Qarku i Durrësit është qarku i tretë më i madh në vend, ku jeton 10,1% e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë për vitin 2018. Kjo popullsi shtrihet në 3 nga 61 bashkitë e vendit. Durrësi, sikurse dhe Tirana, është qarku i vetëm që ka përjetuar një rritje të popullsisë nga migrimi i brendshëm neto.
Ish- Këneta e Durrësi është njëra prej lagjeve më informale të qytetit. Lëvizjet demografike bënë që të zhvendoseshin nga jugu e veriu në një tokë që u projektua për tokë bujqësore. Punimet për bonifikimin e kësaj kënete filluan në vitin 1961 dhe përfunduan në vitin 1967. Pamjet satelitore të nxjerra nga Google Earth Timelapse, i cili është një projekt që të lejon që të shikosh ndryshimet e planetit që prej 1984, tregojnë se zona e Kënetës në Durrës, e cila ka një terren të dobët për ndërtime filloi të popullohej masivisht pas vitit 2010. Ndërsa në 2015-n ajo zonë ishte bërë njësh me qytetin e Durrësit. Për fat të keq, Ish-Këneta ishte një nga zonat më të prekura prej tërmetit të 26 nëntorit, ku u shënuan jetë të humbura.
Si u përfitua fusha e ish-Kënetës
Objektet kryesore që u ndërtuan në bazë të projekt idesë janë: hidrovori i Porto Romanos me ka 7 copë motopompa me kapacitet rreth 24 m3/ sek; kanali i ujërave të larta Spitallë, që mbledh ujërat e kodrave dhe i derdh me rrjedhje të lirë në Porto Romano; me gjatësi 7200 ml; kanali i ujërave të larta Shënavlash që mbledh ujërat e shirave te kodrave dhe i derdh me rrjedhje të lirë afër Shtëpisë së Pushimit te Ushtrisë në Plazhin e Durrësit me gjatësi 7800 m; mbrojtja e kënetës nga deti me argjinature me gjatësi 9200 ml; mbrojtja e kënetës nga lumi Erzen me argjinature (krahu i majtë) me gjatësi 4700 ml; kolektori kryesor kullues i kënetës që sjell ujërat e kullimit në hidrovorin e Porto Romanos me gjatësi 7883.60 ml; 26 kanale kulluese sekondare me gjatësi totale prej 39 164 ml. Me përfundimin e të gjitha objekteve të mësipërme për kullimin e kësaj fushe u përfituan 3050 ha tokë.
Popullimi i zonës së plazhit, shkulën pishat dhe ngulën pallatet
Durrësi, si qyteti i dytë më i madh në vend, pati një zgjerim pas viteve ’90. Në vitin 1985 Durrësi i ngjante një qyteti të mbledhur të ngritur rreth portit të Durrësit, i ndarë dukshëm nga Shkozeti, ndërsa në zonën e plazhit nuk kishte ndertime.
Plazhi me pisha i Durrësit ka mbetur si një kujtim nga e kaluara, të cilat na e rikthejnë pamjet satelitore të vitit 1985. Përgjatë vijës bregdetare janë edhe pishat. Gjurma e pishave në hartë vështirë të duket më pas viteve 2000, ku vendin e zuri betoni.
Pishat u prenë dhe vendin e tyre e zunë pallatet shumë katëshe në brezin e rërës, i cili edhe ky është një terren jo i qëndrueshëm për ndërtime.
Vetëm në 2018-n, numri i lejeve të reja të ndërtimit për banesa ishte 770, apo 47% më shumë se një vit më parë, ndërsa për sa i përket sipërfaqes së ndërtimeve për banesa, ajo u rrit me 70% në raport me një vit më parë.
132 leje ndërtimi janë dhënë për ndërtesa me tre ose më shumë kate, të cilat kanë një sipërfaqe prej 725 mijë metra katrorë, mesatarisht 5500 metra katrorë për secilën godinë të marrë leje për ndërtim. Ndërsa 10 leje janë dhënë për rezidenca për komunitetin, 290 leje janë dhënë për banesa me një kat dhe 338 janë leje për ndërtesa me dy kate.








O.J/DITA

Shqiperia e pas 1990-es te kujton Filmat “Far and Away” dhe “Rapa Nui”.I pari,ai qe ngul flamurin i perket toka (tek ne hidh zhavorrin),ndersa i dyti,pasi kan mbaruar rezurset natyrore,hajne njeri tjetrin,ku i vetmi shpetim mbetet largimi(emigrim
EKZAKT .
PRIMITIVITETI i rraces sone eshte frikshem kanibalesk vetasgjesues.
Shqiperia e pas 1990-es te kujton Filmat “Far and Away” dhe “Rapa Nui”.I pari,ai qe ngul flamurin i perket toka (tek ne hidh zhavorrin),ndersa i dyti,pasi kan mbaruar rezurset natyrore,hajne njeri tjetrin,ku i vetmi shpetim mbetet largimi(emigrimi).
dhe Saliu; “ta gezoni token e zanun”!
Edi Rama,ndër të tjera do të kujtohet si i pari lider që denoncoi mjetet mediatike të cilat jo se denoncuan dhe sensibilizuan opinionin por e kundërta ato u bënë perde për opinionin andaj fjalët kazan kadri janë tepër të buta koha është që shteti të mbështeti mediat serioze kurse ato mercenare ti çonë në faliment
Per te fituar kete siperfaqe toke , me rreth 3050 ha , eshte bere nje pune kolosale , me dhjetra km kanale kulluese , argjinatura , hidrovore … , etj. shpenzime marramendese , qe sot duket e pa besueshme ky volum pune ne 6 vjet ! Dhe te mendosh se , ne vellimin e pergjithshem te puneve grandioze te bera asokohe , , Keneta e Durresit , zinte rreth 1/ 1000 e asaj qe u be ne gjithe vendin , shpenzimet per t`i ndryshuar faqen ketij vendi dhe jeten njeresve , arrinin shifra astronomike ! Sepse …. ,ne krye te vendit kishte burra shteti dhe jo bandite e kriminele , shumica vegla te sherbimeve te huaja qe pasuan keto tre dekadat e fundit dhe iu kthyem serisht vitrit 1913 !