Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, komenton në Tuiter pas takimit me kreun e opozitrës shqiptare. Fule shkruan se gjatë takimit me Bashën është diskutuar për dialog konstruktiv politik.
Sipas komisionerit Fule, opozita duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe të kontrubuojë për një dialog politik konstruktiv në vend.
Fule u takua me Bashën gjatë qëndrimit në Tiranë, ku kreu një sërë takimesh mr krerët e maxhorancës dhe qeverisë.
