Skandali, Uzina ULP Mjekës ka demontuar municione kimike serbe

editor

 

 

12-nentor-20131Në një shkrim timin këtu te Dita kam këmbëngulur që në rast pranimi në Shqipëri të armatimit kimik të  Assadit, për arsye të larta shtetërore, pra jo partiake apo më keq akoma vetjake, duhej me patjetër, që aleatët amerikanë të pajisnin dhe stërvisnin një nënrepart (kompani) anti kimike të ushtrisë shqiptare. Niveli i paisjes dhe i stërvitjes së kësaj kompanie do të ishte më së paku sa ekuivalenti i saj në ushtrinë sllovake. Tani gjykoj, që mendimi im ndonëse i saktë është i pamjaftueshëm. Siç shkruan Noli te romani në vargje Skënderbeu: Nuk është palla hekuri i dheut, por krahu i fortë i Skënderbeut. Nuk mjaftojnë paisjet, por duhet edhe faktori njerëzor.

Fatkeqësisht trashëgimia berishiane në fushën e sigurisë kombëtare, që nga poroziteti i kufijve e deri te livadhisja në Shqipëri e agjenturave të huaja është e nivelit: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë. Tek ne terroristët e huaj hynë e dalin si te hani i Dali Bidulit, pa porta fare. Te ne disa nga këta terroristë jane pajisur me pasaporta biometrike nga sistemi dhe njerëzit përgjegjës për këtë maskarallëk gradoheshin në detyrë nga “ancient regime”. Te ne serbët ishin ulur këmbëkryq në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare. Te ne zona jo të vogla të territorit nga Tropoja në Bulqizë, nga Bathorja në Lazarat janë pjesërisht jashtë kontrollit të shtetit. Te ne produkte të spiunazhit serb si famëkeqi Fazlliç i bënin zbor oficerëve madhorë të policisë dhe ushtrisë shqiptare deri te ministra e deputetë. E kam theksuar dhe e përsëris barku, që polli Gërdecin nuk është shterpëzuar ende pas 15 marsit 2008!

Ka ndodhur edhe më e pamenduara

Në kuadrin e bashkëpunimit kriminal serbo-shqiptar në fushën e trafiqeve të armatimeve ka ndodhur edhe më e pamenduara. Ne që u bëmë të famshëm në botë për demontimin e përgjakshëm të municioneve në Gërdec, kemi demontuar municione kimike serbe në ULP Mjekës. Disa nga politikanët, që nxjerrin mbesat në demostrata kundra mbërritjes në Shqipëri të armëve të Assadit, kanë pasur dijeni dhe familjarët e tyre kanë përfituar para nga demontimi i municioneve kimike të prodhimit serbo-sllav në Uzinën e Mjekësit. Është goxha skandal vetë fakti, që edhe pas tragjedisë së Gërdecit, ku nuk mungonte komponeti serb (prania e predhave serbe për mortaja 120mm në grup depot e Memajt, në Rromanat pranë Durrësit), vazhdohej të bëhej pazar me serbët për të demontuar municione “made in Serbia”. Ky skandal shkon në kufijtë e gjëmës, kur kemi të bëjmë me demontim municionesh kimike serbe. Uzina e Mjekësit është uzinë për prodhim lëndësh plasëse me teknologji suedeze të Firmës së famshme Bofors, sot pakëz demode-obsolete. Me ndihmën e aleatëve dhe partnerëve kjo uzinë është atrecuar edhe për demontim municionesh për armë këmbësorie dhe municione artilerie të kalibrave të ndryshëm. Uzina si teknologji, si luk i jashtëm (shiko ëikileaks-at përkatëse), si nivel sigurie është edhe mbi simotrën e saj të Poliçanit. Gjithsesi të demontosh municione kimike është shumë më e vështirë dhe shumë më e rrezikshmë sesa demotimi i municioneve për armët e këmbësorisë apo edhe i predhave të zakonshme tip HE, tip antitanke, unitare ose jo, anti fortifikim etj. etj.

Kur mandatit të dytë po i vinte fundi

Kur mandatit të dytë të kabinetit Berisha po i vinte fundi, tahmaja për të bërë lekë po rritej, duke mos gjetur më asnjë pengesë juridike, morale apo edhe vetë frikën për një ndëshkim të mundshëm. Dikasteri Imami si i thonë fjalës për të bërë lekë po i binte në top. Në këtë kuadër u importuan nga Serbia me qëllim demontimi predha mortaje të kalibrit të rëndë. Ky fakt në vetvete ky veprim ishte i turpshëm sidomos për një Kryeministër, që na hiqej superpatriot në sytë e vëllezërve kosovarë. Madje për koinçidencë kjo paudhësi ndodhi në njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Nuk ishte hera e parë, që predhat e mortajave serbe tranzitoheshin nëpër Shqipëri drejt destinacioneve ekzotike si Teherani apo aeroporti i Gomas në Republikën Demokratike të Kongos.

Kësaj rradhe sipas dokumentave përkatëse predhat e mortajave serbe nuk vinin në Shqipëri për tranzitim-kontrabandim, por për demontim. Nga kqyrja e ambalazheve dhe të vetë predhave të mortajave serbe arrihet në konkluzion, që këto predha nuk ishin të zakonshme dmth. të tipit HE, që sipas terminologjisë sovjetike quhen predha thërmuese, por ishin predha me aftësi mbajtëse të agjentëve agresivë kimikë. Sipas emërtesës së armatimit të ushtrisë titiste këto predha janë municione për mortajat MB kalibër 120mm tip M95.

Për çfarë bëhet fjalë

Ambalazhimi i predhave bëhet në kuti kartoni, një predhë, një kuti dhe më pas në arka druri dy predha në një arkë. Vetë predhat janë tip M64 P2. Pikërisht ky lloj municioni nuk është predha klasike e mortajës serbe 120mm e llojit HE-thërmuese. Bëhet fjalë për tjetër tip municioni. Për të siguruar më shumë informacion u përdorën teknika investigative të huazuara nga investigatori Eliot Higgins (Broën Moses). Kështu, u krye analizimi i numrave të partisë së prodhimit të fotografuara në arkat e ambalazhit të këtyre predhave mortaje. Nga kyjo analizë rezultoi se predhat ishin prodhime të vjetra, të para vitit 1990, të Fabrikës së municioneve “KrusiK”, të qytetit serb të Valkevos.

Për koinçidencë nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka kryer biznes me këtë fabrikë ushtarake serbe. Të paktën në dy raste të dokumentuara, predha mortaje 120 mm dhe barut i kësaj fabrike janë importuar nga Meico për t’u tranzituar në Iran apo për të bërë rimbushjen me barut serb të predhave të vjetra sovjetike, kineze dhe të Poliçanit me qëllim eksportin e tyre drejt një vendi të Lindjes së Mesme. Nga ekzaminimi i predhave rezultoi, që nuk ishin predha thërmuese por predha speciale, të përshtashme për t’u mbushur me agjentë fumogjenë (tym prodhues) dhe agjentë agresivë kimik dmth. LHL.

Dëshmia audio e një oficeri zbulimi boshnjak

Sipas dëshmisë audio dhe me shkrim të majorit Semsudin Muminoviç, oficer zbulimi i divizionit Nr.24 të ushtrisë muslimane boshnjake me vendbazim në Zvinice, në maj të vitit 1995 çetnikët e së ashtuquajturës “Republika Serbska” goditën me mortaja kalibër 120 mm me municione kimike kolonat e përzjera me refugjatë dhe me ushtarë myslymanë boshnjakë në dy lokacione, përkatësisht Konjeviç Polje dhe Nova Kasaba. Majori beson se LHL-ja e përdorur nga serbët ishte: Tri-kviniklidinil Benzilate – helm që vepron në sistemin nervor duke dëmtuar aftësitë e njeriut pa e vrarë atë. Ambalazhet e evidentuara nga boshnjakët në pozicionet fushore të mortajave serbe mbanin të njëjtat numra të partive të prodhimit të  me predhat e  demontuara në Mjekës.

Mbetet i pa qartë rrugëtimi i këtyre predhave me mbushje kimike, sepse para vitit 1990 ato bënin pjesë në bazën e armëve kimike të JNA-së në Haxhiç afër Sarajevos, pastaj kaluan në duart e serbëve të Bosnjës dhe më pas municionet e mbetura kimike përfunduan në grup depot e JV-as afër Zlati Borit në Serbi.

Nuk kemi informacion  nëse predhat e demontuara ishin bosh pra pa LHL, apo ishin të mbushura me agjentë fumogjenë apo me LHL. Po ashtu nuk dihet nëse u demontuan, që të gjitha në Mjekës-gjysma e së keqes -apo disa prej tyre u trafikuan në drejtim të paditur. Kujtojmë se mortajat qoftë edhe ato të rënda kalibër 120 mm janë tip artilerie shumë i përshtashëm për luftë guerrilje dhe për goditje terroriste.

Ne për para kemi shkelur gjithçka!

Amerika aleati ynë i vetëm strategjik a mund t’i zërë besë autoriteteve shqiptare për rreth 1300 ton armë e municione kimike të Assadit, kur edhe me armiqtë shekullorë serbë ne për para kemi shkelur edhe konventa ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria, që në kohën e qeverisë Meksi? Vështirë! Unë besoj fuqimisht se binomi Rama –Kodheli nuk është hajdut dhe i kriminalizuar si pararendësit Berisha-Imami, por kaq nuk mjafton. Për shkak të ngadalësisë në pastrimin e pisllëqeve të së kaluarës dhë për shkak të emërimit të ylyfmatrakëve dhe aguridheve në vende me spec për sigurinë kombëtare të Shqipërisë unë besoj se ekipi i ri rilindas, nuk ka kapacitete ndonëse nuk i mungon dëshira dhe vullneti, për të neutralizuar ndonjë tentativë për të bërë shumë lekë edhe me LHL-të e Assadit, apo për të përsëritur një Mega Gërdec nga tahmaja apo nga mendjelehtësia kriminale.

Sugjerime ministres Kodheli dhe znj.Spiropali

Për të verifikuar demontimin e municioneve serbe kimike në Mjekës, si edhe trrafikimin e tyre të mundshëm modestisht do i sugjeroja Ministres Kodheli dhe zonjushës Spiropali të kryenin verifikimet e mëposhtme:

1 – Mund të verifikohet nëse AKSHE-ja ka dhënë leje për importimin e këtyre municioneve nga Serbia, apo nga firma fasadë malazeze si psh. MDI (Montenegro Defence Industries).

2 – Mund të verifikohen urdhërat e shërbimit, dietat etj të makinave tip “Kampanjola” të policisë ushtarake dhe personelit të kësaj policie,  nëse kanë shoqëruar mjete transporti me ngarkesë ushtarake nga Bozaj-Hani Hotit për në thellësi të territorit shqiptar.

3 – Mund të verifikohet bërja hyrje në magazinat e ULP Mjekës të këtyre predhave serbe. Meqenëse gjatë demontimit të predhave speciale kimike, fumogjene etj sasia e eksplozivit T 4 (RDX-eksogjen) është shumë e vogël krahasuar me demontimin e predhave thërmuese tip HE të të njëjtit kalibër 120 mm,  mund të konstatohet një indicie më shumë se çfarë lloj predhe mortaje serbe është demontuar në Mjekës. Për këtë mjafton të krahasohet sa lëndë plasëse del nga demontimi i të njëtit numër predhash normale dhe sa faktikisht është bërë hyrje në magazinën e fabrikës.

Nëse banda kriminale që komandonte më parë Ministrinë e Mbrojtjes ka zhdukur dokumentacionin, në regjistrat e doganave shqiptare kanë ngelur gjurmë të hyrjes së këtyre predhave serbe. Mjaftojnë dokumentimi në doganë i kësaj hyrje për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Më së paku kjo aferë është turp kombëtar dhe hajdutëri, më së shumti është shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë nënshkruese, deri te larg qoftë ndihmë aktive për filiale të terrorizmit ndërkombëtar.

Pas kësaj afere të municioneve kimike serbe në Mjekës as që ia vlen barra qiranë të diskutosh për kapacitete, aftësi dhe përvojë demontimi LHL-sh dhe municionesh në Shqipëri apo për aventura për asgjësim të një arsenali të stërmadh LHL-sh dhe armësh kimike si ai i Assadit të Sirisë.

Besoj se Ministrja Kodheli si antipod i ish ministrit Imami krahas pjesëmarrjes në shfaqje teatrale për emancipimin e femrave, krahas caktimit se cila gazetare do të “Inbedded”  (bashkëshoqërojë) me trupat e NATO-s në manovrat në brigjet e Detit Balltik, do të ketë prioritet edhe këtë aferë. Tashmë është detyra e Ministres Kodheli dhe organeve të tjera shtetërore ta zbardhin këtë aferë, që na nxin faqen si shqiptarë dhe që i krijon vështirësi diplomatike Kryeministrit Rama në vizitën e tij të afërt në Beograd.

 

Share This Article
37 Comments
  • Hapni proces penal per kete qe ka bere Sala ne Mjekes –Shume e thjeshte

    Porse , pse Sala ka bere kete pisllek, kjo nuk eshte justifkim qe te behet shakterimi i armeve kimike te Sisire

  • Thanasi jo te gjithe mund te jene tellall dhe budall njekohesisht
    Ti ke lind me te dyja kto cilesi ,gjate rruges je ber dhe mercenar ,servil i piste i pushtetit .

    Ju dhane 1 mil.vota kokepalaret ,qe te ndryshonin .Qe pikerisht mos te beheshin ato qe u beren nga doktor Mortis .
    Berisha kur ishte ne pushtet ,sa here i duhej ndonje alibi ,hapte dosjen kunder tjetrit .Ju cfare po beni ??? Nen shembullin e partise ,motoja “mbrojtja me e mire eshte sulmi ”
    Thashethemexhi pacavuresh ,kur te hyjne aq LHL sa te mbysin gjithe Ballkanin ,dhe kur ne treg te gjesh cianurin si qetesues per dhimbjen e kokes ,cfare do shkruash “fajin e ka Saliu’

    Ne fakt kundragazi do vendosur qysh tani , eshte e pamundur ti rezistosh idiotesise dhe servilizmit te njerzve me bisht qe na rrethjne !

    • Lere kete derdimen te paudhe si FEBEL i perjetshem se e ka vene Edi Rama qe te mbylle me finte groteske “skandalesh” HALEN e John Kerry-it qe kurbeton nga te gjitha anet.

    • Degjo ti prostopull! Ti nuk je vetem nje texhale dhe nje maskareshe, por ti nga menyra se si i drejtohesh gazetarit je nje mantinute e felliqur. Ti rrospi rrugesh nuk mund te fyesh nje milion shqiptare qe votuan kunder dashnorit tend malok , psikopatit dhe antishqipatrit me te madh te kohrave, hajdutit dhe kriminelit qe shkaterroi kete vend, me epitetin “kokepalare”. Ke kaluar ne menopauze ose nuk po gjen myshterinj prandaj nuk te pushon goja e felliqur. Rrugaçe e ndyre. E deklaron vete se ke qene dhe je e rrethuar me njerez me bisht, pra nga meshkuj, se vetem ata gjenetikisht kane nje nga ato qe ti i do me “kundragaz” se kerkon te mbrohesh.

  • Ne 97 ky vampir,beri gati valixhet per te ikur,tani cfare garancie ka qe po rri e po fshihet pas Lul Bashes? Nje apel kam per Edi Ramen,Gjarperi shtypet nga koka,Te gjitha keto prova qe inkriminojne Berishen,neqoftese nuk e cojne ne banken e te akuzuarve do te kthehen kunder teje sic ndodhi me Fatos Nanon.

  • Kjo qe shkruani iku dhe shyqyr qe u mbyll pa pasoja. Duhet te hapim syte dhe te mos pranojme demontimin e armeve te Sirise. Po i pranuam keto do te jete nje katastrofe per vendin. Ky vend i vogel , pa teknollogji per te tille punrash e ka te pa mundur ti kryeje keto procese.
    Te hapim syte sot ,neser do jete vone.

  • LLafet i mere era,gjeni fakte e propozojani prokurorise se na shkateruat ju te medjas trunin,gazeta nuk shkruan kot po mban pergjegjsi te plote ose mos ta publikoje se denohen ose mos e publikoni.

  • Qytetare te Shqiperise! per jeten tone dhe te femijeve tane, ju ftoj te dalim ne proteste cdo dite kunder shkaterrimit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi! Cdo familje ne ballkonin e shtepise se vet te vare nje parrulle ku te shkruaj: JO ARMEVE KIMIKE!

  • ZOGU SHITI VERMOSHIN, ENVERI SHITI BYTHEN, SALIU SHITI DETIN, PO EDI?

    sepse sic po tregojne punet dhe bathet e nastradinit Edi Rama eshte ne rruge te shese gjithe Shqypnine per interesat e Internacionalizmit Global dhe te Paqes Boterore. Heshtja si SKUTH deri tani e Edi Rilindasit jo vetem te fut friken, por te krijon pershtypjen qe ketij Artisti Autodidakt nuk i plas fare per mendimin e Sovranit qe i dha votat si dede me symbyllur. Vetem po te lexoje komentetet ne media te idhtareve te tij te djeshem do te bindet se po te vazhdoje ne kete rruge do t’ja beje kthimin ne pushtet Sali Berishes shume me te lehte se Fatos Nano ne vitin 2005 qe per momentin eshte jashte realitetit shqyptare dhe po mbron pronat e Bashes me ndertime mbi det me shume se fatin e Vatanit. Pse vepron keshtu Edi Rama si servil patallogjik i te FORTIT? Ne Gerdec kur i tha Saliut “Te roni vete!” pa i shkuar mendja t’i kerkoje llogari SHBA-s pse financoi firmen private “SALIU&SON” me 300 milione USD te cilat i zbardhi BUMJA ne Gerdec? Pse tani vepron ne te njejten menyre kur ka hypur ne karriken e pushtetit dhe hesht si SKUTH per nje krim te papare qe po i ben Vatanit dhe qe do te kujtohet ne histori jo si Vermoshi i Zogut, por si nje NOSTRADAMUS unikal albanez, shembelltyre e nje bythashitje makaber, tipike per popuj qe nuk dine te prodhojne asgje vete, por presin lemosha dhe kocka nga Aleatet Strategjike. Ku shkuan premtimet elektorale per rimekembjen e bujqesise, per taksen PROGRESIVE per barkderrat e biznesit te madh, per turizmin dhe zhvillimin rural, per shendetesi dhe ilace falas dhe per nje Shqypni ndryshe nga ajo e Saliut? Me siguri te gjitha kane shkuar ne HALEN e servilizmit ndaj te FORTIT, jo ndaj NATOS, sepse NATO nuk eshte SHBA-s as John Kerry qe po kerkon cmimin e tij NOBEL per paqe ne kurriz te shqyptareve. Detyrimet e Shqypnise qe vijne nga antaresia ne NATO i kane te gjitha vendet e tjera te kesaj organizate me detyra mbrojtje difensive dhe Shqypnia i ka kryer me shume korrektesi. Anglia, Franca, Italia, Gjermania terrhoqen te paret trupat e tyre nga Iraku dhe Afganistani, por Shqypnia vazhdon t’i mbaje. Askush ne NATO nuk u kujtuat te akuzoje keto vende per vendimarrjet e tyre ne perputhje me vullnetin e popujve perkates per ANTI-AMERIKANIZEM, perkundrazi u be e ditur se keto vendime ishin ne perputhje me statusin e kesaj organizate. Pse atehere:

    AVOKATET E DJESHEM TE SALIUT DHE AVOKATET E PERHERSHEM TE ENVERIT

    jane bashkuar te gjithe si nje GRUSHT i vetem dhe jane transformuar ne AVOKATE te bindur dhe te zellshem te Edi Rames ne kauzen e tij per te shitur Shqypnine per “DY ASPRA”? Kjo eshte nje ceshtje qe duhet hulumtuar me kujdes nga Shoqeria Jone, por edhe nga media, sepse aferat e Saliut me Serbine dhe Bosnjen ne Qaf Molle apo ne Fush Bathore nuk prekin me njeri dhe artikuj te tille vetem sa ngrene me te drejte PANIKUN qe dicka e llahtareshme po pergatitet te “Fusha e Zeze” pas Ambasades Amerikane ne Tirane dhe ne keto situata konceptet per NATO-n dhe Aleancat Strategjike kalojne ne plan te dyte, sepse fjala qe MORTJA po hyn ne shtepine e shqyptareve si ne dasem.

    • Ne për para kemi shkelur gjithçka! ????

      E di autori se cfare domethenje ka kjo shprehje qe e ka perdorur si titull paragrafi me te zeza?

      Por jo “NE” te gjithe ama, por ata qe e kane bere nuk ka diskutim qe jane te tille.

  • Interesi i Shqiperise eshte c’militarizimi i vendev fqinje sidomos kur ato jane edhe armiq te kombit tone.Ne prej kohesh shohim nje perpjekje titanike te miqve te Izraelit,per te cmilitarizuar vendet per rreth ketij vendi.
    Pra nqs keto arme serbe vertete jane demoluar ketu,me vjen mire qe shyqyr minisrtia e mbrojtjes paska bere me se fundi nje pune te mire.

  • Ne rast se kjo ka ndodhur dhe vertetohet,duhet te veproje ashper ligji mbi cilindo qe ka urdheruar kryerjen e veprimeve te tilla.

  • Kur u demontuen armet kimike te Shqiperise ne Mjekes me 2007 amerikanet i moren pajisjet e demontimit dhe nuk i lane aty>Tani ju me ate boshnjakun e paguar per te mashtruar na tregoni me cfare i demontuan armet kimike serbe?Me shurre

  • nuk do ta besoja por prokuroria duhet menjehere ta marri ne shqyrtim kete ceshtje ashtu sic mori edhe problemet me zgjedhjet ne korce pa kurfare padie ne rast te kundert e them me plot gojen qe prokurori llalla duhet te dorehiqet,se zotnia ne fjale trajton probleme te njeaneshme dhe jo te hudhi ca firma gjoja bashkepunimi me shish shkurt futja pordhes.

  • Mos prisni që Kodheli të bëjë punë ligjore!Ju kujtohet deklarata per shtepinë e ushtarakëve që e grabiti per Seli PD? E nisi postin e ministrit me një premtim genjeshtër dhe nuk dha dorheqje!Pse? Si mundet ti kerkohen deklarata kësaj ministre që premton dhe c’ndrrohet! Nderi ish,nese diktohej nga të tjerë,DORHEQJA,pasi dhe ndjesa nuk vlen !Do mesohemi të kemi ministra të vertet, kur të zhduki Sovrani partitë politike,duke i varrosur të gjitha si kriminalen PD! Mos prisni deklarime nga Mimi Kodheli, pasi ajo nuk është e vendosur si legjendari Riza Kodheli…Eshtë thjesht,ministre e emruar nga NJESHI partiak!…

  • Une e kam thene para 3 vjetesh se SALI BERISHA eshte kriminel i lindur e pse jo edhe i edukuar si kriminel.
    AI e ka marre dhe e ka ruajtur kolltukun e tij me veprime kriminale duke zhdukur dhe vrare njerez qe e kane vezhguar ose kundershtuar ATE njeri te zi sketerre.
    KY njeri per kolltuk dhe PARA shet edhe gran,vajzen dhe djalin..
    SALI BERISHA ESHTE NJERIU MONSTER..!!!

  • Edhe une mendoj qe qeveria qe iku ka bere lloj, lloj asgjesimesh armesh kimike etj,etj dhe te gjitha perfitimet kaluan ne xhepat e familjes….Zhurma qe behet eshte e stisur pasi jan bere demontime ne si kemi mar vesh dhe te ardhurat nuk jan futur ne buxhet…Sala ja ka ndjer lezetin….Mire eshte qe keto ti kontrolloj shteti te behen trasparente,,,

  • sado te perpiqen megafonet e edi rames nuk mund ta justifikojne dot ate vendim kriminal qe mund te marri qeveria ,duke sjelle armet kimike..eshte TURP qe disa merakosen per edi ramen sesa per shendetin e tyre

  • Nuk eshte zgjedhur per keto pune, kjo qeveri. Keto jane gjera qe kerkojne kohe dhe nerva te forta. As njeren, as tjetren nuk i kane keta me bollek.
    Shtypit shqiptar i ka “rene ne preher” detyrimi per te mbrojtur vendin dhe qytetaret e tij nga veprime te papergjegjshme te qeverise se re, qe erdhi si rilindje por po i sjell vendit rrezikun e vdekjes kimike.
    Artikuj te tille, ne vende me nje sistem politik funksionues, sjellin nje termet te vertete ne radhet e parlamentit. Ngritja e nje komisioni parlamentar, per kete ceshtje, eshte gjeja me minimale qe duhet te kerkonte parlamentari shqiptar.
    Nuk jam shume i sigurte nese Edi Rama i ka kellqet dhe kapacitetin per te marre persiper nje detyre te tille. Politika e kesaj qeverie deri me sot i ngjan atyre fishekzjarreve te zhurmshem qe per disa minuta, ndricojne qiellin ne nje nate te ftohte. Pas mbeten, pirgje me plehra dhe era e rende e kapsollave.
    Shqiptaret kerkojne sot nje politike kombetare, nje politike qe rrin larg efekteve mediatike dhe sensacionit te momentit. Ata kerkojne nje qeveri te gatshme te mbroje ligjin dhe kushtetuten dhe jo nje kryeminister qe perdridhet dhe sfumohet, pa qene i zoti te jape pergjigje te pergjegjshme per ceshtje me interes kombetar. Shqiperia nuk eshte ne gjendje te ngope me buke banoret e saj. Shqiperia ka humbur drejt perendimit edhe ate pak inteligjence qe ishte ne vend para nisjes se ketij tranzicioni pa fund. Ky vend nuk ka kapacitetet e nevojshme per te cmontuar sasi te tiila armatimi.
    Nje kryeminister qe pretendon dicka tjeter eshte nje tragjedi per kete vend dhe shpresen e shqiptareve per ndertim te shtetit ligjor. Eshte per te ardhur keq por duket e pashmangshme per shqiptaret qe Gerdecet te jene pjese e qenies se tyre. Kete here do te ndryshoi vetem emri,,,ne Mjekes.
    Kur shkrihet bora, i dallon me mire mutrat qe kane mbuluar token. Bora e Edi Rames po ia nis te shkrije me shpejt sec kishim menduar.

  • Dolen ata qe u qante zemra per lindjen komuniste qe me ne fund te shajne imperializmin amerikan, tani ju ka mbetur te rilexojne edhe njehere Rreziku Anglo-Amerikan ose kerkoini Nastardinit tju referoje, se e njeh mire se e ka perkthyer, sipas asaj qe vete ka deklaruar.

  • eshte sqaruar se nuk behet fjale per arme kimike,por per komponente kimike,te cilet asnje shtet budalla ne bote nuk i mban te bashkuara por veç e veç,per arsye sigurie.Edhe predhat e artilerise nuk ruhen te montuara me djegoret,ruhen veçe veç dhe montohen kur nevojitet te perdoren.Nga keto komponentet kimike,disa perdoren edhe per plastike,si fozgjeni dhe kloropikrina,madje kane perdorim shume te gjere ne industrine kimike dhe plastikat.O njerez,lexoni dhe rifreskoni dijet,mos u perdorni nga xhambazet dhe kafshet ideologjike si Berisha me shoke.Ok,te mos i pranojme keto lende,por te jemi te qarte mes nesh per çfare behet fjale.Nuk ka shkence pa rrisk,s’ka zhvillim pa rrezik,edhe ilaçi i rrobave qe perdorin grate per lavatriçen perben rrisk ekologjik,edhe vaji qe piqni patatet a e dini se demton ambientin kur e hidhni jashte?Ore,mos beni si kalamaj,gjykoni me mendje te kthjellet,mos u perdorni nga sharlatanet.

  • z.braqe ,blushi dhe deputet te se majtes. si votues i juaj ju kerkoj; ne nje kohe me te pershtateshme te kerkoni qe ; populli shqipetar te ngrihet ne proteste dhe te kerkoj dergimin para drejtesise te te gjithe atyre qe kane abuzuar me pushtetin.per kete do te shihni se sa njerez do manifestojne .ne qoftese rama nuk do te degjoj zerin e tyre le te largohet sa me pare .ndryshe berisha me shoke nuk do te ju lene te qete.

  • “Ai që krahason plastikat dhe letrën me armët kimike ka një problem mendor të jashtëzakonshëm. Këtë po e refuzojnë vendet më të zhvilluara europiane dhe po e merr një njeri që mund të quhet gjithçka por jo normal. Refuzimi nuk dëmton aspak partneritetin me vendet perëndimore”, tha Berisha
    Po ,ky e di se ç’jane LHL sepse donte te mposhtete popullin e Shqiperise se jugut me keto arme ,ky eshte Sali Berisha ,nuk ka nevoje per zgjatje me komente te tjera

  • -nato,nato,nato..ja pra Sali kjo eshte Nato qe na ke futur dhe s’ke bere keq,por menyra si lavderohesh..pro dhe kunder,me ben te mendoj, per aftesite e tua mendore dhe shprehese.
    ..TE DREJTAT DHE DETYRAT E NATO-s ne shqiperi nuk ke denjuar te na i zberthesh.
    -Fillo..

  • Po a ka helm me te rrezikshem , a ka mbetje toksike me vdekjeprurese se helmi Sali Berisha?!
    Ky ja ka marre ne kthese te gjitha mbetjeve toksike apo lendeve helmuese. Sa shqiptare kane gjetur vdekjen nen mbreterimin e kesaj monstre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *