“Në rast të një tërmeti të dytë si ai, çfarë janë mure që sot janë në ajër të gjitha i ke për tokë. Konstruksionet do të vazhdojnë të qëndrojnë sepse ky konstruksion nuk ishte në limitet e veta të rezistencës. Ky konstruksion ka akoma rezerva llogaritëse që është në gjendje të përballojë edhe një tërmet të asaj përmase” – thotë në këtë intervistë për DITA, inxhinieri Arben Meçaj.
“Ishte tërmet me amplitudë të madhe. Çka do të thotë që ndërtesat në Durrës u ndodhën në tre deri në katër faktorë negativë për sa i përket qëndrueshmërisë” – shpjegon Meçaj.
Më poshtë intervista e tij e plotë dhënë gazetares Entela Resuli botuar sot në DITA
-Z. Meçaj, sipas jush çfarë tregoi ky tërmet?
Ky tërmet, intensitetin e tij e pati në Durrës dhe kur them intensitetin do të thotë që referuar strukturës gjeologjike mbi të cilën është ndërtuar Durrësi, intensiteti në këtë qytet nuk ishte 6.4 siç është raportuar por ishte mbi 8.
Ky tërmet pati një specifikë, pati kohëzgjatje të lartë. Ishte tërmet me amplitudë të madhe. Çka do të thotë që ndërtesat në Durrës u ndodhën në tre deri në katër faktorë negativë për sa i përket qëndrueshmërisë që ishte: tipologjia e tërmetit, struktura e tokës dhe skema konstruktive e ndërtimit.
Megjithatë ato arritën ta përballonin me sukses goditjen. Është e vërtetë që të gjitha ndërtesat janë ndërtuar me bazë ligjore, bazë ligjore nuk do të thotë leje ndërtimi, bazë ligjore do të thotë kontroll projekti dhe me projekt të certifikuar, e përballuan me sukses dhe në strukturë nuk patën dëme.
I vetmi dëm që ka patur Durrësi ka qenë një fenomen fizik, i cili për hir të së vërtetës nuk është konsideruar ashtu siç duhet dhe nuk është marrë shumë në konsideratë gjatë llogaritjeve, që është sjellja e ndryshme, e materialeve të ndryshme, ndaj lëkundjes. Ndaj deformimeve.
Armoçementi që është skeleti i një ndërtese dhe ajo që e mban ndërtesën, e cila reagon në mënyrë elastike ndaj goditjeve, ndërkohë që konstruksioni reagon i tillë, gjithë struktura e mureve nuk reagoi në të njëjtën formë. Është material i thyeshëm.
Kështu që, ndeshet një material elastik me një material plastik. Materiali elastik është shumë i fortë ia transmeton elasticitetin e tij murit dhe e thyen atë. Ky është faktori që ne shohim dëmtime masive muresh në Durrës. Ne, si komunitet inxhinierik shkencor konstatojmë që duhet të referojmë medoemos këtë skemë ndërtimore, e cila duhet thënë që i rezistoi tërmetit, por solli pasoja dhe dëme të konsiderueshme.
Tani e tutje, ky test që u bë në Durrës na vë përpara përgjegjësisë që metodika jonë e ndërtimit duhet të ndryshojë urgjentisht nga sa është deri më tani.
Duhet thënë që probleme ka patur edhe nën zbatim. Nuk janë respektuar kushtet teknike të zbatimit. Nuk janë përdorur brezat lidhës të mureve. Nuk janë vendosur breza dhe kolonçina betoni në qoshe të mureve, të gjitha këto e kanë dhënë efektin tashmë ku mure të tëra kanë rënë.
-Për të qenë më konkret, dëmtimet që patën ndërtesat erdhën si pasojë e tërmetit apo e keq ndërtimit?
Këto për hir të së vërtetës u shkatërruan për hir të tërmetit. Por dëmtimi në muri është për dy arsye: një që nuk është marrë në konsideratë konflikti midis elasticiteti dhe konstruksionit dhe shtangësisë dhe brishtësisë e pjesa tjetër, mos respektimi i kushteve teknike të zbatimit.
Këto të dy elementë kanë sjellë atë dëm. Struktura e betonit ka qëndruar, por ka probleme në elasticitetin e vet.
-Përveç tërmetit, që është një fenomen natyror, a ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë?
Në momentin e sotëm është cinike të diskutojmë se i kujt është faji. Faji është i periudhës 30 vjeçare, tranzitore që kemi kaluar ne. Kaq e thjesht është gjëja.
-Në fakt, do vijë një moment që do duhet ta diskutojmë sepse mund të na përsëritet sërish kjo situatë…
Ka një përgjegjësi? Po ka. Sepse të gjitha ndërtimet që janë shoqëruar me humbje jetësh njerëzish, natyrisht këtu ka një vepër penale. Prokuroria që është organi i specializuar për ndjekje penale të jesh e sigurt që do ta ndjekë.
Që ka shtëpi të cilat janë dëmtuar dhe vlera të tëra materiale, jeta e qytetarëve që kanë ikur, këtu prokuroria do të duhet të bëjë punën. Kjo punë kërkon procedura dhe janë ekspertët ata që duhet të vlerësojnë rast pas rasti se kush e kishte fajin.
Në parim nuk mendoj që është kjo çështja, pasi nuk zgjidh gjë dhe jemi në kushtet kur kemi xhenazen në tavolinë dhe po diskutojmë probleme të një natyre tjetër. Momentalisht kemi njerëz në rrugë dhe duhet zgjidhur kjo çështje.
-Z. Meçe, si menaxhohet kjo situatë?
Kjo situatë së pari menaxhohet nëpërmjet një organizimi të përsosur. Pa organizim kjo situatë nuk kapërcehet. Organizim do të thotë disiplinë e hekurt, mobilizim total i të gjithë strukturave teknike profesionale. Organizim do të thotë që çdo element kapilar i pushtetit qendror dhe lokal duhet të jetë non stop në punë. Tani nuk ka orare punë, pasi emergjenca është e tillë që nuk e njeh orarin.
Nga ana tjetër ka një debat mbi transparencën e fondeve. Në një strukturë, e cila është e organizuar dhe disiplinuar, janë të gjitha mekanizmat që kontrollojnë gjithë shpenzimet dhe përdorimin e fondeve. Në një strukturë të paorganizuar dhe padisiplinuar terreni është për rrjedhje të këtyre fondeve dhe për shpërdorime. Kështu që unë për zgjidhjen e problemit shoh vetëm këta faktorë: disiplinim, organizim, mobilizim.
-Deri më tani si është menaxhuar situata, sipas jush?
Deri më tani ne sapo kemi kapërcyer fazën e parë që ishte kryesore, që për hir të së vërtetës unë do të them që është menaxhuar me sukses. Jemi në ditën e 6 dhe të vetmet kronika që ju shihni janë persona të cilët kanë mbetur pa bukë.
Problemet që kanë njerëzit janë kryesisht probleme strehimi. Emergjencë do të thotë që njerëzit të mos jenë në rrugë, por të jenë të futur diku në një vend. E vërteta është se sot pas një jave ne mund të konstatojmë raste sporadike të njerëzve të pastrehuar. Nëse është arritur në nivelin që njerëzit janë strehuar, është produkt i një organizimi dhe një pune të bërë. Nuk është rrjedhim i spontanitetit të ngjarjes.
-Është ende herët, por afërsisht sa mund të llogaritet dëmi i shkaktuar nga tërmeti?
Është e pamundur nga njeri sot të përcaktojë dëmin, pasi dëmi ka një shtrirje gjeografike të tmerrshme. Nuk ka asnjë tërmet që ka rënë deri më sot në Shqipëri që ka këtë shtrirje gjeografike dhe zhvillohet në terrenin me intensiv ndërtimor, Tiranë – Durrës.
Gjithë skema ndërtimore, formale dhe informale është tmerrësisht intensive në këtë korridor, që ka arritur deri në Lezhë. Kjo hartë e shtrirjes së pasojave të tërmetit mund të zërë mbi 80 për qind të ndërtimeve në Shqipëri. Pra dëmet e tërmetit zhvillohen në një hartë që përfshin 80 për qind të ndërtimeve në Shqipëri.
-Momentalisht, në cilën pjesë duhet të përqendrohet vëmendja?
Nuk mendoj se ne duhet të gjykojmë se shteti duhet të shkojë në çdo rast. Qytetarët veç e veç duhet të fillojnë të identifikojnë dëmet që kanë në shtëpi. Të certifikojnë në ndërgjegjen e tyre dhe të fillojnë të raportojnë brenda linjës institucionale, që do të thotë pushtet lokal, pushtet qendror, dëmet që kanë.
Të prodhohet ky lloj inventari. Nëse ne diskutojmë për Durrësin, ku dëmi është i dukshëm, kemi dëme në zonat rurale të cilat në syrin tonë janë ende të paevidentuara. Por nga ana tjetër kemi edhe shpërdorim besimi në këtë rast, ku edhe dëmet historike po mundohen të transmetohen si dëme tërmeti, megjithatë numri i këtyre rasteve është i vogël në krahasim me rastet reale të shkaktuara nga tërmeti. Në gjykimin tim, këto dëme do e kalojnë 500 milion euro.
-Sa kohë duhet që të rikuperohet kjo situatë?
Kjo është e lidhur totalisht me organizimin. Nëse do të kemi njerëz që shpërdorojnë lëvizjen solidare në funksion të njerëzve që janë dëmtuar. Këta quhen shpërdorues për mua. Sepse unë nuk mund të pranoj që nëse gjithë Shqipëria është vënë në lëvizje së bashku me miqtë që kemi për të ndihmuar, tjetri të thotë pse nuk më sjell batanije kur është në shtëpinë e tij dhe batanijen e ka.
Pra, në momentin kur në zgjidhjen e problemit do të mobilizohen edhe vetë qytetarët, rikuperimi do të jetë më i lehtë, nuk duhet të presin që t’ja u zgjidhin problemet vetëm të tjerët, por duhet të angazhohen edhe ata.
Në momentin kur organizimi strukturor i shtetit do të jetë në shkallën më superiore të mundshme, shpejtësia e zgjidhjes së problemit do të jetë e madhe.
Është e pamundur të thuash se kur do të zgjidhet, por kryesorja është që ka një vullnet për ta zgjidhur sa më shpejt, por vullneti nuk mjafton. Sa po futemi në fazën e zgjidhjes së problemit.
Ndërkohë, një faktor shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit është vlera monetare. Flitet për dëme që e kapërcejnë kapacitetin e buxhetit tonë të shtetit për ta përballuar.
Në këtë kuadër të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ky shtet është kaq i dobët sa nuk ka fuqi ekonomike që të përballojë shpenzimet. Ai është futur në procedurë zgjidhje. Urojmë që në këtë protokoll të zgjidhjes së problemit të kemi në krahë edhe aleatët tanë, miqtë tanë ndërkombëtarë, qofshin europianë, amerikanë e kështu me radhë.
-Po kemi parë një gatishmëri nga ana e tyre për të ndihmuar…
Gatishmëria në këtë moment është një gatishmëri emocionale. Unë nuk para besoj te kjo gatishmëri, unë besoj kur të shoh llogaritë e shtetit shqiptar të mbushen me vlera monetare që janë në funksion të zgjidhjes së shpejtë të çështjes.
-Z. Meçe, a duhet të nxjerrim mësime nga ky tërmet?
Të jeni të sigurt se sot personat më me stres janë ndërtuesit dhe investitorët sepse në kurriz të tyre shkon gjithë ankimimi dhe gjithë presioni i personave që u është dëmtuar shtëpia. Kështu që nuk duhet kapërcyer me kaq lehtësi edhe presioni që kanë ndërtuesit.
Ne kemi operuar me një skemë ndërtimore, e cila është bërë gati virale në të gjithë Shqipërinë. Kjo skemë ndërtimore paraqiti këtë konflikt, këtë problematikë që ka të bëjë me sjelljen e materialeve të ndryshme. Natyrisht që kjo skemë duhet të zhduket nga Shqipëria. Duhet të vendosen kushte se si duhet bërë skema ndërtimore e një objekti. Kalimi nga skema pa pllakë, pa membranë, në skemën me pllakë me membranë është jo vetëm i menjëhershëm, por duhet të jetë një nga hapat cilësore që bëhet tani në skemën e ndërtimit në Shqipëri, në kuadër të testit që u bë në Durrës.
Problemi nuk është për një objekt, problemi është për një filozofi të tërë ndërtimi në vendin tonë. Filozofi e cila ka qenë e patestuar. U testua dhe nxori problematikën e vetë.
-Objektet që janë dëmtuar në strukturë do të duhen të prishen të gjitha?
Këtë gjë duhet ta vendosin tani grupet profesionale të ekspertëve, të cilët janë të pajisur me instrumentet e nevojshëm për të identifikuar shkallën e dëmtimit në këto objekte.
-Frika është se, çfarë mund të ndodhë në rast të një tërmeti të dytë si tërmeti i datës 26?
Në rast të një tërmeti të dytë si ai, çfarë janë mure që sot janë në ajër të gjitha i ke për tokë. Konstruksionet do të vazhdojnë të qëndrojnë sepse ky konstruksion nuk ishte në limitet e veta të rezistencës. Ky konstruksion ka akoma rezerva llogaritëse që është në gjendje të përballojë edhe një tërmet të asaj përmase.
Rënia e një tërmeti tjetër me këtë përmasë nuk sjell dëme në konstruksion. Sjellja e konstruksionit edhe në tërmetin e dytë të këtij niveli do të jetë e njëjtë. Nëse përsëriten këto atëherë kemi fenomene të dëmtimit gradual, deri në proces lodhje, deri në kalimin në gjendje plastike, që i themi ne.
-Tirana si e përballoi këtë tërmet?
Tirana e përballoi me sukses, gjithsesi problematika qëndron e njëjtë, pasi flitet për strukturë dhe filozofi ndërtimi që ka problematika. Gjithsesi, epiqendra ishte në Durrës, me një tërmet me efekt në sipërfaqe, mbi 8 ballë, në Tiranë, nuk ka arritur as 6.
-Probleme të mëdha kanë shfaqur ndërtimet në rërë, në zonën e plazhit, a duhet të ndërtohet aty?
Në logjikë inxhinierike nuk mund të thuash kurrë që nuk ndërtohet mbi kënetë, rërë e kështu me radhë, sepse ndërtimi bëhet kudo, çështja është se si ti e bën zgjidhjen në këtë ndërtim.
E gjithë zona e kënetës dhe e plazhit, arriti të kapërcente me sukses këtë test të rëndësishëm goditës në Durrës.
Të gjitha ndërtimet në zonën e plazhit që kanë patur dëmtime të rënda, janë ndërtime të cilat janë bërë jashtë standardit për sa i përket projektit. Çka do të thotë, nuk janë bërë me projekt dhe i janë shtuar katet, që do të thotë se këto ndërtime nuk i shkaktoi tërmeti, por i shkatërroi vetja e vetë.
Mendoj se duhet të fillojë një certifikim total i gjithë objekteve në zonën e plazhit për të verifikuar ndërtimet që janë me projekt dhe ato pa projekt, por ndoshta kjo në një fazë të dytë.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

HIDH LLOGJE BUDALLI DHE PIRDH QE TE MOS MERET VESH E VERTETA
Keshtu duket kjo dacibaio inxhinierike per katunare dru me pre, qe ka per qellim vetem te mos dale ne drite e verteta qe eshte:
TRAGJEDIA E DY TERMETEVE KA ARDHUR NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT
Po o inxhinieri i leshit i Enverit, Arben Meçaj:
Vila lluksoze qe varrosi familjen Lala i kishte te gjitha lejet dhe dokumentat perfekte, kjo vile ishte ndertuar sipas shkences shqyptare te projektimit, kishte leje perfekte ndertimi te leshuar nga shteti shqyptar i Rilindjes, ishte ndertuar jo me “pune vullnetare”, por nga nje firme apo kompani ndertimi shqyptare, me supervizor ndertimi famoz shqyptar, qe kishte hedhur firmen e tij ne cdo certifikate cilesie te materialeve te ndertimit per te vertetuar se materialet e perdorura nuk ishin “materiale te vorfna” si ato te Lindes per vilat e Edvinit ne Surrel te Dajtit dhe ne fund te ketij kalvari te gjate kontrolli, familja e shuar Lala ishte pajisur nga Bashkia e Durresit te Gjushit te Edvinit edhe me lejen e shfrytezimit dhe kur ra termeti i pare ne shtator ishte Bashkia e Durresit qe qetesoi familjen e groposur Lala, se vila e tyre ishte perfekte e ndertuar sipas te gjitha ligjeve te Rilindjes dhe megjithese shkalla kishte pesuar krisje dhe plasaritje keto sipas inspektorit te Bashkise ishin nje “palo gje”, keshtu o inxhnieri i leshit te Enverit, Arben Meçaj:
FAMILJA LALA I BESOI SHTETIT DHE E PESOI
Pse nuk pyet veten me pare se te shkruash dacibao propagande me llogje teknike budalli:
QYSH KESHTU?
Zoti Z. Meçaj ju lutem pranoni nje keshille:
.
Me rastin e egzekutimit te Sokol Olldashit me ke pelqyer ne interpretim por harroje se brenda ne makine eshte gjetur dhe motra e F.M se Gerdecit qe tregon se ishte vrasje mafjoze..pra edhe pse je inxhinjer i zoti dole bllof.
.
Edhe ne rastin e termetit duhet te kursesh daljet televizive dhe keto artiku se po behesh i merzitshem si intelektuali Sazan Guri apo ky Kostreci lart
Duke qene se kam perjetuar nje termet te madh ne Greqi ne shtator 1999 ne Athine me lejoni te bej diferencen me kete termetin e 26 nendorit.
.Eshte e habiteshme se media greke dhe opozita e asaj kohe moren noten 10 per qendrimin dinjitoz …nekrahesim me median dhe opoziten shqiptare qe pabesueshmerisht filloi gjyqin Rames kur viktimat ishin akoma nen germadha.
.Per Edi Ramen mendoj se qe ne Prill 2014 duhej perzene me gelbaza nga PS (per shume aresye qe nuk eshte momenti te thuhen) por ju Ediramofagosit e “vonuar” po coni uje n e mullirin e tij kur rrjeshtoheni me hordhite Berishiste qe dukshem jane fajtore kryesore
.
Njihuni pra me termetin e Athines 1999
..
The 1999 Athens earthquake occurred on September 7 at 14:56 local time near Mount Parnitha in Greece with a moment magnitude of 6.0 .
. More than 100 buildings (including three major factories) across those areas collapsed trapping scores of victims under their rubble while dozens more were severely damaged.
With damage estimated at $3–4.2 billion, 143 people were killed, and up to 1,600 were treated for injuries in Greece’s deadliest natural disaster in almost half a century.
.
Per tu theksuar se vetem ne nderrmarjen Rikomex (Ρικομέξ) ne veri te Athines u vrane 38 vete nga gabimi i ngjashem me Durrsin &Thumanen tone qe ishte ndertuar ne toke te hedhur dhe betone qindra tonelata
*
Pse po e permend kete fakt ?
Komentshkruesi ka qene present ne kete termet dhe dy gjera me kane bere pershtypje:
E para rreth 10 dite njerzit kane fjetur jashte ose jane larguar ne perioqi ( shtepia te dyta ne fshatra)..
Ne Athine ato dite nuk kishte dallim nese ishe shqiptar apo grek por te gjithe ne lulishte ,stadium apo bregdet ishin njerez te zotit ( e mira ishte se ishte ngrohte si fillim shtatori )
.
E dyta
Edhe pse ishte termet vetem 6 balle me 143 te vdekur dhe rreth 3.5 bilion dollare deme… asnje gazetar apo opozitar nuk e hapi sqepin kunder qeverise kohes ( ishte Simitis i Pasok-ut atehere ne pushtet) por gjithekush me mundesite e tij kontribuan ne ndihma ose mendime si mund te menaxhohej me mire situata..Jo si ne Shqiperi qe Cakenjte nga Perversi Lubonja deri te Ulkonja e Viqidolit po sillen ne menyren me kanibale te mundeshme
..Ne kete pike dhe disa media apo gazetare te respektuar kane hequr lekuren e qingjit dhe jane bashkuar me lukunine e ujqerve te Berishes..Metes dhe Bashes ku ky i fundit po luan rolin e ujkut qe ka lyer kemben me miell te bardhe dhe perqafon lepurushe dhe dele qe per turpin e tyre perqafojne nje vrases dhe spiun
Replike me komentuesit e mesiperm
KUR FLASIN SHKENCETARET …
TE HESHTIN DRUVARET !
Profesoret Arben Mece, Luljeta Bozo, Niko Verdha, Bardhyl Ceku, Forcim Softa, Stavri Ristani, Kico Dhrami, Verá Kapo Bushati … jane ajka, elita e shkencave te ndertimit, cka e vertetoi edhe ky termet .
Analizat e Profesor Meces, Profesoreshe Bozos….. keto dite kane llogjiken e celikte te shkences dhe mendjen e ndritur te brezave te tere ndertuesish e zbatuesish te kesaj shkence.
Ata jo vetem bejne analizan shkencore te nivelit me te larte, por sugjerojne dhe organizimin per kapercimin sa me te shpejte te kesaj gjendje je te jashtezakoneshme per te gjithe ne shqiptaret e miqte e aleatet tane strategjike !
Ndaj kur flasin shkencetaret te heshtin druvaret e te mos pallin gomaret dru me pre!
Krenare per ju shkencetaret e ndertimit qe po na e zbardhni faqen edhe para Botes!
Zoti u bekofte vellezer e motra!
Keep going!
Mos u stepni per asnje cast!
Sot me shume se kurre kemi nevoje per mendjen tuaj te ndritur e fuqine mbitermetore te trurit tuaj gjenial !
Faleminderit vellezer e motra!
Vraponi burra e gra
Nuk ka kohe me prite… Dimri nuk pret !
Jemi ne dimer mbi e nen Tokesor !
Faleminderit shume… shume deri ne pafundesi….!
Amerikanet ne rastin e replikes tuaj kane nje shprehje :
“You messed with the wrong person”.
qe do te thote se po ngaterroheni me personin e gabuar..dhe e keni humbur “ndeshjen” e pikepamjeve..
.
Te lista e atyre profesoreve te nderuar..kur ata punonin ne Shqiperi ti luaje me Xhorxh Bushin
me topa bora ne Kine me paret e Enverit ..i njohe nga Kina e Don Luse ?
.
Keto profesore te nderuar nuk i pyeti me kush pasi mori pushtetin Kucedra juaj e Tropojes
..
Por asnje nuk ka ndaluar Mecen & Company te ngrinin zerin ne qiell kur hordhite e malsorve & katundareve te Veriut dhe Jugut ..te Valbones dhe Osumit jo vetem qe pushtuan forcerisht tokat e te tjereve por ngriten Shtepi-Varreza jashte kodit sizmik dhe duhet taksapaguesi shqiptar ti paguaje trefish.
.
Nuk kam kohe te pergjigjem me gjate por ju sugjeroj juve..Meceve dhe ketyre profesoreve te nderuar qe te rrine larg ekraneve…dhe tastierave se jeni jashte kohes..
Koha juaj ishte para termetit..tani eshte koha e punes e durimit dhe ngushellimit por dhe e mbylljes gojes se hardhucave te Shqupit dhe ndyresirave mediatike qe po bejne aheng me te vdekurit.
NJE SHEMBULL I SHKELQYER…
JO VETEM PER CDO SHQIPTAR
Profesor Arben Mece ngriti zerin kunder Sali Berishes dhe Bandes se tij Gangstereve e vrasesve te mbi 15 fishte te Shqiperise ne 15 vjet SaLikekracise.
Prof. Arbenin Mece asnjehere nuk u kthye ne ushtar partie e bythelepires Vicidoli.
Ai ishte nder te paret per te mos thene i pari nga profesoret e Inxhinjerise se Ndertimit dhe krejt Universitetit te Tiranes qysh me 8 nentor 1990 si nje nder lideret kryesore te levizjes demokratike kunder ish- diktatures komuniste.
Ai ishte nder themeluesit e pare te PD-se, deputet dhe nje nga lideret e saj…
A nuk ishte ky Profesor Drejtori i Drejtorise se Rrugeve dhe infrastruktures ne ministrine e Transportit, nje post tejet i lakmuar si nje “ Miniere Floriri ” dhe “Fabrike parash“ nga cdo politikan i korruptuar e oligark i vjeter ose i ri e parardhesit dhe pasardhesit e tij, qe diten kur ish- Ministri Lulezim Basha i paraqiti kontraten vetem ne anglisht te Autostrades se Kombit se Bechtelit famekeq pa e menduar dy here dha doreheqjen e parevokueshme .
Jo pse nuk e njihte anglishren qe e zoteronte shume me mire se Basha e Argita, se Sala e Corp. por sepse nuk donte te perzihej ne aferen me korruptive ne historine e Shqiperise qe thau financat dhe boshatisi arken e shtetit shqiptar.
Jo vetem kaq por si nje shkencetar i madh i Ndertimit dhe I Ekonomise e Financave, si nje nikoqir i shkelqyer pogradecar dhe simbol ndershmerie, ai hetoi dhe zbuloi si askush tjeter se populli fakir shqiptar dhe Shqiperia e stervjedhur nga ajo bande kriminale kishin paguar me djersen e gjakun e tyre vetem per germime dheu ne nje terren kodrinoro- malor sikur e gjithe ajo autostrade, qe kurre nuk arriti shkallen per tu quajtur e tille, te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle ne tere gjatesine e saj nga Miloti ne Morine te Kukesit?????….
Ose ose, rreth 600 milione euro te vjedhura nga kjo Mafia antishqiptare me kumbaren dhe mikun per koke te Sali Karaxhicit, Damir Fazlic e Corp.
Me gjeni edhe nje shembull te ngjashem si ate te shkencetaret te ndertimit Prof. Arben Mece ne historine gati 30 vjecare te pluralizmit politik shqiptar !!!
Ky eshte Arben Mece nje personalitet shembullor ne lemin e ndertimit dhe nje shqiptar i madh e atdhetar me integritet e moral shembullor per brezat e sotem e te ardhshem te Shqiperise!
Nje shembull i shkelqyer per tu ndjekur jo vetem nga cdo shqiptar kudo ne Bote!
Une krenohem me Prof. Arben Mecen 1999-esh.
Shpresoj dhe uroj qe edhe ti e kushdo tjeter !
Shkruar ne trenin Grand Central Terminal – Stamford te Metro North ora 2:23 te mengjezit te dates 4 dhjetor 2019
ARBEN MECAJ ME GJUHEN E FAKTEVE…
– A mund tu besohet hajnave me
cizme e nashtruesve edhe per
oren !?
– Thesaret e kombit ne sherbim te
te popullit !
– “ Nje dite pas” eshte … kurre !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Shuma 230 milione euro te vjedhura nga Lulezim Basha dhe Mafia politike e biologjike e Saleh Karaxhicit ne Autostraden e Kusarise se Kombit eshte shuma e minimizar e Bujar Leckajt te Vicidolit dhe mediat e blera prej tyre .
Shuma e vertete eshte shume me larte, te pakten dy here e gjysem me shume dhe e kalon shifren 600 milione euro, jo sipas meje, por sipas analizes shkencore profesionale te Profesor Arben Mecaj, nje nder heronjt e dhjetorit, ish- themeles i PD, ish minister.
Profesor Arben Mecaj ishte drejtor i Drejtorise se Infrastruktures dhe Rrugeve te drejtuar nga Lulezim Karabush 300 leke kilja e energjise dhe 6 x 7 = 49, pra nje analfabeti informal e formal.
Eshte i pari zyrtar i larte shqiptar qe nuk nguroi asnje cast te jepte doreheqjen perballe mastrafit dhe megavjedhjes lemeritese te qeverise se Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninit qe shterroí financat shqiptare, qe filloi me nje kontrate bakalli vetem ne anglisht nga Bechtelli i sterkorruptuar!
Nje shembull per tu ndjekur !
Kini durimin dhe qetesine te lexoni analizen e shkelqyer te ketij shqiptari te madh e shkenctari te shkelqyer botuar ne gazeten “ DITA “:
http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/
Ka edhe nje te dhene tjeter edhe me tronditese nga ky inxhinjer i talentuar per negamashtrimet e falsifikimet e bera nga Saleh Kadafi e Lulezim Bashici me kete Autostrade qe me te drejte quhet AUTOSTRADA E KUSARISE SE KOMBIT:
Ne bilancet e paguara nga taksat, nga mundi dhe djersa e grabitur shqiptareve del se vetem per germime dheu dhe shkembi eshte paguar nje shume sikur ajo te ishte 9 metra e thelle e 21 metra e gjene ne te gjithe gjatesine e saj, pa qene ne asnje moment autostrade qofte edhe e kategorise se trete sipas standarteve bashkekohore as sot pasi jane harxhuar edhe dhjetra ndofta edhe qindra milione dollare te tjere .
A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove vetem nga Autostrada e Kusarise se …. , me pak se gjysma e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti mbi 17 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !
A mund te mos kujtosh portretin moral qe Jozefina Topallit ka bere me nje fjali per ate kodosh e zagar te Saleh Xhenxhikhanit “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet per oren“ !?
A mund te votojne shqiptaret per kete hajn me cizme e mashtrues rrugesh e bosit te tij Toptanit te Viicidolit qe mashtron diten per Diell e kercenon me cunam te 64 000 diten per protestues kur nuk ishin as 6.4 mije ne “oqeanin” e cmendurise se tyre nga cunami i vertete i SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, i Vetingut dhe Drejtesise qe po lind ne Shqiperi !? Qeveria e Edi Rames dhe drejtesia qe po lind dhe me konkretisht SPAK-u dhe BKH, duhet te shfrytezoje aftesite shkencore dhe ligjore te Arben Mecajt, ketij thesari te shkencave te ndertimit per te hetuar dhe zbuluar korrupsionin dhe vjedhjen masive te zyrtareve qeveritare dhe kompanive te ndertimit ne rruget e ndertuara ne Shqiperi nga viti 1994 e deri sot.
Arben Mecaj eshte eksperti me i zot dhe me indershem ne kete fushe qe ka gllaberuar miliarda euro ne keto 25 vjeteve fundit sipas antiparimit idiotesk mbareshqiptar “ rruget sjellin zhvillim” dhe jo praktikes se sprovuar amerikano- boterore “ zhvillimi sjell dhe hap rruget”! I
Do te ishte ne nderin e kesaj qeverie dhe ne dobi te mbare shqiptareve qe shkencetar me moral te larte si Arben Mecaj te drejtonin nje Komision, Komitet apo Bord te Posacem per te gjitha projektet dhe tenderat ne fushen e ndertimit me demokratin e sprovuar dhe atdhetarin e deshmuar Arben Mecaj ne krye.
Ai i ka kaluar me sukses provat e zjarrit jo vetem si shkencetar por edhe si shtetar i pakorruptueshem. Vetem me hetimin e mastrafit te Autostrades se Kusarise se Kombit dhe konkluzionet shkencore lidhur me termetin e fundit dhe parandalimin e spekullimeve dhe mashtrimeve me pasojat e termeteve te fundit, Arben Mecaj, i kursen shtetit e popullit shqiptar miliona Euro nga hienat e pangime me gjak e djerse te shqiptareve.
Jo vetem kaq.
Arben Mecaj paralajmeron marrjen e masave parandaluese per deme e pasoja shume e shume me te renda nga termetet apo fatkeqesi te tjera natyrore te paparashikueshem por te pritsheshme !
Per shkencetare te tille me moral te larte ne fushat e veta ka sot me shume nevoje se kurre Shqiperia dhe cdo qeverisje me tru ne koke !
Jo per militante qe dine vetem te duartrokasin e lepijne prapanicat e sundimtareve te ardhshem !
Asete te tilla jane nje thesar per cdo popull e shtet serioz demokratik ne Bote!
Asnje vend ne Bote, aq me teper nje shtet i vogel si Shqiperia, nuk duhet ti harroje por ti perdore si te tille.
Sot!
“Nje dite me vone” eshte teper vone … eshte kurre !
From: Alban Dega
Date: September 27, 2019 at 1:19:44 PM EDT
Beni me gjithe se te kam timin ,dhe te njoh prej vitesh ,mundohu te rish larg daljeve ne media ,por mbi te gjitha ,po mbron dashje ose pa dashje ,mafjen ,banditet brutale te ketij tranzicioni post komunist , per gjemat e tyre e ky termet i nxori lakuriq ,dhe ska as edhe nje diskutim ..Ti them keto Beni ,se keta bandite politikane ,as edhe nje here nuk ju pyeten ju ,per problemet te ndryshme akute e deri tek shkaterimi i natyres ,e kam fjalen per bregdetin , e deri pa kritere qytet i betonizuan .Ta them kete Beni , nuk ja u kane fershellyer as edhe nje here juve si specialiste ,bashke me specialiste te tjere te nderuar ,e sot ulen me ju ne tavoline ,dhe i “qajne ” me ju hallet e popullit te pa fajshem , besoj se ke haruar e ke provuar vete me BASHEN , kur e kishje Minister te ndertimit dhe ti ishje Drejtor ,dhe te privoi komplet te aneksoi me brutalitet kopetencat e tua ,e them kete se ishit dhe ini ing ,kurse Basha jurist ,e kjo quhet ose perkthehet ,se Basha te aneksoi per te vjele vete benefditet ,te ardhura nga korrupsioni ,nga ankesat e privatit ,per firmat e ndertimit ,mbi deri tek cenimi i prones privatit ,ndaj mafjes e tj e tj .Nuk ishte halli i detyres per LUL Bashen si minister , por e bente vetem e vetem , per te mbledhur para nga viktimat e radhes . E di Beni , qe ju i dini me mire se une keto , po e mbyll Beni duke te thene ,leri hyrjet e daljet neper intervjura ,se te gjithe derrat nje turi kane ,jane te gjithe si Basha , qe ti e provove vete personalisht .Ti permend derrat qe kane nje turi njelloj ,e konkretisht Rama sot del dhe i ve ne ngarkim keto mure te rrenuara Firmave te investojne me parate e tyre sot ,e te bejne keto riparime ,por desha te thoja o Beni ,ligjerisht ka te drejte ,kurse moralisht nuk ka ne as edhe ne nje menyre te drejte ,se ka kercitur 20 % ,si ne haradoz ,,dhe ku do dilte fitimi ??. Dhe sot kete 20 % e pesuan dhe ra mbi viktimat e mjere , fukarenjte dhe mos harojme , ne kokplaret duhet me taksat tona te paguajme ne shekuj per fajet e te tjereve . Tamam si me pronat ,tamam si edhe tek unaza e re tek Astiri .Ku nje pale i le te xane troje e pala tjeter ,pa pike turpi ben legalizimet dhe ne pagojme e pagojme pa mbarim . Por ujqerit mbas termetit per hipokrizi , sot kane veshur lekuren e qengjit .
Dua te them ,me beri pershtypje ne Durres , ishja edhe vete ne turme ,ku nje grua fatkeqe e pa perkrahur (popull ) e mjere ,i tha Rames per Vangjush Dakon , duke i thene me iken komplet kursimet e jetes e dua te tregoje per bemat e Dakos . U shokova kerceu perpjete Rama ,ne sy te turmes ,duke e perzene ik ,ik nga ketu nga turma me ze te forte e shume te larte e me nerva . U be bishe . Pati fat qe eshte ketu kryeminister ,se po ta bente nje kryemister kete gjest ne nje shtet demokratik perendimor ,duhet ne sekonte te hapte krahun ..Fatkeqesia e ketyre banditeve qe na dirizhojne eshte se kujtojne se keta jane te zgjuar dhe populli eshte dele qorre .Por e kane gabim Vangjush Dako bashke me Drejtorin e Urbanistikes i kane me ze dhe me figure bemat e tyre te jashte ligjeshme ,shume te tjeshta teknikisht ,per ti pare e kapur ne gabim dhe ne shkelje te ligjeve ,si ne mall te babes e per to , u derdh vai nlakna dhe u be deti Adriatik kos , per keta budallenj .Bile jane te nje niveli me se ordiner ,dhe poshte nivelit te thjeshte popull .Por nuk ka shanc njeri ta ndihmoje ,si dikur . Ky eshte Zoti…Dhe ketu besoj me kupton Beni ,se ujkun ,edhe kur e mer urija nuk e ha kure kelyshin e vet .Prandaj ???
Te uroj gjithe te mirat o Ben Mece .Do vij te takoj . .
ARBEN MECAJ- ME GJUHEN E FAKTEVE
– A mund tu besohet hajnave me
cizme e nashtruesve edhe per
oren !?
– Thesaret e kombit ne sherbim te
te popullit !
– “ Nje dite pas” eshte … kurre !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Shuma 230 milione euro te vjedhura nga Lulezim Basha dhe Mafia politike e biologjike e Saleh Karaxhicit ne Autostraden e Kusarise se Kombit eshte shuma e minimizar e Bujar Leckajt te Vicidolit dhe mediat e blera prej tyre .
Shuma e vertete eshte shume me larte, te pakten dy here e gjysem me shume dhe e kalon shifren 600 milione euro, jo sipas meje, por sipas analizes shkencore profesionale te Profesor Arben Mecaj, nje nder heronjt e dhjetorit, ish- themeles i PD, ish minister.
Profesor Arben Mecaj ishte drejtor i Drejtorise se Infrastruktures dhe Rrugeve te drejtuar nga Lulezim Karabush 300 leke kilja e energjise dhe 6 x 7 = 49, pra nje analfabeti informal e formal.
Eshte i pari zyrtar i larte shqiptar qe nuk nguroi asnje cast te jepte doreheqjen perballe mastrafit dhe megavjedhjes lemeritese te qeverise se Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninit qe shterroí financat shqiptare, qe filloi me nje kontrate bakalli vetem ne anglisht nga Bechtelli i sterkorruptuar!
Nje shembull per tu ndjekur !
Kini durimin dhe qetesine te lexoni analizen e shkelqyer te ketij shqiptari te madh e shkenctari te shkelqyer botuar ne gazeten “ DITA “:
http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/
Ka edhe nje te dhene tjeter edhe me tronditese nga ky inxhinjer i talentuar per negamashtrimet e falsifikimet e bera nga Saleh Kadafi e Lulezim Bashici me kete Autostrade qe me te drejte quhet AUTOSTRADA E KUSARISE SE KOMBIT:
Ne bilancet e paguara nga taksat, nga mundi dhe djersa e grabitur shqiptareve del se vetem per germime dheu dhe shkembi eshte paguar nje shume sikur ajo te ishte 9 metra e thelle e 21 metra e gjene ne te gjithe gjatesine e saj, pa qene ne asnje moment autostrade qofte edhe e kategorise se trete sipas standarteve bashkekohore as sot pasi jane harxhuar edhe dhjetra ndofta edhe qindra milione dollare te tjere .
A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove vetem nga Autostrada e Kusarise se …. , me pak se gjysma e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti mbi 17 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !
A mund te mos kujtosh portretin moral qe Jozefina Topallit ka bere me nje fjali per ate kodosh e zagar te Saleh Xhenxhikhanit “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet per oren“ !?
A mund te votojne shqiptaret per kete hajn me cizme e mashtrues rrugesh e bosit te tij Toptanit te Viicidolit qe mashtron diten per Diell e kercenon me cunam te 64 000 protestuesve diten kur nuk ishin as 6.4 mije ne “oqeanin” e cmendurise se tyre nga cunami i vertete i SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, i Vetingut dhe Drejtesise qe po lind ne Shqiperi !?
Qeveria e Edi Rames dhe drejtesia qe po lind dhe me konkretisht SPAK-u dhe BKH, duhet te shfrytezoje aftesite shkencore dhe ligjore te Arben Mecajt, ketij thesari te shkencave te ndertimit per te hetuar dhe zbuluar korrupsionin dhe vjedhjen masive te zyrtareve qeveritare dhe kompanive te ndertimit ne rruget e ndertuara ne Shqiperi nga viti 1994 e deri sot.
Arben Mecaj eshte eksperti me i zot dhe me indershem ne kete fushe qe ka gllaberuar miliarda euro ne keto 25 vjeteve fundit sipas antiparimit idiotesk mbareshqiptar “ rruget sjellin zhvillim” dhe jo praktikes se sprovuar amerikano- boterore “ zhvillimi sjell dhe hap rruget”! I
Do te ishte ne nderin e kesaj qeverie dhe ne dobi te mbare shqiptareve qe shkencetar me moral te larte si Arben Mecaj te drejtonin nje Komision, Komitet apo Bord te Posacem per te gjitha projektet dhe tenderat ne fushen e ndertimit me demokratin e sprovuar dhe atdhetarin e deshmuar Arben Mecaj ne krye.
Ai i ka kaluar me sukses provat e zjarrit jo vetem si shkencetar por edhe si shtetar i pakorruptueshem. Vetem me hetimin e mastrafit te Autostrades se Kusarise se Kombit dhe konkluzionet shkencore lidhur me termetin e fundit dhe parandalimin e spekullimeve dhe mashtrimeve me pasojat e termeteve te fundit, Arben Mecaj, i kursen shtetit e popullit shqiptar miliona Euro nga hienat e pangime me gjak e djerse te shqiptareve.
Jo vetem kaq.
Arben Mecaj paralajmeron marrjen e masave parandaluese per deme e pasoja shume e shume me te renda nga termetet apo fatkeqesi te tjera natyrore te paparashikueshem por te pritsheshme !
Per shkencetare te tille me moral te larte ne fushat e veta ka sot me shume nevoje se kurre Shqiperia dhe cdo qeverisje me tru ne koke !
Jo per militante qe dine vetem te duartrokasin e lepijne prapanicat e sundimtareve te ardhshem !
Asete te tilla jane nje thesar per cdo popull e shtet serioz demokratik ne Bote!
Asnje vend ne Bote, aq me teper nje shtet i vogel si Shqiperia, nuk duhet ti harroje por ti perdore si te tille.
Sot!
“Nje dite me vone” eshte teper vone … eshte kurre !
From: Alban Dega
Date: September 27, 2019 at 1:19:44 PM EDT
Zoti Hamdi ( alias Alban)
Leri keto Mecet dhe Bozot qe edhe pse njerez me shume dinjitet dhe reputacjon ishin te pafuqishem me hordhite Biberishiste pas 1992 qe ja kane kaluar dhe hordhive turke te shekullit 15-te
.
Do mbahen mend ne shekuj super-tragjedite e pas viteve 1991-1992 ku me shkaterrimtaret ishin kriza e fajdeve ne 1997 nga Sali Satanai qe tha
PARATE E SHQIPTAREVE NE FIRMA RENTIERE QE JANE DALLANDYSHET E KAPITALIZMIT JANE ME TE PASTRAT NE BOTE.
.Dhe 26 nendori do mbahet mend ne mijevjecare qe erdhi si pasoje e shkaterimit te shtetit nga Biberishimi qe arriti te beheshin dhe mijra shtepi ne Keneta dhe pa zbatim te kodit sizmik
.
CFARE ESHTE BIBERISHIZMI QE LINDI PIKERISHT SI SOT NE 4 DHJETOR 1991 KUR U PRISH QEVERIA E STABILITETIT PER TE ARDHUR NE FUQI SERREQT DHE KALAKULAT
.
JA CFARE THOTE ALBAN DEGA PER SALI BERISHEN E AMERIKES
..
Askush si Dita nuk e ka bere analizen me fakte te Biberishizmi! Askush! Mos i hij ne hise!
Ka edhe shume e shume me teper por cdo hap ne kohen e duhur!
E sa per dijeni te kexuesit jam nga te rralle ose i vetmi gazetare Shqiptare qe jam sulmuar me rrena, mashtrime, shpifjet, pa asnje te vertete nga badhkefshatari im Elez Biberi ne nje shkarra liber me titull ” The Rocky Way of Albanian Democracy” ( Rruga e thepisur e demokracise Shqiptare ) ku shkon deri aty sa te me quan edhe pjestar i nomenklatures komuniste dhe edhe zedhenes te PS-se pa qene asnje minute as anetar i saj!
Jo vetem kaq po me nje ligesi tipike ala serbe me paraqet si nje antiamerikan mua qe ne birin 1986 bitova tek ” Zeri i Rinise” se Remzi Lanit koment in “Nje mik i madh i nje populli te vogel Woodrow Vilson, u pushova per disa minuta nga puna si Editor per Kosoven ATSH sepse per here te pare nxora ne shtypin e asaj kohe emrin e Elez Byberit ne nje koment te tij per Kosoven dhe politbyroistet Manush Myftiu dhe Rita Marko dhane alarmin per tradhetine time ne 87-en.., autor i reportazhit bombe ” Dy muaj ne Amerike” shkruar me 20- 25 nentor 1990 e botuar ne te minuta radhazi ne gazeten “Bashkimi” me 13, 14 e 15 dhjetor 1990 pasi sic ne shpjegoi ish- kryeredaktori i talentuar i saj Qemal Sakajeva ishte detyruar ta hiqte tri here nga faqja kryecensura e KQ te PPSH-se. Te njejten shkrim e kisha derguar edhe tek Zeri i Popullit, por nuk u botuar kurre!
Ishja une antiamerikani i Elez Biberit, qe per muaj me radhe mbajta gjalle rubriken ” Tri mesime te demokracise amerikane” tek gazeta Bashkimi e Sakajeves dhe Mehmet Elezit!
Diten e rrezimit te monumentit te Qoftelargut me 20 shkurt 1991 per pak sa nuk me ra ne koke koka e tij… Kam me qindra fotografi te asaj dite historike…
E Elez Byberi si badhkefshatar me lidhje teper te ngushta e vellazerore midis familjeve tona beri edhe nje dhurate tjeter te paharruar…
Gjate nje vizite ne ATSH bashke me zevendes apo drejtorin e Zerit te Amerikes per Evropen Lindore, isha zhytur ne nje koment per ngjarjet ne Kosove. I shoh qe futen ne zyre dhe ngriten u jap doren sipas zakonit dhe mikpritjes shqiptare. Pas nje tungjatjeta te thate me drejton pyetjen me cinike te jetes sime
A akoma je ketu !?
– Pse ku me e dije se punoje ne Komitetin Qendror!? ia kthej. … Ne kete fabrike lajmesh me tri turne jam!
U skuq edhe me fytyra e tij kuqalashe nga natyra!
U skuq dhe nuk vonoi e ma skuqi edhe me shpejt se e mendova!
Dy dite mbrapa drejtori i ATSH-se magazinieri i peshkut dhe bythelepiresi me I peshtire fillimisht i Dritero Agolli, drite paste, dhe i Sali Berishes, Ilir Zhilla, me therret ne zyre.
Brenda ishin daja i tij Uran Butka dhe naziskini Petrit Kalakula. I pershendes dhe pa u ulur fare ne tavoline talenti i bythelepirjes se Berishes qe u be drejtor i ATSH-se me nje shkarra shkrim per te ” Njeri apo Shqiponje” !!!! me jep sihariqin e flakjes nga puna mua kryeredaktori per Kosoven me 7 gjuhe te huaja…
Kur i kerkoi aresyen dhe vendimin zyrtar per ate gjueti shtrigash biberishiste me thote oer aresye reforme dhe vendimin do ta marrish tek kuadri.
– Shume faleminderit qe me hoqet edhe orange ne fundit me kete regjim , dhe largohem pa u hedhur as syte dy deputeteve me fashiste te Berishes dhe bythelepiresit te tyre Ilir Zhilla…
Ishte hera e dyte qe bashkefshatari im Elez Byberi me pushonte nga puna! Per nje intelektual e ne punes shteti ai ishte barai me denimin me vdekje!
.
Gezuar zoti Hamdi
28 vjetorin e ardhjes se Biberishizmit ne Shqiperi
ne 4 dhjetor 1991
qe midis dhurateve te tjera makabre
jane dhe pasojat e termetit te 26 nendorit 2019
TI JE NJE IDIOT FORMAL
Qe i bie kavallit ne nje vrime!
Papagall!