Nga Viktor Malaj
Do vazhdojë qeveria sot me tërmetin si qeveria dje me përmbytjet që shpallte fajtore hënën dhe baticat? Apo do nxirren mësime dhe përgjegjësi, morale dhe ligjore, individuale dhe kolektive si kusht për të zvogëluar dëmet kur natyra ta lëkundë tokën përsëri? Ne si shoqëri do vijojmë me “ai gjarpër që nuk më kafshon mua, u bëftë 100 vjeç”? Një analizë mbi virtytet dhe veset që na nxorri në pah tërmeti
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme tragjike njerëzore dhe dëme të rënda materiale. Për fat të keq, fenomene të tilla natyrore kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha edhe ndër popuj më të mëdhenj e më të zhvilluar se ne dhe në vende me zhvillim shumë më të madh se i yni dhe me histori shtetfunksionuese shumë më të gjatë se shteti shqiptar.
Tërmeti më i fundit që ndodhi në Shqipëri shkaktoi dhimbje të madhe për jetët njerëzore dhe keqardhje për dëmet materiale. Ndërkaq fatkeqësia natyrore nxori në pah sa cilësi pozitive të popullit tonë, aq edhe vese dhe ligësi tonat.
Pas fatkeqësisë, u shpërfaqën virtyte njerëzore si dhimbja për viktimat dhe gatishmëria për të ndihmuar me aq sa dinin dhe mundnin. Solidariteti njerëzor me familjet, fshatrat dhe qytetet e dëmtuar ndriti si nuk e prisja për shkak të përmbytjes së shoqërisë me ndotje morale gjatë këtyre tre dhjetëvjeçarëve të fundit.
Përveç njerëzve të inkuadruar në strukturat shtetërore që e kanë për detyrë ndihmën e parë në shpëtimin e të mbijetuarve dhe në nxjerrjen nga gërmadhat të të vdekurve, shumë qytetarë shqiptarë dëshmuan ndjenja humane dhe përkushtim vëllazëror kombëtar për t’iu gjetur pranë cilitdo që e kishte pësuar nga goditjet e tërmetit.
Siç e dimë, Forcat e Emergjencës Civile, Policisë së Shtetit, ato zjarrfikëse dhe të shëndetësisë bënë një punë që meriton mirënjohje dhe respekt nga cilido. Respekt, mirënjohje dhe nderim meritojnë edhe të gjithë ata shqiptarë, brenda dhe jashtë kufirit shtetëror, të pasur apo të varfër, që shprehen me fjalë dhe me veprime gatishmërinë e tyre për të dhuruar vlera monetare apo edhe banesa në shërbim të të dëmtuarve.
Gatishmëria e shqiptarëve të Kosovës për të ndihmuar me njerëz, mjete, oferta strehimi në Kosovë, por edhe me mënyra të tjera mbetet shembull vëllazërimi dhe tregues i ndjenjës kombëtare. Mirënjohje meritojnë edhe ato qeveri dhe pjesëtarë të kombeve dhe shteteve të huaja që u treguan të gatshëm të dërgonin në Shqipëri specialistë dhe punonjës të emergjencave civile.
Si kudo dhe kurdoherë, detyrimi dhe përgjegjësia kryesore në reagimin e menjëhershëm dhe marrjen e masave kundrejt pasojave të fenomeneve natyrore i takon qeverisë. Përgjithësisht, duhet thënë se Qeveria shqiptare reagoi shpejt dhe me përgjegjësi. Ajo po vazhdon të marrë masa të rëndësishme për sistemimin e të mbeturve pa strehë dhe kurimin e të plagosurve nga tërmeti.
Tërmetet, ku dhe kur më shumë e ku dhe kur më pak, shkaktojnë dëme dhe tragjedi. Është me rëndësi të madhe që pas çdo fenomeni natyror dëmsjellës të bëhen analiza për të nxjerrë mësime dhe përgjegjësi, morale dhe ligjore, individuale dhe kolektive si kusht për të zvogëluar dëmet kur natyra ta lëkundë tokën përsëri.
Tërmeti nxori në pah disa mangësi serioze tonat, si shoqëri dhe si shtet. Të menduarit shkurt, të menduarit sot për nesër, mosnxjerrja e mësimeve nga pësimet tona dhe të të tjerëve, mosrespekti i ligjit dhe rregullit, sakrifikimi i tyre për hir të përfitimeve politike e materiale të çastit, indiferenca ndaj ligjshkelësve, fqinjëve dhe bashkëqytetarëve që janë mospërfillës të normave të sigurisë kolektive, sipas thënies së pamoralshme që “Ai gjarpër që nuk më kafshon mua, u bëftë 100 vjeç”, janë disa nga tiparet negative, mjerisht të shumicës prej nesh por edhe disa prej shkaqeve pse ne e pësojmë rëndë.
Sikur, gjatë këtyre 30 vjetëve, të mos kishim menduar e gjykuar siç shumë prej nesh kanë bërë, sikur të ishim sjellë dhe të kishim vepruar “me mend në kokë”, domethënë të kishim respektuar normat morale dhe, mbi gjithçka, kriteret teknike dhe ligjore të urbanizimit dhe ndërtimit, dëmet e pësuar nga ky tërmet do të kishin qenë dukshëm më të vegjël.
Dhe, jo vetëm dëmet nga tërmetet, por edhe ato nga përmbytjet apo fenomene të tjera natyrore do t’i kishim pasur më të vegjël.
Cilësitë negative të sipërpërmendura kanë qenë dhe mbesin pjesë përbërëse e mendësisë, gjykimit dhe drejtimit edhe të mjaft qeverive qendrore dhe vendore që me votat tona u kemi dhënë besimin për të na qeverisur.
Prirja e shumëkujt prej nesh për t’i vlerësuar si burra të mirë, zemërmirë, humanë, atdhetarë apo “burrë shteti” ata që iu hapin rrugë, nën maskën e “dashamirësisë, liberalizmit, demokracisë” etj., apo kundrejt ryshfeteve, sjelljeve tona të padenja dhe veprimeve tona antiligjore, do të ndëshkohej një ditë, siç u ndëshkua në 26 nëntor. Sikundër jemi ndëshkuar gjatë përmbytjeve të gati një dekade më parë.
Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjës moralë por edhe ligjorë për katrahurën urbanistike të Shqipërisë janë shumica e drejtuesve dhe qeverisësve qendror dhe vendor. Lejimi i ndërtimeve pa leje dhe pa projekte urbanistike, dhënia e lejeve të ndërtimit për projekte që s’iu përgjigjen normave teknike dhe ligjeve të shtetit, miratimi i ndërtimeve në kundërshtim me projektet përkatës akuzojnë këdo që ka mbajtur apo mban poste shtetërore në qendër dhe, sidomos, në pushtetin vendor.
Një kontroll dhe verifikim i hollësishëm, profesional dhe skrupuloz i ndërtimeve të shkatërruara, të atyre të dëmtuara, por edhe i ndërtimeve të tjera, duhet të dërgojë përpara drejtësisë ndërtues, zbatues, mbikëqyrës (supervizorë), kryetarë bashkishë, drejtues të Aluiznit dhe ZVRPP.
Kalbëzimi moral dhe korrupsioni galopant në zyrat e tyre kanë sjellë në vendin tonë çfarë nuk kanë sjellë askund në Ballkan dhe Evropë. Në vend që të ishin gardianë të ligjit ata kanë qenë ortakë të krimit dhe pasojat e krimeve të tyre nuk kanë mbaruar ende. Është shumë domethënës rasti i një hoteli të dëmtuar dhe që solli edhe pasoja njerëzore ku investuesi ishte gruaja ndërsa çertifikuesi i zbatimit të projektit ishte bashkëshorti i saj.
Me qindra raste korrupsioni dhe paligjshmërie në projektim, ndërtim dhe regjistrim kanë gjetur “strehë” në ndërtesat e tjera në të gjithë vendin.
Në veprimtarinë e Qeverisë aktuale vura re disa dukuri të papëlqyeshme.
Megjithëse ngjarje të tilla shkaktojnë hutim dhe panik kudo në botë, kordinimi i veprimeve të forcave të ndryshme në vendngjarje duhet të ishte më i saktë dhe efikas. Jo rrallë shiheshin në vendngjarje forca të tepërta, të hutuara dhe drejtues të tyre që nuk dalloheshin për profesionalizëm.
Masat për zhvendosjen e të mbeturve pa strehë dhe pajisja e tyre me çadra dhe ushqime duhej të ishte më e organizuar dhe pushteti vendor duhej t’i kishte të gatshme listat me emrat, adresat dhe telefonat e të dëmtuarve në mënyrë që të dinte në çdo kohë cilët janë sistemuar dhe pajisur me çfarë iu nevojitej dhe t’iu hiqte kështu mundësinë spekulantëve që kërkojnë të përfitojnë edhe në fatkeqësi.
Kryeministri i vendit, megjithë angazhimin e tij maksimal menjëherë pas ngjarjes, duhej të kishte dhe të ketë një administratë qendrore ku secili i di dhe i kryen detyrat e veta. Është kohë e humbur për drejtuesin gjeneral (të përgjithshëm) të kryej detyrat e vartësve, deri tek vendosja e njerëzve pa strehë në makina për t’i nisur drejt qendrave të sistemimit, siç pamë në ekranet e TV. Organizmat e posaçme shtetërore duhet të formohen, pajisen dhe stërviten sipas legjislacionit përkatës me qëllim që kur ndodh fatkeqësia secili pjesëtar i strukturës shtetërore të kryej me shpejtësi dhe maturi detyrat e veta.
Qeveria shqiptare duhet të bëjë sa më shpejt të qartë se çfarë ishte konstatuar dhe vendosur nga specialistët përkatës gjatë kontrollit të ushtruar menjëherë mbas tërmetit të 21 shtatorit 2019 dhe të dërgojë për ndjekje penale ata zyrtarë që mund të kenë shpërfillur përfundimet e ekspertëve.
Gjithashtu, është përgjegjësi e strukturave përkatëse fakti që në vendngjarje shumë punonjës shpëtimi nuk kishin kaskat dhe mjetet e tjera të domosdoshme të sigurisë për veten e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit nën rrënoja. Mungonin qentë e stërvitur për të pikasur të mbijetuarit dhe trupat e pajetë nën gërmadha.
Këto mangësi nuk mund të kompensohen me urdhërime të tilla si ai për dhurimet që duhet të bëjnë punonjësit e administratës. Çështjen e dhurimeve nga punonjësit e administratës shtetërore Qeveria duhet t’ia lërë tërësisht moralit, dëshirës dhe mundësive të secilit punonjës të shtetit. Çdo formë imponimi është e gabuar.
Në përgjithësi, duhet thënë se politika mbajti një qëndrim korrekt dhe këtu nevojitet të pohoj se, i këshilluar nga ndonjë i mençur pas shpinës së tij, z. Lulzim Basha mbajti qëndrimin e duhur pavarësisht disa shkarjeve që ka filluar tash së voni. Qeveria e sotme, së cilës ai shpreson t’i zërë vendin, mban përgjegjësi për menaxhimin e situatës pas – tërmet ndërsa lidhur me paligjshmërinë e ndërtimeve para tërmetit janë përgjegjëse të gjitha forcat politike dhe ajo e z. Basha më shumë se cilado tjetër.
Siç u shpreha në fillim krahas virtyteve, menjëherë mbas ngjarjes tragjike u shfaqën edhe veset dhe ligësitë e një pjese të shoqërisë tonë. Me disa përjashtime të vogla, llumi ordiner (ajo pjesa keqbërëse e shoqërisë), u tregua i vetëpërmbajtur, ndryshe nga si ndodh në raste të ngjashme në vende të tjera që kjo kategori vërsulet pa mëshirë për të vjedhur dhe grabitur.
E, ndërsa llumi ordiner u tregua “i ndjeshëm”, llumi politik, llumi publik, domethënë llumi “elitar” u rishfaq me gjithë “madhështinë” e tij, “madhështi” që nxiti edhe budallallëkun.
Ligësia dhe budallallëku u shfaqën tek politikanë, gazetarë, analistë apo akademikë që përpiqeshin të fajësonin qeverinë për tërmetin dhe pse nuk kishte dëgjuar “paralajmërimet” e Presidentit dhe, sidomos, të një sizmologu grek të cilin na propozuan ta dekorojmë për “njoftimin” se do të ketë tërmete të tjerë.
Figurave politike të zhvlerësuara po aq sa edhe rrobat e Gabit, të tillë si Bujar Nishani, i cili shpallte mosekzistencën e shtetit dhe mungesën e plotë të ndihmës ndaj qytetarëve të dëmtuar dhe, rrjedhimisht, mungesën e plotë të shpresës, Petrit Vasili, Edi Paloka, udhëhumburi Luçiano Boçi etj. iu qëndroi në krye Ai, i përhershmi Sali Berisha, shëmbëlltyra e ligësisë dhe amoralitetit, pafytyrësisë dhe mungesës së plotë të skrupujve.
Qysh në fillim, siç ka bërë përherë, iu vu punës për të shkurajuar njerëzit dhe përhapur panik me synimin të dëmtojë Qeverinë por, në të vërtetë, po dëmtonte popullin. E nisi me “njoftimet” për çarje masive të tokës, vjedhjen e ndihmave (jo shpërndarjen) dhe mbërriti deri në fajësimin e Qeverisë për rënien e tërmetit.
Njeriu që, kur ishte Kryeministër dhe u përmbytën zonat e Shkodrës e Lezhës në vitin 2010 shpalli si fajtore hënën që shkaktonte batica dhe se ” fenomene të tilla ndodhin një herë në 100 vjet ” por i ndodhi përmbytja edhe vitin pasardhës, tani, nga kolltuqet luksozë të studios së shtrenjtë që ia ka dhuruar njëri nga oligarkët me të shkuar të dyshimtë kriminale, shpalli se tërmeti i 26 nëntorit ishte shkaktuar nga ” Syri i Kuçedrës “, një pellg me ujë afër kepit të Rodonit ku Rama kishte ndikuar për keq duke ia zënë grykën me dhjetëra trajler.
Ligësia e tij dhe synimi për të ngjallur pakënaqësi dhe panik arriti kulmin kur u përpoq të bindte shqiptarët se forcat qeveritare që po prishnin me eksploziv një ndërtesë të lartë të rrënuar nga tërmeti, kishin zënë brenda dhe mbytur edhe një njeri të gjallë.
Ligësia që ka shoqëruar gjithë veprimtarinë e tij politike tridhjetë vjeçare duket se tash, në pleqëri, ka thirrur në ndihmë edhe marrëzinë e paskajshme. Për të bindur shqiptarët se Qeveria po vret njerëz të pafajshëm gjatë prishjes së ndërtesave të dëmtuara sillte një video ku dukej prishja e ndërtesës me eksploziv dhe, gjatë apo menjëherë pas shpërthimit dëgjohej piskama e një njeriu që shoqëronte shembjen dhe që ndodhej diku afër kameramanit që filmonte aktin. Por, sipas ligësisë dhe budallallëkut berishist, ai ishte zëri i një njeriu brenda godinës “i aftë” të dëgjohej përtej zhurmës së madhe të eksplozivit.
Duke e ndjerë të nevojshme të bëjë shokë si veten në veprimtarinë politike kriminale, ai po përpiqet të njëjtësojë pasojat e fenomenit natyror të quajtur tërmet me ato të veprimtarisë së pastër kriminale të qeverisë së vet në Gërdec 11 vjet më parë, duke na thënë se të dyja ngjarjet janë njësoj krime shtetërore.
Duket qartë se, po t’i heqim aureolën e njeriut politik dhe të posteve që ka mbajtur dikur, Sali Berisha na shfaqet, siç është në të vërtetë, një plak bandit që nuk njeh asnjë parim, asnjë normë morale për shkak të ndjenjës së pushtetit dhe sundimit. Nuk ka prehje i mjeri Salë.
Por kaq të mjerë janë edhe të përmendurit më lart që mënden në biberonin e zullumqarit. Fatkeqësisht mbeturinat tona politike mbijetojnë.
Pavarësisht se tërmetet as mund të parashikohen dhe as të parandalohen, duke e ditur se Shqipëria është pjesë e zonave sizmike me mundësi të theksuara për lëkundje të tokës, të gjitha qeveritë shqiptare duhej të kishin marrë masa për të parandaluar ndërtime jashtë kritereve shkencore, si dhe për trajnimin e forcave njerëzore dhe pajisjen e tyre me mjete moderne përkatëse dhe ndërhyrëse.
Të gjitha qeveritë, pa përjashtim, janë përgjegjëse morale të faktit që, me një histeri dhe marrëzi të pashembullt, kanë larguar gjatë këtyre viteve trurin e kombit, specialistët më të aftë edhe në fushat e sizmologjisë dhe të ndërtimit, duke i zëvendësuar me rioshë pa eksperiencë por që rrinë lepe-peqe ndaj drejtuesve shtetërorë.
Në përgjithësi duhet thënë se media ka bërë një punë të mirë në ndjekjen dhe pasqyrimin e gjendjes dhe masave të marra dhe të ndihmave të dhëna nga Qeveria, qytetarët dhe fondacionet e ndryshme të bamirësisë. Megjithatë, u vunë re edhe mjaft mangësi profesionale dhe papërgjegjshmëri qytetare. Nuk mendoj se ka qenë e nevojshme dhe as e dobishme transmetimi 24 orë pa ndërprerje dhe prania po kaq gjatë e kamerave në zonat e dëmtuara duke treguar ndërtesa të shkatërruara dhe, sidomos, njerëz të plagosur, të zënë nën rrënoja apo edhe të vdekur.
Ky lloj pasqyrimi është i dëmshëm për të gjithë qytetarët. Veçanërisht për fëmijët, adoleshentët dhe për kategori të veçanta sociale, sepse nga pamje të tilla pësojnë tronditje me pasoja të rrezikshme.
Të mbeten në kujtesë disa raste të mungesës së profesionalizmit të transmetuara nga masmedia. Një gazetare kishte shkuar në spital ku ndodhej një adoleshent i plagosur dhe, megjithëse e dinte se të afërmit e tij kishin pësuar vdekje dhe plagosje, në prani të djalit i pyeste të afërmit për nënën e tij tashmë të vdekur.
Një gazetare tjetër, ndërsa një qytetar durrësak i thoshte se nuk kishte asnjë dëmtim të banesës por ishte i papunë dhe se shteti nuk i jepte kurrfarë ndihmash, gazetarja iu kthehej teleshikuesve dhe iu thoshte: “Ja pra, kjo është situata në Durrës”, në vend që t’i thoshte qytetarit se ndihmat janë për njerëzit e dëmtuar nga tërmeti dhe jo për ata që i dëmton dembelizmi i tyre.
Një gazetare e tretë u shfaq pranë një vile luksoze të padëmtuar fare nga tërmeti dhe, ndërsa pronari i saj milioner i shpjegonte se i kishte dërguar të pesë fëmijët e vet në Austri për shkaqe sigurie por ndihej “i braktisur” nga shteti sepse “nuk më kanë ofruar kurrfarë ndihmash”, gazetarja, në vend që ta këshillonte qaramanin e pakarakter të kthehej të flinte në vilën e padëmtuar, iu drejtohej shikuesve duke iu thënë se “ja edhe një rast tjetër që tregon situatën e krijuar…”.
Këshillën e Kryeministrit se “megjithëse ne nuk pengojmë askënd të sjellë veshje dhe ushqime, do ju lutesha të na ndihmoni në rindërtimin e banesave të shkatërruara”, gjykatësi i gjithkujt dhe i gjithçkaje, Blendi Fevziu e shpalli si “një gjë e turpshme”.
Përveç rasteve të mungesës së profesionalizmit, segmente të veçantë mediatikë shfaqën ligësi dhe mungesë skrupujsh. Jam kategorikisht kundër futjes së gjithë mediave “në një thes” siç bëri Kryeministri dhe etiketimit en block si “qenefe, kazan” etj., por më duhet të pohoj se përveç gabimit që Qeveria bëri me përpjekjen për të penguar një shkrim llogarikërkues të gazetës “Dita” me titull “Pse!?”, në qëndrimin ndaj disa portaleve apo mediave që, qëllimisht, përhapnin panik duke sajuar dhe shpërndarë lajme të rreme si ato të dhjetëra kufomave të paidentifikuara në morg, se pritej një Tsunam nga deti apo se godina e spitalit të Durrësit pritej të binte nga çasti në çast, ajo kishte plotësisht të drejtë. Dhe madje duhej t’i kishte mbyllur përkohësisht dhe paditur penalisht.
Deklarata e KSHM-së se “Mediat duhet të përmbahen nga përhapja e lajmeve të rreme” nuk përbënte qëndrimin e duhur pasi njeriu përmbahet nga reagimet ndaj fjalëve apo veprimeve që padrejtësisht ia imponon dikush, ndërsa përhapja e lajmeve të rreme që ngjallin panik është një veprim i mirëmenduar dhe i gatuar për qëllime të liga.
Reagimet e shpërpjesëtuara dhe hipokrite të disa analistëve dhe politikanëve pa integritet moral që merrnin në mbrojtje dhe shpallnin si “fjalë e lirë” veprime që Kodi Penal i dënon, të ngjallin neveri. Por kur reagime të tilla bëhen nga Sali Berisha, i vlerësuar “armik i shtypit të lirë”, i dëshmuar si dhunues e burgosës i gazetarëve, dhe nga dashnoret e tij politike, me të cilin i bashkon i njëjti kalbëzim moral dhe e njëjta etje për pushtet, neveria ua sjell në fyt rropullitë njerëzve.
Siç e kam thënë edhe herë të tjera, mediat janë, para së gjithash biznes, ndonëse një lloj i veçantë biznesi dhe përpjekjet për t’i paraqitur ato si organizata humanitare apo shërbyese të përunjura dhe të dëlira të popullit janë spekulim, mashtrim dhe tallje. Ato janë po aq të vlefshme sa bizneset e tjerë dhe po aq të gabueshme sa çdo ndërmarrje tjetër fitimprurëse.
Vlerësuar kështu, paraqitjet e drejtpërdrejta (live) për 24 orë rresht të pamjeve tronditëse të pasojave të tërmetit mund të merren si “përpjekje për informim”, siç pretendojnë pronarët e tyre por, po aq, edhe si “përpjekje për përfitim” nëpërmjet shtimit të klikimeve, siç besoj unë dhe shumë të tjerë.
Sasia dhe vërtetësia e sinqeritetit, dhimbshurisë dhe përkushtimit ndaj popullit të manjatëve të mediave dhe të politikanëve sharlatanë janë po aq të mëdha sa është numri i personave të dëmtuar nga tërmeti që këta “shërbëtorë të popullit” strehuan në vilat e tyre luksoze dhe apartamente e tyre të panumërta.
Mendoj se Qeveria duhet të shpejtojë edhe më shumë për sistemimin e të dëmtuarve dhe, së bashku me gjithë kontribuesit e tjerë financiarë, të parandalojë çdo spekulim, keqpërdorim dhe korrupsion në shpërndarjen e fondeve të përqendruar për riparimin e shpejtë të pasojave të tërmetit.
Gjithashtu, mendoj se pas verifikimeve nga profesionistët të ndërtesave të dëmtuara, duhet menjëherë t’i nënshtrohen procesit hetimor penal ndërtues, zbatues, kontrollues të ndërtimeve, si dhe zyrtarë vendor e qendror që kanë abuzuar dhe lejuar shkeljet e ligjit. Ndëshkimi është i domosdoshëm kur bëhet për parandalimin e pasojave.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Viktor me vjen keq, e nderpreva leximin tek fjalia : “Qeveria reagoi ne menyre te eprgjegjeshme”.
E ke gabim qe vazhdon mbron nje hajdut si Rama, dhe nuk ben thirrje qe e majta ti therrase mendjes para se Rama te risjell ne pushtet Saliun.
Per Ramen, i dashur Viktor bota ekziston deri ne thellesine e bojes se fasades.
hallet tona, shqetesimet tona, madje edhe jeta jone nuk ka asnje vlere nese nuk perkthehet ne imazh propagande per te.
ne 21 vite ne politike eshte marre vetem me fasada, nuk njeh realitet tjeter vec asaj qe eshte e kapshme nga lentja e nje kamere.
nuk ka asnje respekt per ankthin, dhimbjen dhe pasigurine qe ndjen sot qytetari i vendit qe drejton. Sepse keto gjera ndihen, ato nuk fotografohen dot nga droni mijera Eurosh.
kushdo qe ka ende iluzionin se zgjidhja do te vije nga ky njeri, gabohet.
Dhe ti “zonja Vitore” pretendon se me gjithe ate carcaf llafollogjik ke mundur te shprehesh dicka me thelbesore, se ajo qe mbreti Gent e ka permbledhur me dy-tre rreshta?
Ky mbreti ketu lart te pakten e mban akoma mbi koke perkrenaren, kurse ai i yti ka dale fare fare cullak.
Hijenat jane hedhur ne sulm ,te baltosin ,te nxijne ,te shajne ,te japin mend dhe nuk me habit ky sulm pasi ky llum i shqiptareve eshte i njejti me letrat anonime kunder KADARESE per nobelin apo kunder Tiranes per marrjen e çmimit per rinine por populli eshte gjitheçka tjeter eshte ai qe ndan buken e gojes qe ndihmon pa interes qe eshte njerezor…
“Kapini hijenat” – pelliste me sa i hante ryli i fyti korqar magari duke treguar me gisht nga vetvetja.
“Kapini hijenat” – pelliste me sa i hante ryli i fytit korqar magari duke treguar me gisht nga vetvetja.
Shkrimi eshte i ekuilibruar dhe si perhere Viktori eshte racional dhe i sakte.
Hall i madh eshte qe ne nuk kemi alternativa politike.
Rama eshte nje i paafte, abuzues dhe shperdorues, perballe tij jane vrasesit e pandeshkuar.
Si i behet?
A ka me turp te madh, me paralajmerim per cka po vjen se sa kur kryepolici Lleshi i jepte leksione mbi sigurine e godinave nje inxhinieri qe sapo kishte mbaruar vleresimin godines????
Dhe duke qene nje leksion policor, Lleshi e urdheroi inxhinierin te mbyllte gojen se ndryshe do pendohej…
Kur shikon kete skene ti e kupton perse cdo qeveri ne kete vend ka investuar vetem tek zgjerimi i trupes policore. Ne nje shtet qe nuk ka per qellim t’i sherbeje qytetareve por t’i rrjepe ata, investimi nuk ka pse te jete ne zjarrfikes, inxhiniere, mjeke, psikologe apo punonjes social.
Ne nje shtet te tille investimi eshte vetem ne polici, qe perdoret si çete personale e kryetarit te institucionit.
Per kete mjafton te numerosh sa lloje policish ka ne kete vend. Apo te kujtosh se si pak kohe me pare policia bashkiake dhe policia e shtetit luftonin me njera tjetren per pallatin privat te deputetit (!!!).
Ne nje shtet ku pabarazia rritet, pushteti mbrohet permes dhunes shteterore, sepse populli nuk ka me gje per te humbur, ndersa pushteti ka shume per te ruajtur. Ne nje shtet ku pushteti humbet legjitimitetin per te bindur kalohet tek dajaku per te nenshtruar.
Prandaj, nese nuk kemi ndermend te ndryshojme sistemin, te pakten te trajnojme policet mbi inxhinierine, mjekesine, psikologjine dhe cdo fushe tjeter te jetes. Keshtu pervec dajakut do te marrim edhe ndonje sherbim publik te pakten.
Kaporale: Stop, stop, stoooop
Ingegnere: Fol, fol, fooooool
“Është kohë e humbur për drejtuesin gjeneral (të përgjithshëm) të kryej detyrat e vartësve, deri tek vendosja e njerëzve pa strehë në makina për t’i nisur drejt qendrave të sistemimit, siç pamë në ekranet e TV…” – shkruan Viktori
O Viktor, eshte psikopat o zoteri. A ke pare ndonje kryeminister qe i bertet qenit qe leh???
Po ndonje qe i klith nje femije me loder ne dore??
Pse nuk i thua gjerat em emrin qe kane dhe vazhdon u ferkon koken ketyre?
Ti nuk ke nivelin e militantucve atyre qe puthi doren Rames dhe Saliut dhe qajne si femije, a je ky nivel ti??
Nuk besoj.
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” dy ditë pas tërmetit, shfaqet para kamerave pasi kapërcen shiritin e kuq tek një pallat gati në rrënim, pa skafandër në kokë, me tullën e llustruar, duke dhënë indirekt shembullin më kriminal që banorët të mos i braktisnin ato sipas udhëzimit të specialistëve. Ai e bënte këtë veprim mendjelehtë për t’u paraqitur si trim në sytë e publikut. Dhe kush? Gazetari më bythëlëpirës i politikanëve në pushtet.
Pritshmëri…
======
Nuk është e vërtetë që hetimi për ndërtesat e dëmtuara nuk do ketë përgjegjës.
Konkretisht pritet të dalë që:
1. Për ndërtimet pa leje të dëmtuara nga tërmeti, fajin e kanë viktimat. Si ata që vdiqën ashtu edhe ata që janë gjallë e pa shtëpi.
2. Për ndërtimet në Durrës fajin e ka Arqile Goreja i PD-së, dhe pak faj ka dhe Miri Hoti i PS. Ky i fundit duhet për ballancë.
3. Për ndërtimet në Tiranë dihet, fajin e ka Bert Brojka dhe gjithmonë Lul Basha.
4. Në Lezhë fajin e ka Viktor Tusha dhe Fran Frrokaj.
5. Në Thumanë e Ishëm të gjithë ish kryetarët e komunave të PD-së.
Ky do jetë konkluzioni nga hetimet “e thelluara e komplekse” të SHBÇB në bashkëpunim me drejtorinë e anti-opozitë të hetimit në polici.
Këto rezultate hetimore do ti konfirmojë edhe vetë OSBE. Kjo e fundit do të prezantojë në gjithë hapësirën e saj të veprimit ligjet KÇK dhe anti-shpifje si modele suksesi të sundimit të një personi të vetëm.
Qeveria do për përshëndesë edhe vetë zotin që i dërgoi një tërmet të tillë që të pastrojë njëherë e mirë vendin nga e keqja më e madhe në vend: opozita.
Na qoftë për hajër pastaj!
Viktor ti e kupton cfare njerezish pa lidhje me shpirtin shqiptar jane Rama apo Veliaj??
Gjithe rilindiotet kane arritur ne absurd me zellin e tyre per te plotesuar trillet dhe fiksimet e Rames
Kaq pa lidhje ne psikopatine e tyre sa duan me cdo kush te na ndalojne edhe te kemi frike se nuk u pelqen ketyre, arrestohesh per hapje paniku!!
Kur do Rama eshte emergjence, kur nuk do duhet te mbyllet.
E degjove ti kete Veliaj cfare tha dje???
Pavarësisht se ka ende mijëra njerëz në çadra, që kanë nevojë të vazhdueshme për ndihma ushqimore dhe për produkte të higjienës qoftë në zona të Lezhës apo të Krujës e Durrësit, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj gjendja emergjente ka mbaruar.
Madje ai sot tregoi me krenari se si i këshilloi një grup të rinjsh që kishin ardhur me NATO-n në vend për të ndihmuar, se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke shijuar ata një drekë në një restorant në Tiranë.
“Takova një grup të rinjsh që kishin ardhur për shoqatën e NATO-s nga disa vende dhe një prej tyre më thoshte. Kryetar tani po bëhen dy javë që ka rënë tërmeti. Çfarë mund të bëjmë ne që të ndihmojmë? I thashë hani drekë në një restorant në Tiranë, blini një suvenir, shkoni bëni shopping “, tha Veliaj.
Nuk e besoni? Ka video
https://hashtag.al/index.php/2019/12/08/si-mund-te-ndihmoni-duke-ngrene-dreke-ne-nje-restorant-ne-tirane-per-veliajn-gjendja-emergjente-mbaroi/
Paaftesia, c’organizimi organizuar ne situata te veshtira jane cadra me e mire e nje politike, te paafte, per t’ju pershtatur situatave te vendit…Butaforia nuk ka vend ne lufte..Miresia, shpirti bashkepunimit, dhe zgjidhja ne vend e problemeve, qetesia psikologjike jane armet me te medha per te fituar kete beteje te veshtire ,por jo te pamundur me natyre…Lerini politikanet te bejne shown ne tv…Shqiperine e shqiptaret e shpetojne vetem shqiptaret e jo batakcinjte e politikes qe vetem…kerkojne te pasurohen ne kohe te tilla, me seksere, vjedhje, dhe mbi te gjta te paafte..Panikun e bejne te paaftet qe ne rast lufte pushkatohen te paret…por qe jane ombrella e politikaneve…
Një shkrim as mish e as peshk, një udhëtim i gjatë nëpër Shqipërinë e pas 90-tës me konstatime të stërpërsëritura deri në bezdi dhe vetëm kaq .
Dikur , dikur , Viktori linte gjurmë tek lexuesi , por , siç duket , Viktorit i ka sosur karburanti , kaq e pati .
S’mund të jenë të gjithë Thano që ,në 10 rreshta shpërthen energji vullkanike!
P.S.
Ai drejtuesi xheneral që Viktori i qanë hallin , është më qen bir qeni se të gjithë paraardhësit e tij – Edvini pra !
Më në fund një analizë që vëgishtin në plagë .kjo duhet shërbejë si urdhërrëfyese për gjatur rrugën e stabilizimit nga goditja e tërmetit.
Zjarri ,uji,tërmeti ,jan baras me luftën ,dhe shqipëria sot është në luftë ,dhe në luftë zakonisht mblidhet kombi nga 7 deri 70 vjeç ,për të stabilizuar gjendjen. Kush kontribon është patëriot ,kush dërtëlli është sabotues i përparimit vendit. .Opozita po dërtëlli ,kur kërkon bashkim në rresht për një ndaj atdheut e popullit ,kush devjon rend të përfitoi nga situata është =me tradhëtarin .Të gjithë të bashkuar do mposhtim fatkeqësinë që na goditi më shpejt. numri i personave të dëmtuar nga tërmeti që këta “shërbëtorë të popullit” opozita dhe magjoranca sa strehuan në vilat e tyre luksoze dhe apartamente e tyre të panumërta.
Barre te madhe fort paske marre or ti Viktori i rilindjes vonuar. Ti japesh mesime gjithkujt nga mediat, opozites dhe qeverise.
Por kjo barre nuk te takon ty, se paku per qeverine, qe ke 6 vjet qe i parfumon me shkrime fekalet qe leshon si lopa baglat. Nxirr dhe ti pra ca mesime, boll u jep leksion tjereve.
Nje shkrim perfekt si gjithmone i Viktor Malajt. Qe i ve pikat mbi “i”. Tragjedia me e madhe e ketyre 30 vjeteve te fundit nuk jane as permbytjet dhe as termetet, por shkaterrimi total i shtetit shqiptar. I gjithe mekanizmave te tij. Prej kendej rrjedhin gjithe te keqijat. Dikush eshte pergjegjes dhe duhet varur per shkaterrimin e ketij shteti. Pastaj e kane rradhen te tjeret. Ne qe na genjeu mendja se do beheshim si gjithe Europa, u beme si gjithe Afrika. Kjo eshte alfa dhe omega e tragjedise shqiptare. Jo termeti.
Nje bravo e madhe per V.Malaj ne D I T A.Gjithmon i drejt e pa mllefe politike.Nga ky shkrim duhet te nxjerrin mesime:Qeveria,Opozita e rruges e kthyer ne shoqat gjurtaresh- flakadanesh,Medjet vizive & te shkruara,shoqeria civile e gjebdur totalisht ne hije,i vogli mbi 10 vjeç,adoleshenti qe ben qejf ne disko e FB deri mosharari me shume eksperience qe ka kaluar shume termete natyrore dhe politike.
-Une si qytetar-moshatar qe nga 1992 kam vene duart ne koke kur te marrosurit SALI+AZEM lejuan njerezin te levizin & ndertojne pa kriter.. te etur me shume per vota.Dhe kjo u pa mesemiri ne Tirane me ndertimin e KIOSKAVE,ne buze-dete,ne gryka lumejsh e kanale vaditjeje,ku Edi Rama- dje dhe tsot po pastron Shqiperin nga wc-e Salizmit- delenxhi.
-Me indinjon mos-bashkpunimi i L.Bashes me Qeverine,i cili shkon te militanret e PD te Astiri e K/Teatri,kur Avaroshpetuesit SERB dore per dore me Shqipetaret e Kosovaret ben detyren ne ndihme te fatkeqve.Kjo do te thot se PD e drejton Kryekrimineli SALI me mendesit e Millosheviçit.Dhe sa te jet mbi tok ky njeri do ndjell vetem zi e me zi.Mjer Shqiperia.
-Luli ka gjynahet e tij si politikan adoleshent 7×7=42,por duhet thene troç se ai nuk vepron dot pa diktimin e Saliut.Ndryshe do perfundonte ne koshin e plehrave ose si Azem Hajdari,S Ollsashi,Arbnori,Gazidede,Spahia,zhulali,Pashko,etj.
-Po keshtu kam mendimin se KM Rama dhe qeveria po bejne çeshte e mundur ne kete fatkeqsi natyrore dhe se kam besim se do ja dali per te bere me te miren e mundeshme.Kjo edhe se Ai ka mbeshtetje nd/kombetare 99 % perveç Putinit,kur kryeopozitaret jan te diskredituar perpara tyre.
-FLM-V.MALAJ,FLM-DITA.
-Nga mallakastrioti jo anonim.
Termeti ka rene me kohe ne Shqiperi. Jane ato koncesionet qe derguan ekonomine ne gjendje kome. Eshte pra Ekonomia e shkaterruar nga nje qeveri Rama krejt e pa afte ne planin ekonomik, por e perpjekur vetem te mbuloje me gjethe fiku kete deshtim te plote. Me nje ekonomi te deshtuar nga politika te deshtuara qeverisese, termeti eshte i garantuar. Ai eshte termet me i madh nga ai i Durresti e Thumanes se perfshin mbare Shqiperine. Jane kolapsi i plote ne financa, borxhi publik stratosferik, koncesionet mafioze termetet mbi termete. Ato kane deguar vendin ne krize ne ekonomi, qe nuk ka termet qe ta fshehe dot.
Une po vras mendjen se cfare e dallon ushtarin e panjohur Viktor nga ethemi, fteri, kartarakti, hamdiu, net vjosa, dhe ndonje tjeter militaruc partiak.
E gjeta. Vetem menyra e te shkrojturit.
Ti qenke me edukate o byrazer se une po e lexoja e diku e lashe se ky Viktori nuk ka piken e turpit e te reagosh normal eshte shenje anormaliteti .
Viktori dhe kjo tufa e bagetive pellitese nuk ka asnje ndryshim mes tyre .Jane i njejti produkt i njellojte ,i njetrajtshmem ,i se njejtes mase e se se njejtes vrime jashteqitjeje .
Thone se kakerdhiat e Dhise jane keshtu ….te njejta plotesisht .Por keta me Viktorin ne krye jau kane kaluar pa diskutim fare …..keta jane kakerdhiat e Nenes Parti .
Jo nje termet por 100 termete te bien ,Viktori ,fieri ,vjosa e rosa……kakerdhia kane lindur e kakerdhia kane per te nderruar jete .
Tmerri eshte kur i thone ….bravo Viktor o pene e arte per analizen ?!?!?!? O Zot ku e ke termetin e rradhes ,kur ????
O’Yllo !
..,e drejta dhe vërteta te ti mbeten argat ,fjalë e njohur për shqiptarin ti je vetëm një argat i përjetëshëm ,e përsëri do mbetesh i tillë ,e drejta dhe e vërteta paska frikë të vi te ty ,se po erdhi ,s’ka më vlerë ! Ti dhe disa morra të blogut s’kan xhepa që ti mbash,prandaj nuk u pëlqen analiza e drejtë e brilante e Viktorit u “then” kokën ,kthehet në “mender” të paguash v……..araç.
Mos ngatrro Viktorin me kamelonët e hajdutët e llagëmit medjave të Saliut ,Lulit ,Monikës .E që ta dishë Viktor Malaj është penë e artë e medjas shqiptare .Që kur ka le ,sa pa dritën bëri betimin ,Kurr nuk harroi fjalën Atdhe !?….Prandaj O’gjarpëri Petrit bukurinë e pikave të kristalta ,çfar helmi të fortë që kish !
Po ku ka me argat se ty o ftero. Ti je argat klasik nga ata qe i servilosen cdo lloj pushtetari vetem per te perfituar ndonje kocke qyl. Epitetin kakardhi dhie ta mbash me shendet. Ate duhet ta kesh per nder se faktikisht surratin ma ke bloze tamam si bytha e fteres.
Me kete termet z Viktor ,zoti na denoi .Natyren e bukur kaq te mrekullueshme ne shqiperi e ka dhuruar Zoti .Ne mbas diktatures e shktaruam me vandalizem ,” TE FORTET ” te lidhur me politikanet e ketyre tre dekatave u versulen ,me vandalizem te pa pare ,ne bashkepunim me njeri tjetrin ,duke vjedhur ,betonizuar ,vetem e vetem per perfitime ,ne menyren me brutale kondra natyres dhe zotit .Keta cunat e Enverit ,direkt e indirekt na bene qe te lavderojme pa deshire diktaturen,dhe dihet qe diktatura ,dashje pa dashje na i la natyren e bukur te zotit ne vendin tone, komplet te virgjer .Kam diskutuar dhe komentuar prej kohesh me dhimbje shkaterimin e natyres . Dhe ky shkaterim erdhi , nga njerezit e zyrtaret me ordinere , qe kane pasur vulen ne dore ,e shkateruan bregdetin dhe kjo eshte e barabarte ,me shkaterimin e ekonomise shqiptare .Ne nuk kemi industri dhe te vetmin shanc qe patem turizmin ,ne e shkateruam brutalisht . Pra ky termet ,la pasoja te dy fishta ,qe sot e tutje ne keto gradacela te Vangjush Dakos ne Durres ,do te sjellin me negativitet dem ne ekonomi ,nuk do vijne as edhe nje turist me ,dhe me te drejte nga frika e termetit ,.U muar vesh nga te gjithe tani sidomos nga te huajt , ku ne albanistan eshte ndertuar komplet pa kontroll te shtetit e specialisteve te tij ,ashtu sic i ka bota e zhvilluar .E kam thene disa here prej vitesh .Aq shume shtreter ka ne “PLAZHIN E DURRSIT ” Sikur te vije gjithe popullsia e Kines dhe e Indise nuk i mbush dot me turiste te gjithe keto shtreter ..Mos te qeshi njeri .Ska te drejte .Me eshte dhimbsur natyra dhe prespektiva e ekonomise Shqiptare .Jemi te varfer ,e do behet me keq ,duam apo zduam ne ..E them kete fai bie direkt mbi te gjithe kryeministrat e korruptuar qe ligjerisht jane drejtore te pergjithshem te gjithe teritorit Shqiptar .E deri tek Kryetaret e Bashkive ushunjza , per te pire para ,dhe injorante bashke .Jane abuzime te tmereshme ,sinqerisht qofshin keta tani ,si do i japin llogari drejtesise ,si do justifikojne para gjygjtareve dhe prokuroreve zullumet e tyre ? ,pa aftesine e tyre ? ,pse e kane shkelur me te dy kembet ligjin? ,pse kane vjedhur troje si ne mall te babes ne te gjithe trojet shterore ,kulmi i babezise e i ijnorances ,pse e kane trajtuar vehten e tyre se keta jane pashalleret e ketij teritori ,dhe te bejne cte duan ?? .Prandaj i denoi Zoti i nderuar VIKTOR:. Por mjere viktimat komplet te pa fajeshme ,dhe doja te shtoja ,po sikur te kishim termet ne behar ,do kishim me dhjetra viktima turistesh ne ” plazhin” e Durrsit , do ishte nje tmerr i pa pare dhe per keta mua nuk me vjen keq fare ,me keq tja u bente zoti .( Mallkim vetem per banditet e hajdutet budallenj e te babezitur) .E vura ne kllapa “Plazhin “Se vetem plazh nuk eshte ,aty mer infeksion ,pa pyeteni budallin e drite shkurterine,leshko DAKO , sa vjet ka qe nuk ben plazh ne Durres ?,Por aty ka qene miniera e Vangjush Dakos per perfitime maramendese e ndare natyrisht me shefat e tij me lart .Duam apo zduam ne ,kjo eshte e verteta .Ti japim cezarit ate qe i takon .??!!?
E kam komentuar edhe nje here tjeter para termetit .
Kam bere nje here debat ,(per te mire ) me nje intelektual perendimor ,duke drekuar bashke .Konkretisht i kam thene me naivitetin tim .Natyra eshte dhurate e zotit , ju ne vendin tuaj e keni bere kete natyren tuaj akoma me te bukur se zoti .dhe duhet te keni respekt per te gjithe kryeministrat tuaj .Ai qeshi dhe mu pergjegj . E vertete cfare thoni ,por ne nuk kemi respekt per kryeministrat ,por kemi vetem respekt per specialistet, ata e kane bere natyren tone me te bukur se dhurata e zotit .Fatkeqesisht keta specialiste populli i yne nuk i njeh ,bile as si fytyre ..Por e vetmi respekt qe kemi ne per kryeministrat tane eshte , se ata kane zgjedhur gjithmone specialistet me te mire te vendit ,per tja kaluar zotit ne bukuri per natyren ..Pra ky eshte i vetmi respekt ,per kryeminstrat tane .
.Po ne vendin tone ,kush mban pergjegjesi ,dhe dihet me se miri ,keta spordhjaket tane kryeministra ,as edhe nje here nuk kane pyetur specialistet dhe ing tane .
Lind pyetja ,z Viktor ,a kemi ne specialista ., pa diskutim kemi me shumice , bile shume te afte ,por sja ka fershellyer njeri deri me sot .Tani nga termeti qe i zbuloi keta politikane nudo nga hordhiqet e babezi per korrupsion e para ,po pyesin specialistet mbas pilafit ,por jem i bindur nuk e kane seriozisht ,eshte vetem shohu politik nga ana e Rames ,nuk e diskutoj .Ai eshte i pari ti japi llogari drejtesise dhe pa harruar edhe kryeministrat e tjere te ketij tranzicioni post komunist . .Populli thote me mire vone se kurre ,kurse une them tani ka mare cdo gje fund ,sidomos ne bregdet ,dhe qe te behet duhet nje eskavator gjigant ta rrafshoje komlet , te filloje ndertimet nga e para ,por jo ne rere por minimumi 150 metra larg detit ,dhe kjo do bente qe turizmi ti rezistonte kohes dhe do zhvillohej ekonomia shqiptare . , turisti , o te babezitur ,do detin ,por mbrapa tij do natyren ,pishat e gjelberim e jo betonin e DAKOS suaj ???t ,por tani eshte teper vone , me keqeardhje eshte shkretuar komplet ,prandaj Zoti na denoi me brutalitet ,se shkateruam dhuraten e tij ne menyren me barbare ,ku edhe ne ishujt zulu nuk ka ndodhur e nuk do ndodhe kurre .
Duam ta pranojme kete dhurate shkateruese per ekonomine shqiptare dhe fajtoret e vetem jane banditet politikane te ketij tranzicioni post komunist tahfmaqare per para .??.Na moren ne qafe ,tmerr e gjynah bashke .Shikoni KROACINE ,mbahet distanca e betonizimit me fanatizem e ligj nga bregdeti per turizem dhe maxsimumi me ligj eshte vetem tre kate . dhe ske shanc me shume .. Dua te them dhe si eshte ligji ne Amerike per turizem ne bregdet . Ka me shume se 250 vjet ky ligj . Matet nje here rera , qe eshte prone shtetrore , pjestohet per 5 dhe numuri i shtreteve eshte nga kjo llogari .Pra 5 m2 duhet qe te kete nje njeri ne rere ..Kjo i reziston kohes , .Na ruaj o ZOT:
Nderime dhe faleminderit per kete shkrim Z. Viktor .