‘Buxheti nuk preket’, Ahmetaj: Programi i rindërtimit pas tërmetit, nuk cënon shërbimet, pagat e pensionet

Ornela

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj garantoi sot se situata në vend pas tërmetit të 26 nëntorit, nuk do të ketë pasojë në buxhetin e shtetit.

Në fjalën e tij në seancë plenare, Ahmetaj tha se edhe pse kostot e rindërtimit pas fatkeqësisë natyrore, janë të mëdha, kjo nuk do të ndikojë në buxhet, asnjë taksë nuk do të rritet dhe asnjë investim i parashikuar apo subvencion për shtresat në nevojë nuk do të cënohet.

“Nuk do rrisim asnjë taksë, asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s’do e rrisim, por do i përgjigjemi në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë kryeministri me ndihmën e komisionit të Ekonomisë e Financave për atë që sot prezantohet si programi i rindërtimit.

E theksoj është dinamik, s’ka rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD.

Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur do shkojë mbi 150 mln euro mbështetja nga donatorët, shumë shpejt do jetë konferenca e donatorëve iniciuar nga KE.

Ky pra është buxheti, thelbi është: 1 program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet te ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës, Thumanë, Lezhë apo edhe diku tjetër. Paralel do ketë për strehim, që në fillesë në buxhet është 1 miliardë lekë.

Kosto e akomodimit në hotel sot është 2.4 milion usd në muaj që përballohet nga qeveria.

Rritja ekonomike do duhet të vazhdojë dhe për 1 muaj apo 2 muaj do duhet të kalojë trauma e rëndë që pësuam nga tragjedia, ne do duhet të fokusohemi te zhdukja e pasojave, mos lënia e asnjë qytetari mbrapa, rindërtimi i vendit dhe rritja ekonomike.

Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cënohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cënohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të rritjes.

E treta nuk rrit direkt borxhin me operacionet korrente.

Vende të tjera u ka kapërcyer me 3 a 4 % të GDP deficiti kur kanë pasur tragjedi të tilla. 200 mld usd nga uragani kaltrina, në Serbi i kërëceu deficiti nga 2 në 5 minus”, tha Ahmetaj.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Pooo, po e the ti ashtu eshte.
    Dmth ta dime qe tani ne qe ke per ti vjedhur per ti qire robt lekeve per termetin!
    Bravo!
    Te fala rames!

  • Ky buxhet që kalojmë ne sot këtu nuk preket, nuk ulet e nuk cënohen shërbime e paga e pensione, zero, asnjë shërbim publik nuk cënohet, asnjë subvencion, ndjekim ritmin vjetor të vjedhjes!!!.

  • NUK KE FAJ FARE,

    KUR NJEREZIT E KANE SHUME TE QARTE

    SE JE HAJDUT XHEPASH, DHE PRAPE

    LEPIJNE MUTIN TEND, FAJIN E KANE

    NJEREZIT.

  • Kur mu dogjen mullaret , njoha ndrikullat dhe kumbaret Si gjithe shqiptaret , i kam ndjekur me vemendje ngjarjet , qe shkaketuan termete e tmerrshme te Shtatorit dhe vecanerisht ate te 26 Nendorit 2019 . Ky i fundit , nuk la vend te shkosh neper mend , termetin para rendes , sepse nuk pati pallate te rrezuar dhe as viktima . I dyti e pagezoi vete veten, “Termet katastofik “ . Pervec demeve kolosale materjale , katastrofa u ndie ne shpirt dhe ne zemer nga shqiptaret brenda dhe jasht shtetit si dhe nga miqte e vendit , ne te kater anet e botes. Te ter u merakosen , por ndjenja e pergjegjesise , mbeti ne tryezat qeverritare , nga ku duhej , qe ne c’do minut , duhet t’u jepte pergjigje problemeve jetesore , me karakter akut . Te demtuarit ishin dhe vazhdojne te jene te corientuar dhe pa asnje shprese . Pak njerez , shofin se mund t’i nihmojne , ne kete dimer , te pa parfytyrushem . Kaos i plote dhe duket pa zgjidhje . Medjat e dhane gjendjen , sikur te gjithe spektatoret ndodheshin ne fushen e betejes . Sado , qe te jeshe sentimental dhe human , ndihesh i pa fuqishem , ne te tera pozicionet , por pozicioni i Shtetit , nga qendra ne maje, ishte kritik dhe pak njerez besonin , se gjendja do te zgjidhej . Te prezantohem . Une nuk jam ndonje person , qe admiroj Qeverrine aktuale . Me shume jam kritik i drejtprdrejt ne shtyp dhe ne materjale publicitare , c’ka do te thote , qe qendrimi im kritik ehste i dokumentuar . Veprimtarine komlekse te Qeverrise , ne menazhimin e puneve operative te problemeve , e konsideroj te nivelit te larte , jo vetem , per pjesen emergjence , por dhe programin llogjiik te rindertimit . Fillimisht lindi ideja e strehimit ne hotele . Kjo ishte zgjidhje si e zbritur nga qielli . Rreth kesaj zgjidhjeje , per te mos u semurur njerzit , u mobilizuan te tera strukturat shteterore , duke qene ne krye te detyres , non stop . Nxjerria e njerzve te gjalle ose te vdekur , u be me perpikmeri , si te ishje , ne nje situate paqesore Si njeri , qe jam marre me shtypin , kam qene sycele , per kontravajtjet , qe mund te benin qeverritaret dhe ta mbrehja kalemin , per kritike sa me te ashper , kunder njerzve , qe u eshte besuar jeta e popullit , ne paqe , ne lufte dhe ne fatkeqesi natyrore , qe jane me te veshtira se lufta reale . Nje gje vura re ne teatrin e kesaj lufte te pa shpallur . Opozita beri propozimin , per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme . Kjo ishte nje mase e domosdoshme , qe do te vendoste rregull dhe do te rriste shkallen e pergjesise . U bene ose jo arestime , nuk mund te permend ndonje rrast specifik , por gjendia u qetesua mjaft . U zvogelua kontigjenti i njerzve , qe ngjallnin panik . Ky kontigjent , corienton popullin . Pergjithesisht u tejkalua ky handikap, i nxitur nga nje pjese e njerzve , qe djegin mullaret , sipas proverbit , ne titull. Me kete rrast duhet t’i kujtoj opozites , se po te ishte brenda institucioneve , do ta ndihmonte seriozisht situatn post termetit , perfshire dhe programin e rindertimit . Nga rruga , ajo flet , ajo degjon . Shetitjet , qe realizon Kryetari dhe te tjere opozitare , nga rruga , jane te rrahesh uje ne havan . Nuk mund te le pa thene 2 fjale , per programin , qe drejton zoti Ahmetaj . Eshte program i plote dhe plotesisht i argumentuar .Qeverria , tregoi pergjegjesi shembellore , per emergjencen , por hartoi nje platforme shume shkencore dhe te plote . Kam degjuar mendime se duhet prekur buxheti e te tjera mendime , qe ngjajne me ata te proverbit te mullarve . Deri tani nuk kam degjuar ndonje mendim racional , nga jasht qeverrise , qe te kete vlere tekniko- shkencore , me homogjen se platforma e Qeverrise . ne solidaritet me te cilen , ndodhen te tera qeverrite dhe institucionet boterore , ne nivel shtetesh dhe shoqatash, perfshire dhe institucionet fetare . Opozita e rruges , duhet te vrasi mendjen te merret seriozisht me platformen e rindertimit . Me qe e nisem me nje proverb , do ta mbyllim me proverb tjeter . Nje grua , qe i vdiq burri pa pritur , thirri gjinine dhe shoqerine : Eni qani burrin tim , se une jam nisur per dasem . Askush nuk pretendon , qe opozita te behet shtojce e qeverrise , por nuk ka pse te shpiki gabime , qe nuk jane . Gabimet e Qeverrise , pa tjeter jane prezente , kunder tyre duhet te ngrihen platforma me te argumentuara Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *