dhe ish-vartësi i tij, Zhulien Varkaj mori drejtimin e Bashkisë.

Ish-kryebashkiaku, i cili është edhe përgjegjësi kryesor i lejeve të ndërtimit për një pjesë të pallateve që kanë rënë në Durrës e ka sulmuar prej kohësh Valbona Sakon.

Sot, Prokuroria e Durrësit njoftoi nisjen e një hetimi për tragjedinë që ndodhi në Durrës, për të cilën thotë se përveç tërmetit ka edhe përgjegjësi njerëzore dhe institucionale.

“Pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikqyrjen e këtyre ndërtimeve”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Burimet thonë se Vangjush Dako po sajon me mikun e tij zgjidhje, për t’i shpëtuar përgjegjësisë për pallatet skandaloze që u shemben si kala rëre nga tërmeti.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • po shpetoi edhe kesaj radhe gjushi dhe politikanet fajtore atehere ky vend vertet nuk behet me dhe te rrije gjushi edi luli iliri saliu ne te tjeret te ikim te gjithe

  • Arben @….
    Me trembe .Mbas vidios me ze e me figure te Metes qe u be president ,mos na duket cudi qe edhe Dako te behet President .
    E njoh personalisht Dakon me gjithe se eshte debil i lindur dhe ka nje fjalor gjithsej prej 17 fjalesh , cdo gje eshte e mundur .
    Por besoj se ky debil do te zhduki provat per bemat e tija ,por ska bir kurve ti mbuloje gafat e ketij kerrici buuuuudalla. Pershendetje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *