Lejuan ndërtime pa leje, arrestohen tre punonjës të IMT-së

Ornela

Policia e Beratit ka arrestuar tre punonjës të IKMT-së për shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar pas një hetimi 6-mujor bën me dije policia.

Ata sipas njoftimit kanë favorizuar dhe lejuar persona të caktuar për të bërë shtesa pa leje.

Berat

Finalizohet me sukses operacioni “STOP”.

Operacioni pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Vihen në pranga 3 shtetas për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, është finalizuar me sukses operacioni “Stop”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

– L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;

– E.V., 29 vjeç, banues në Berat;

– D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Cfare kane bere keta konkretisht?
    me siguri kane lejuar ndonje qytetar te varfer apo fashatar te keputur te mbyllin vrimat e catise …

  • Ja ata qytetaret e varfer te bejne gjemen.Shto uje e shto miell ata deri sa marrin tendera Hemdialize,marrin tendera Sterilizimi,,Ja ata qytetaret e varfer me origjine katundare bene gjemen ne Kenete te Durresit,ndertuan ata hotele te prostitucionit,qe u thyen si levozhga veze.
    Urime policia Beratit.Urime Prokuroria Beratit.Me kembe te mbare.Arrestoni mijte e korrupsionit,sepse nga e vogla vijne te medhate.

  • Shembullin e Beratit duhet ta ndjekin edhe ne Tirane. IMT e Bashkise ne Tirane ka bere shjelje sjandaloze per burg eshte pak te thuash.
    Leje te dhena per riparime brenda shtepise jane zbatuar me prishje muresh te brendshme dhe mure te fasadave. Ditjon Baboci kryeson abuzuesit me detyren, I udhehequr nga dora vete Lali Eri.
    I inkurajoj qytetaret te denoncojne ne keto rrjete sepse mediat Stop&Fiks jane te lidhura me te korruptuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *