Viktor Malaj
Në politikën shqiptare, ashtu si në mjaft vende të tjera, fatkeqësisht ekzistojnë shumë paqartësi, shtrembërime, mashtrime, trillime dhe keqinterpretime të cilat lidhen me mendimet, sjelljet dhe veprimet e protagonistëve politikë të vendit. Mirëpo, midis shumë spekulimeve dhe paqartësive disa janë thelbësore dhe kërkohet sqarimi i tyre prej vetë protagonistëve, autorëve dhe spekulatorëve. Po i rreshtoj më poshtë disa prej tyre:
Djegia e mandateve dhe braktisja e Parlamentit, si dhe e zgjedhjeve vendore nga opozita shqiptare i janë shitur popullit shqiptar si rruga e vetme e opozitës në rrethanat dhe kushtet e krijuara nga “diktatura, junta, banda në pushtet…”. Megjithëse kjo “diktaturë” nuk ka burgosur, rrahur dhe as vrarë asnjë kundërshtar politik, siç kanë bërë ata që ishin dikur në pushtet dhe sot hiqen si “të frikësuar” prej “diktaturës”, artificet politike të opozitës për t’i paraqitur ato si shkaqe që justifikojnë mjetet e përdorura përgjatë këtij viti “për ardhjen më të shpejtë në pushtet” (sipas kancelarive perëndimore) deri diku mund të “mirëkuptohen”.
Presidenti i vendit, dhe bashkëshorti i bashkëkryetares së opozitës politike, z. Ilir Meta disa herë e ka përsëritur se qëndrimet e sipërpërmendura të opozitës “janë tërësisht të gabuara dhe të papranueshme”. Tani z. President i Republikës pohon në mënyrë të përsëritur se për veprimet e gabuara të opozitës është përgjegjëse shumica në pushtet dhe, gjithashtu, pushteti aktual është përgjegjës pse shumë deputetë apo deputetë të listuar të opozitës e kanë refuzuar mandatin dhe, për rrjedhojë, Parlamenti nuk i ka 140 deputetë. Në këtë mënyrë, duke iu bashkuar opozitës politike, Presidenti pretendon se ky Parlament është ilegjitim. Ndërkohë, SHBA dhe BE e kanë shprehur qartë se e njohin legjitimitetin e tij dhe se braktisja e Parlamentit dhe e zgjedhjeve nga një pjesë e spektrit politik shqiptar nuk i bën ato ilegjitime.
Në këtë pështjellim kundërshtishë, Presidenti i vendit ua ka borxh shqiptarëve t’iu sqarojë dy gjëra thelbësore: Pse për veprimet e gabuara dhe të papranueshme të X-t duhet të mbajë përgjegjësi Y-i? Pse Presidenti i vendit, “studenti i Djetorit 1990” që kërkonte “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” tani, jo vetëm ka mendime, gjykime dhe pretendime diametralisht të kundërta me BE-në (dhe SHBA-në), por i ka shpallur përfaqsuesit e tyre diplomatikë si “vagabondë, karagjozë, të korruptuar” etj. ?
***
Kryetari i Qeverisë z. Edi Rama duhet t’iu sqarojë shqiptarëve nëse z. Ilir Meta “është Presidenti më i mirë i zgjedhur… të cilin do ta votoja përsëri”, siç qe shprehur para një viti, apo është “Salvador Haxhi Qameta” i cili duhet shkarkuar sa më parë? Nëse qëndron vlerësimi i parë, Kryeministri dhe shumica qeverisëse duhet të heshtin. Nëse qëndron etiketimi i dytë iu duhet kërkuar falje shqiptarëve për zgjedhjen e gabuar. Të dyja vlerësimet dhe qëndrimet nuk mund të rrinë në këmbë.
***
Presidenti i vendit, z. Ilir Meta ka mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta ndaj Komisionit të Venecias, që njihet si trupa më e rëndësishme këshillimore e Këshillit të Evropës për çështje konstitucionale dhe të ligjshmërisë. Jo vetëm kaq, por edhe i ka fyer të gjithë ata që sugjerojnë marrjen e mendimit të këtij institucioni, kur bëhej fjalë për çështje që vinin në dyshim drejtësinë e vendimeve të tij. Kështu, ndërsa e lavdëron për “ndihmën jetike” që ky komision ka dhënë në formulimin e Kushtetutës aktuale shqiptare, e nënvlerëson, përçmon dhe e tall kur mendimet e këtij institucioni ia lëkundin pretendimet për drejtësi dhe kushtetutshmëri të vetë vendimeve presidenciale. Para se të publikohej raporti paraprak i Komisionit të Venecias (këtej e tutje K.V.), pati deklaruar se do jepte dorëheqjen nëse K.V. do shprehej se ai kishte gabuar me dekretin presidencial për anulimin e zgjedhjeve vendore, por kur K.V. publikoi raportin paraprak rreth dekretit presidencial për anulimin e zgjedhjeve vendore, z. Meta tha: “Nuk kam asnjë lloj emocioni për ndonjë vendim të Venecias… Unë nuk pres nga Venecia dhe askush tjetër që të konfirmojë drejtësinë e vendimit tim. Unë kam Kushtetutën e RSH që e njoh më mirë se kushdo tjetër… Pse, çfarë vlere ka Venecia? Pse do të vlerësoja më shumë Venecian sesa Eni Vasilin për shembull? Unë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se Venecia”. Pas një kohe shumë të shkurtër, kur mbërritën konkluzionet përfundimtare të K.V, në përpjekje për të keqinterpretuar fraza të veçanta të tij, z. Meta u shpreh se “Nuk ekziston asnjë shkelje e Kushtetutës, jo vetëm në parimet dhe në thelbin e saj por as në afatet kushtetuese dhe këtë e ka bërë shumë të qartë edhe Komisioni i Venecias kur bën dallimin e një statusi të ndryshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe atyre vendore…”. Tani që ambasadat e SHBA-së dhe Francës rekomanduan marrjen e mendimit të K.V. për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, z. Meta i shpalli karagjozë dhe “grup i strukturuar diplomatik”, një analogji kjo për grupet e strukturuara kriminale.
Në këto kushte, z. Meta duhet të sqarojë opinionin për dy gjëra: A ka vlera dhe a duhet vlerësuar nga ne shqiptarët mendimi i K.V. lidhur me çështjet kushtetuese dhe të legjislacionit, për krahasimin e veprimeve dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Shqipërisë me Kushtetetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë? A është e mundur që përfaqësitë diplomatike të vendeve perëndimore (SHBA, BE, OSBE etj.) në Shqipëri të përbëjnë “një grup të strukturuar diplomatik” – e thënë në këtë formë që ne të nënkuptojmë grupin e strukturar kriminal – dhe shtetet e tyre të mos dinë apo me dashje t’i lejojnë dhe ne shqiptarët të vazhdojmë “qorrazi” t’i ndjekim këto shtete?
***
Në ligjin për arsimin e lartë Qeveria shqiptare ka përfshirë edhe financimin nga buxheti i shtetit të universiteteve private në një kohë që gjendja materiale, didaktike dhe cilësia e mësimdhënies së universiteteve shtetërore, si dhe kushtet e jetesës së studentëve të tyre janë larg standardeve evropiane dhe nevojave të vendit. Qeveria duhet të sqarojë përse paratë e parashikuara për bosët tregëtarë dhe batakçinj të universiteteve private nuk i përdor për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë shtetëror, arsim i cili nuk duhet të ndjekë qëllime komerciale por vetëm edukuese, shkencore dhe kombëtare. Vetëm kur Qeveria ta ketë ngritur këtë sistem shtetëror arsimor në nivel evropian mund të kontribuojë në zhvillimin e arsimit privat. Si shumë të tjerë edhe unë dyshoj se Qeveria e ka të vështirë shpjegimin e këtij qëndrimi. Sofizmat nuk janë argumente, prandaj të mos mundohet t’i përdorë se nuk do t’i hyjnë në punë.
***
Ilir Meta, nga njëra anë pretendon se Kushtetuta jonë është bërë leckë, është zhbërë brenda natës nga marrëveshja e 2008 midis partive politike dhe është kthyer në një rregullore me data dhe afate që nuk respektohen. Nga ana tjetër, pohon se po kjo Kushtetutë “ende gëzon respektin, nderimin dhe nostalgjinë e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, se vetë ai do të qëndrojë si kryegarant i Kushtetutës dhe do iu kundërvihet me të gjitha forcat atyre që, sipas tij, po e shkelin dhe që, pa drojë se gabon, i quan “antikombëtarë dhe armiq të saj dhe të Republikës së gjithë shqiptarëve”. Madje, ai premton se do të inicojë edhe referendum për mbrojtjen e Kushtetutës dhe do t’i drejtohet popullit sepse “Unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do të flas me ta… E dinë mirë ata se kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit…”.
Këtu nuk na thuhet qartë nëse z. Meta konsideron Kushtetutë “pe vërteti” vetëm atë të 1998 apo edhe aktualen me ndryshimet që ka pësuar në 2008 dhe 2016. Të dënuarit me vramendje pyesin: përse do i drejtohet z. Meta popullit nëse “të gjithë qytetarët shqiptarë e nderojnë dhe respektojnë “Kushtetutën aktuale? Do iu drejtohet atyre për ta ndryshuar Kushtetutën “e zhbërë”, apo për ta mbrojtur ashtu siç është, domethënë “të zhbërë”? Përse flet z. Meta për “popull” kur ai vetë nuk është zgjedhur nga populli por nga Parlamenti, aq më tepër kur shumica e opozitës aktuale (dhe “populli” i saj), kanë qenë kundër Kushtetutës së vitit 1998? Kur flet për marrëveshjen e 2008 përse nuk i përmend të dyja palët, por vetëm njërën në “zhbërjen” e Kushtetutës?
Qytetarët e thjeshtë kanë të drejtë të dyshojnë dhe të pyesin: Për Presidentin tonë, janë “përpjekje shkatërrimtare dhe antikombëtare” vetëm ato që synojnë kundërshtimin dhe shkeljen e vendimeve të tij, kushtetuese ose jo, apo edhe shkeljet e autoriteteve të tjera ndaj Kushtetutës? Pse Presidenti i sotëm nuk u ngrit në mbrojtje të Kushtetutës në vitin 2009 kur u falsifikuan zgjedhjet e përgjithshme politike (u dhunua vullneti popullor dhe liria e drejtësia në zgjedhje) apo kur u miratua Marrëveshja Antishqiptare dhe Antikushtetuese e Detit me Greqinë?! A përbëjnë shkelje të Kushtetutës deklaratat e Presidentit që e quan Qeverinë “bandë” dhe bën thirrje të rrëmbehen armët si opsionin më të pranueshëm midis tre opsioneve që iu kanë mbetur shqiptarëve në rrethanat aktuale, në një kohë që Kushtetuta e përcakton atë si “simbol i unitetit kombëtar”? Të gjitha këto gjëra kërkojnë sqarime dhe saktësime presidenciale.
***
Në media dhe nëpër podiume të tjera zhurmëmëdha shpallet me bujë “lufta titanike” e opozitës shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë që ne e dimë se shumica e kësaj opozite ka kundërshtuar Projekt-Kushtetutën e vitit 1998 dhe, po ashtu, kjo opozitë ka bërë shumë përpjekje për vonimin, shtrembërimin dhe pengimin e Reformës në Drejtësi, të konfirmuara këto nga autoritetet ndërkombëtare, udhëheqëse të procesin të reformëbërjes, dhe e votoi atë vetëm pas mesazheve “ledhatuese” që të huajt iu dërguan në celularët e tyre. Po kjo opozitë, duke përfshirë edhe Presidentin e vendit, e shpall herë pas here reformën si totalisht të dështuar dhe të kapur. Ajo që është edhe më rënduese, opozita aktuale është ideuesja, arkitektja dhe realizuesja e sistemit plotësisht të kalbur dhe kriminal të drejtësisë shqiptare, gjendja e të cilit imponoi shumicën e sotme politike dhe ndërkombëtarët të projektojnë dhe realizojnë Reformën në Drejtësi. Këtu lindin pyetje që e përthellojnë pamjen e gjendjes së ndotur: A ka të drejtë morale, politike dhe historike opozita aktuale dhe a iu duhet besuar pretendimeve të saj të sotme për dështim të Reformës në Drejtësi kur morali, cilësia dhe kriteret e vlerësimit të saj janë ato me të cilat këta zotërinj patën ndërtuar sistemin e vjetër kriminal të drejtësisë? A mund të jenë avokatë të drejtësisë së re dhe ekspertë të saj të pandehurit e drejtësisë së vjetër, aq më tepër kur prej tyre nuk është shprehur deri më sot asnjë brerje ndërgjegjeje për fajet e kryera dhe dëmet e shkaktuara në të shkuarën e afërt?
***
Nga opozita aktuale por, së fundi edhe nga Presidenti i vendit z. Ilir Meta është përdorur shpesh shprehja: “I bëjmë thirrje popullit të marrë në dorë fatet e veta!”. Sqarimi i kësaj shprehjeje është i nevojshëm pasi mbart konfuzion, anarkizëm dhe spekulim prej sharlatanësh. Nëse me “marrje në dorë të fateve të veta” nënkuptohet një revoltë dhe kryengritje haxhiqamiliste, autorët duhet të llogarisin Kushtetutën dhe ligjet. Ndërkaq nuk duhet harruar se “fatet” e të gjithë shqiptarëve as janë dhe as mund të jenë të njëjtë. Ky tridhjetëvjetësh na provoi se fatet e Ulajve, Gecajve etj. nuk përputhen askund me fatet e 90% të shqiptarëve, se “fatet” e Berishajve, Metajve, Ramajve, Bashajve etj. janë shumë larg atyre të shumicës së shqiptarëve. Nëqoftëse autorët e thirrjeve “për marrjen e fateve në dorë” kanë parasysh manipulimin dhe keqpërdorimin e popullit për synimet e tyre për pushtet duke nënkuptuar se “fatet” e popullit zgjidhen duke i risjellë apo mbajtur ata në pushtet me mjete antikushtetuese, e kanë gabim dhe e kanë kot. Tashmë, shumica dërmuese e shqiptarëve i njeh të gjithë protagonistët politikë të vendit dhe njerëzit me mend e kanë të qartë se, siç po thonë anembanë Shqipërisë, “nuk ia vlen as të dalësh tek dera për ta”.
Autorët e këtyre thirrjeve që, në shumicën e rasteve janë edhe autorë të thirrjeve për rrëmbim armësh apo revolucion, duhet të fillojnë të mendojnë mirë se mund të vijë dita që shqiptarët t’i lajnë mirë hesapet me ta. Kupën e kanë mbushur dhe popullit nuk i dhimbsen aspak që t’i fshijë krejt si “elitë”. Ka ndodhur edhe herë të tjera që synimet dhe përpjekjet për të sjellë kaos e destabilitet nën pretekstin e mbrojtjes së drejtësisë apo Kushtetutës nga varrmihësit e tyre kanë sjellë varrmihjen e vetë autorëve të dëshpëruar të këtyre thirrjeve.
***
Zoti Ilir Meta si ” kryegarant i Kushtetutës ” nevoitet të sqarojë edhe gjëra të tilla shumë të rëndësishme si: Në cilin nen të Kushtetutës është parashikuar ” e drejta ” e Presidentit të përcaktojë nëse një parlament është legjitim apo ilegjitim dhe, veçanërisht, kur procesi zgjedhor prej të cilit ai ka dalë është çertifikuar nga KQZ-ja dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët e konsiderojnë legjitim edhe sot ? Nëse Presidenti i vendit pretendon se i anulloi votimet e 30 qershorit 2019 sepse kishte informacion se nja 20 mercenarë kosovarë, si në kohën e Xhafer Devës dhe të Sali Berishës, do të sulmonin Parlamentin, a mendon Presidenti se thirrja dhe udhëheqja e turmave prej tij drejt Parlamentit në një rast eventual të diskutimit të ndryshimeve kushtetuese, e cënon sigurinë kombëtare? A mendon dhe a dyshon Presidenti se duke iu prirë turmave për të sulmuar dhe dhunuar Parlamentin shkel ligjet e Republikës dhe mund të përfundojë si Salvador Alende, por pa lavdinë e këtij të fundit?

Jooo shoku Viktor jooo! 1000 here jo! Nuk mund te lehosh qe lexuesit rilindiote te Dites te jene mes dilemes se kur ka gabuar Rama me Meten. Rama nuk gabon kurre. Kishte te drejte kur tha eshte presidenti me i mire. Kishte perseri te drejte kur i tha Haxhi Qamil. Sepse rilindiotet nuk mendojne me trurin e tyre. Per ta mendon liferi suprem. Nuk bindesh? Do te bindin ata vete me komentet e tyre. Si delet e Oruellit Viktor. 4 kembe mire, 2 kembe keq! Pyet Ethemin , Fterin dhe Korcarin nese te genjej.
Beteja artificjale Rama-Meta eshte e bere ne bodrume ambasadash te pakten qe nga viti 2009 dhe vazhdon akoma
.
Kjo beteje ka qellim te zihen deri ne vdekje dy te ” MAJTE’ per te ardhur ne pushtet e djathta kriminale 2B.
.
Nese analizojme 21 janarin 2011 …ai ndodhi per shkak te videos Meta-Prifti qe Salisuma e hodhi ne treg sapo dogji fletet e votimeve te vjedhura ku dhe Ilir Meta si MI AMBASADASH kishte rol “king maker”
.
Kush e mban mend 1 prillin 2011…kur Meta pasi u takua me Mbretin Arvizu shkoi te Berisha dhe u ndane me duar ne qafe dhe shkoi per ngjala me Ramen
Sot shtrohet vetem nje pyetje per Saliserbin
Ku e gjen kete force ky monster ??.
Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.
Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME TA SHKULE NGA VENDI
1-PRESIDENTI
2-K/PROKURORI
3-KRYETARI SHIKUT
4-KLD
5-KLSH
6-70% E ADMISTRATES
7-VOA E ELEZ BIBERISHES
8-VATRA
9- GJYKATAT SHQIPTARE
10-DONALD LULUSHI
11-HELMUTI ALEMANIES
12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
14-KALI TROJES ILIR MUTA
15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash.
.___
Viktor nese nuk e ke kuptuar qe jemi republike ambasadoriale dhe te pakten nga viti 1993 qe falangat fashiste Biberishiane arrestuan Nanon si Bin Ladeni per 100 dollare deme ..ke probleme me vetvehten..
Nano tha atehere se nga momenti i arrestimit tim Shqiperia nuk do drejtohet nga shqiptaret dhe per shqiptaret.
Me sakte :problemi kryesor nuk eshte beteja perverse 10 vjecare Meta-Rama por tolerimi kriminal qe po i bejne miqte tane Perbindeshit Viqidolit….biles per ta mbuluar kete krim te tyre fusin Viktoret e shtypit per tu shplare trurin shqiptareve.
.
Per kujtese neser
eshte data 4 dhjetor 2019
pra fix 28 vjetori i prishjes qeverise stabilitetit
qe ishte me i rende se pasojat e pushtimit turk
apo atij fashist..
.Salelez Biberishistet e prishen kete qeveri
se u vonua gjysem ore arrestimi i Nexhmijes
nga Malokari Serbiberishe
qe kishte vuajtur nga familja Enverit
se hante buke lepurushi…
Ka dhe ca te tjera qe duhen sqaruar, pervec ketyre me lart, por as edhe njera nga pyetjet do te marri sqarim, sepse keto sqarime i kerkon vetem nje gazetar, te cilin politika e shmang dhe injoron pa probleme! Politikes i intereson vetem turma! Sepse turma vetem bertetj: ne litar, ne litar, -pa ditur kush dhe perse! (Vetem termeti e ndali pak kete hov!)
Te lumt V.Malaj.Je 1- sh ne DITA.I ke shkruar te gjitha.Vetem nje gje nuk e ke then:”Se SB eshte me pseudonimin “Bisturia” & “Penicilina” qe ne 1974.Dhe ka shok shume te ngusht “Ilir Florinin e 7 % çit”.Dhe sipas tyre te dyja duart jane per nje koke ne dite kiameti.
-Dhe ne ndihme te tyre ka ardhur Edi Rama qe ne 7 vjet ka mbyllur syt per bemat e gjemat e tyre hajdute e vrastare 30 vjeçare.
-Mesaduket E.Rama pret prej tyre qe tia mbathin ne MIGRIM siç veproi AGRON TUFA puthadori i kolegve Nazifashist.
-Dhe kjo pasi tek ne nuk mund te behet kurre drejtesia siç do populli.Vettingu do terhiqet zvarr pa mbarim nen diktatin e polotikes mjerane nen moton ” ha ti me jep dhe mua”, une te jap doren ti me jep thesin me €-&.. dhe i ndajme bashke..”
-Siç po duket edhe ONM ka ngecur keq ne Shqiperi.Mos aplikimi i ksaj metode ne Maqedonin e v. sipas KM Zaev e verteton kete.
-FLM V.MALAJ,FLM DITA.
-Nga mallakastrioti jo anonim.
o e them!!
kur i fundit i komentuesve të thotë “Je 1- sh ne DITA.”është e barabartë me njëshin nga fundi!!
copë ti dhe legen partiak viki!!
të tjerat vari kart!!
Cfare punon ti ” anticensure ” ? Mos je gje berber per pjesen nga mesi e poshte qe dukesh kaq i mencur dhe fisnik ?!
teo
nuk jam berber!!të isha do të të kish dhi tu qesh!!
se berberat kanë humor të fort!!dhe dobiçi i tironës ikopjon!!
a të dukem fisnik apo je tu tall bythën??
ec shkërdhate se e di që je tu tall bythën,si mund të jem fisnik unë kur tallem me një të met mendor si e themi !?
ps:teo,tek berberi shkon për pjesën nga mesi e poshtë??nuk je i zoti me e rrujt vetë apo problemin e ke ke bytha??nuk e sheh dhe ke frik se të dëmtohet!?
Ne fillim te mandatit te 1 Rama alarmoi;-emergjence kombetare
Rendi, siguria,financat,ekonomia,arsimi, mjedisi,bujqesia infrastruktura, etj, etj
Mbasi deshtoi hapi syte se ku eshte Saliu, por nuk mund te thoshte “fajin e ka Saliu”
Shpiku fajin e ka LSI dhe dua te keme vetem TIMONIN dhe TEPSINE
Pastaj shpiku; Mediat jane KAZANE, qe e tmerroi
E detyroi kush qe te mbillte “droge”
Po te ndertonte kondrabanvende per ulje avionesh
Kur u rrezuan avionet tha pa piken e turpit, pa ju nzire faqeja, sikur ishte mbas ferrash, dhe jo para popullit, jane MICKONJA edhe mbrapa mburrej se opozita eshte LESHKO, kete opozite e kam ne xhep te vogel
kushe????????????
Shume sakte Z. Viktor! Rama mund te kete vjedhur por nuk ka vrare,nuk eshte spiun nuk ka tradhetuar!
moderator i ditës nderuar mos harro komentet ?
MBASI KANCERI [ SALIBASHMUTA ]
NGA TRUPI I SHQIPERISE TE JET LARGUAR