Shoqata e Arkitektëve: Koha për reflektim

redaktor

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë shpreh thellësisht ngushëllimet e sinqerta per jetët e humbura, dhe i bashkohet dhimbjes dhe shqetësimit qytetar në ditë vërtet të pazakonta që është duke kaluar vendi ynë!

SHASH është vënë në dispozicion të thirrjes emergjente për të ndihmuar në zonën më të prekura të tërmetit, së bashku me profesionistë të tjerë të fushës së ndërtimit, si inxhinier strukturist dhe zbatues, duke analizuar kushtet e gjendjes faktike dhe situatën ndërtimore, duke dhënë ndihmën e parë profesionale në mbështetje të qytetarëve të cilët kishin dalë nga banesat e tyre.

Shash, së bashku me Asocacionin e Arkitektëve të Kosovës dhe institucioneve të tjera në Kosovë, arriti të gjeneronte një mori grupesh të mëdha me inxhinierë e arkitektë nga Kosova, të cilët menjëherë iu bashkuan thirrjes për të ndihmuar me ekspertiza emergjente në terren. Grupe të tjera presin të integrohen në thirrjet tona në vijim për ndihmë, e këta kolegë janë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Maqedonia, Italia etj.

Ky tërmet do të shënohet si një nga tërmetet më të fortë në historinë moderne të qyteteve tona dhe ndoshta edhe në rajon. Shpresojmë në vijim cka ndodhi të jetë pjesë e vëmnedjes profesionale duke ndihmuar në ringritjen e sektorëve, institucioneve dhe strukturave sipas këtyre parimeve, specifikisht në fushën e ndërtimeve qytetare, por edhe në atë të infrastrukturës, cka do të bënte të mundur instalimin e standarteve bashkëkohore dhe të metodologjive të detyrueshme në projektimin dhe ndërtimin e veprave inxhinierike. Sot në Shqipëri këto institucione pothuaj nuk funksionojnë: Janë shkrirë Institutet e Veprave të Infrastrukturës së Transportit, të Veprave Qytetare, të Veprave të Mëdha Hidroteknike, qendra të rëndësishme shkencore, të cilat janë të vetmet të që mund dhe duhet të zgjidhin këto probleme më shumë se të rëndësishme për vendin, ekonominë dhe shtetin.

Sugjerojmë rivlerësimin e Planeve të Integruara Ndërsektoriale, kryesisht në Brezin Bregdetar, si kushtetuta e zhvillimit të rajonit të bregdetit: Të ri-integrohen të piktogramuara Hartat Gjeologjike, Hidrologjike dhe Sizmologjike, duke parashikuar në aspektin e planifikimit urban, zhvillim të ulët të Intesitetit të Ndërtimit në këto zona, si dhe të rikonsiderohen lartësisë maksimale të zhvillimit të objekteve të reja, përpos kësaj, rivlerësim të kushteve dhe masave teknike të projektimit antisizmik, të përcaktuara në standartet teknike të manualeve të ndërtimit.

Zona bregdetare është pasuri kombëtare dhe si e tillë është jo vetëm subjekt interesi i pronarëve e banorëve që jetojnë në këtë territor, por i të gjithë shqiptarëve. Këto studime orientojnë jo vetëm zhvillimet sektoriale me rëndësi kombëtare në fushën e turizmit, mjedisit, transportit, energjisë, bujqësisë, kulturës etj., por orientojnë normat dhe zhvillimet urbane në territoret që administrohen nga bashkitë.

Studimet synojnë jo vetëm të vendosin një raport më të mirë midis kërkesave për investime të biznesit me zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, por njëkohësisht duhet të parandalojë investimet në zona që shfaqin rrezik për jetën, natyrën e mjedisin. Çështja e tërmeteve është edhe një çështje e komplikuar shkencore, ajo nuk është atribut individësh, edhe pse të tillë individë mund të japin kontribute te rëndësishme. Ajo është çështje strukturash kërkimore-shkencore, të cilat, për fat të keq, në këto gati 30 vjet të ekonomisë së tregut janë ezauruar ose në rastin më të mirë nuk funksionojnë sipas parimeve të kësaj ekonomie.

Tashmë, krahas punës rigoroze për organizimin e profesionistëve tanë për rindërtimin e vendit pas katastrofës, kërkohet një reflektim i thellë institucional, si edhe ligjor e normativ.

Kërkohet, krahas të tjerave, dalja me një Platformë Kombëtare mbi Urbanistikën dhe Ndërtimin, pas tranzicionit të gjatë, e cila duhet të dalë nga një tryezë me shumë aktorë të fushave përkatëse. Normalisht që do dojë kohën e vet, por mund ta ndajmë në dy fasha:

1) Në aspektin institucional kërkohet tashmë të krijohen kushtet për:

– Krijimin e Urdhërit të Arkitetit dhe Urdhërit të Inxhinierit, si organiza professionalë jopolitikë, të vetëmenaxhuara nga vetë profesionistët me zgjedhje periodike, të cilët do të marrin në dorë garancinë e pjesës profesionale aq të rëndësishme, pasi ka të bëjë direkt edhe me jetën e qytetarëve. Urdhëri është organizmi i cili do të mbajë regjistrin e profesionistëve, duke garantuar që ata janë të aftë për të projektuar, të garantojë azhornimin me të rejat e fundit të tyre, si edhe të analizojë përgjegjesitë profesionale dhe deontologjike të anëtarëve të saj.

– Forcimin e Instituteve Shkencore – Kërkimore të lidhura me Ndërtimin dhe Urbanistikën. Jemi shumë koshientë se çfarë dëmesh ka sjellë shkrirja e tyre pas rënies së sistemit komunist. Duhet të jenë këto Institucione të mirëpaguara që duhet të azhornojnë harta dhe sisteme të tëra informacionesh, të cilat duhet të garantojnë një planifikim të sigurtë dhe të qëndrueshëm.

– Krijimi i një këshilli / bordi këshillimor të arkitektëve, urbanistëve dhe inxhinjerëve, të përbërë me figura të rëndësishme e me eksperiencë të fushave përkatëse, të sugjeruara nga Urdhërat Profesionale, pranë të gjitha bashkive. Këto këshilla kolegjialë, të drejtuara nga kryearkitekti i Bashkisë, duhet të merren me projekt-idetë, para dhënies së çdo leje ndërtimi në qytetet tona, të shkëputur nga interesa të ngushta, në favor të një arkitekture me të mirë. Këto këshilla do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e ndërtimit dhe të komfortit urban.

– Futjen e konkurseve të ideve për çdo lloj projekti arkitektonik e urban publik. Është e vetmja rrugë e progresit, rritjes profesionale të gjeneratave, si dhe rritjes së kualitetit në të gjitha drejtimet.

– Krijimi i nje enti publik të karakterit qeveritar, ndoshta rikthimi i një Ministrie dedikuar totalisht Urbanistikës dhe Ndërtimit, e cila duhet të luajë rolin kyç të rindërtimit të vendit pas tërmetit, por edhe të menaxhimit të territorit dhe sektorit të ndërtimit në vitet në vijim. Kjo ministri do të jetë një katalizator i fushës së ndërtimit dhe një harmonizues i zhvillimit të territorit të vendit si dhe ndërmjetës për institucionet apo organizmat e mësipërm.

2) Futja e institucioneve të mësipërme duhet të rishqyrtojë e përcaktojë me pëparësi:

– Rishikimin dhe kompletimin e ligjit të urbanistikës dhe ligjeve të lidhura me fushën e ndërtimit. Ligjet e urbanistikës të ndryshuara disa herë, duhet të plotësohen dhe të sillen sipas lartesisë së normativave europiane, duke i dhënë shumë prioritet komfortit urban dhe të mirave të përbashkëta urbane.

– Normativat dhe standartet e duhura të urbanistikës dhe ndërtimit sipas shembujve me të mirë evropianë.

– Euro – Kodet e ndryshme të projektimit e të inxhinierisë, të përshtatura sipas konditave të vendit tonë.

– Rregullimet mbi tarifat profesionale, të cilat duhet të vendosin denjësisht nga pikëpamja ekonomike rolin profesional të arkitektëve në raport me projektet e tyre.

-Riorganizimin e standartizimin i sistemit të licencimit të profesionistëve të lidhur me fushat e ndërtimit të cilat duhet të ndjekin themelimin e Urdhërave profesionalë.

– Rishqyrtimin e të gjithë planeve të përgjithshëm vendorë (të aprovuar) të zonave me sizmicitet të lartë dhe me problematika te karakterit te komfortit Urban.

– Rishikimet me shpejtësi të pjesëve të supervizionit e kolaudimit sipas modeleve më të mira evropiane.

Bashkëngjitur gjeni edhe listën e 117 studiove të rëndësishme në vend, arkitekteve të ndryshëm si dhe arkitektëve të ri, të cilët iu bashkuan thirrjes së Shash për kontribut profesional në zonat e prekura nga tërmetit, e cila do t’i dërgohet Komitetit të Rindërtimit.

  1. Sokol Imeraj – Studio City Project
  2. Fatbardha Myteberi (Haruni) – Studio City Project
  3. Armion Papuciu – Studio City
  4. Mersi Kalo Studio City Project
  5. Herakle Bollano – H&S Projekt shpk
  6. Sabina Bollano – H&S Projekt
  7. Enela Sula – Mao-Architects
  8. Andi Bufi
  9. Marsida Musta
  10. Tomorr Menzelxhiu – DECO Studio
  11. Shega Erebara – DECO Studio
  12. Jurtin Hajro – commonsense.studio
  13. Juela Guri – B&L Studio
  14. Adnan Krasniqi – studio N.T.SH “Co-Arch”
  15. Irola Andoni – Skala Studio
  16. Entela Koja – Studio Projektit Entela Koja
  17. Linda Koka – DALMAT ARCHITECTURE
  18. Ariela Kushi – AK-UA
  19. Azbie Dervishi
  20. Aida Kodheli – ARCH.IDEA STUDIO
  21. Ervin Taçi – DEA Studio sh.p.k
  22. Saimira Arapi – Den Led shpk
  23. Edmond Pergega – Edmond Pergega Arkitekt
  24. Arbresha Ibrahimi
  25. Ina Musai
  26. Lorela Ferra – Boiken SH.P.K
  27. Enea Kondakci – Boiken Developments
  28. Albian Marku – Freelancer
  29. Nesila Hajdini
  30. Helga Toçi – Studente
  31. Rexhina Myftaraj
  32. Erik Levanaj
  33. Fiorela Hidi
  34. Andronira Burda
  35. Sara Elmazi
  36. Genci Shteto – SHTETO-PRO
  37. Valon Elshani – Smart Architecture Studio
  38. Franc Golemaj
  39. Mirlind Dauti
  40. Mirela Dadaj
  41. Armand Vokshi – Avatelier
  42. Eljana Limaçi
  43. Gjergj RUCI – A99 architects
  44. Aleks Shtjefni – Tharm Architects
  45. Arlinda Rushaj Sadiku – Studio INSI
  46. Enkelejd Karanxha
  47. Enea Manoku- LLAZO shpk
  48. Dritan Koci – LLAZO shpk
  49. Ina Nasufi – Dizark Architecture
  50. Alida Salillari – “Viante Konstruksion” shpk
  51. Koço Kallanxhi
  52. Matilda Malaj – Lim-em
  53. Ardian PASKALI – Koncept Studio AP; Alb Supervizion-DS. Shpk
  54. Albana SHEHAJ
  55. Olsi Mino – oma atelier
  56. Eno Kotmilo
  57. Gledis Distafa – Archinov Studio
  58. Dorian Tytymçe – “VARKA arkitekturë” shpk
  59. Florian Pollo – “VARKA arkitekturë”
  60. OLTA HANI – IXHEM shpk
  61. Ejola Omeri
  62. SFERA STUDIO
  63. Daniel Gjoni – sferastudio shpk
  64. Anila Katundi – sferastudio shpk
  65. Elida Goga – sferastudio shpk
  66. Elid Shaqiri – sferastudio shpk
  67. Ermonel Monka – sferastudio shpk
  68. Valbona Seranaj
  69. England Rrustaj – Erg Arch-Invest
  70. Ermira Jorgo (Godo) – HI-ARCH SOLUTIONS
  71. Ilir Jorgo – HI-ARCH SOLUTIONS
  72. Hektor Jorgo – HI-ARCH SOLUTIONS
  73. Ilir Blakaj – BP. blakaj arkitekture
  74. Areta MOÇO-MAD STUDIO
  75. ALKETA MISJA
  76. Merita Hysi ( Libohova)
  77. ELIAN STEFA-STUDIO STEFA
  78. Denis kalaja
  79. Piro Karanxha-PointStudio
  80. Olsi Bulku-PointStudio
  81. Martin Shameti-POint studio
  82. Haxhire Dhiari
  83. Gejsu Selimi
  84. Ornela Mucaj-X-PLAN STUDIO
  85. Mirel Bilishti SymbioticA
  86. Iva Kembora
  87. Pëllumb Dervishaj Studio PTD
  88. Albjan Lala
  89. Besiana Lubonja
  90. Aldor Karaja-Karaja Consulting Shpk
  91. Rizana Baro-Studente
  92. Eranda Koldashi-ALHAMBRA Studio
  93. Artemis Hasa-ALHAMBRA Studio
  94. Arnist Ceni-ALHAMBRA Studio
  95. Erlis Mosha-ALHAMBRA Studio
  96. Elios Kovaci
  97. Iva Bogdani
  98. Irela Premti
  99. Matilda Pando-archistudio shpk
  100. Junilda Karanxha-archistudio shpk
  101. Drini Nosi-D-WORKS Architecture
  102. Eluerta Shkurtaj-Arkitekti Im
  103. Klodjan Bala
  104. Edjola Malushaj (Robo)-Grafik-E Studio
  105. Agim Marku Studio-MARKINGPLAN
  106. Agron Mandro AGMA studio
  107. Klejdi RUSTEM
  108. Arvjen Lushaj Impuls&co shpk
  109. Juliana Osmenaj
  110. Saimir Elmadhi Student
  111. Florian Nallbani
  112. Valbona Flora
  113. Antonela Saliaj-ASArchitects
  114. Ani Tola (Panariti)-ASArchitects
  115. Sindi Toka-ASArchitects
  116. Ani Tashi
  117. Parashqevi Tashi
  118. Blerina Lusho
  119. A7 DesignStudio
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *