Tërmetet në Firence, TGCOM: Po ndodhin në 100-vjetorin e tërmetit që shkatërroi Mugellon

J L

Një seri tërmetesh, me magnitudë 4,5 u regjistruan në Mugello në Scarperia dhe San Piero, në provincën e Firences.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha së lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 9 kilometrash.

Shumë njerëz lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë u strehuan në makina për t’u mbrojtur nga shiu.

“Tronditja me madhësi 4,5 ishte me të vërtetë e frikshme,” tha kryetari i Skarperia San Piero, Federico Ignesti.

“Tronditja ishte mjaft e gjatë, sidomos të parat, objektet në një supermarket kanë rënë përtokë. Në zonë këtë vit shënohet 100 vjetori i tërmetit që shkatërroi Mugello-n në 1919″, tha Filippo Carlà Campa, kryetari i komunës së Viçhio, raporton TGCOM.

Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto termetet me gjase tregojne qe Deti Mesdhe ka pretendime teritoriale zgjerim kufish.
    Cfare do baj Macroni do e pranoje apo jo.Do hapin negociata me shtetin ujor te detit mesdhe!
    Pretendimet e Macronit vijne sepse Franca asht shtet i fuqishem po vete Macroni 44 vjecar nji udheheqes i ligesht,me disnivel intiligjence.Njohes i vorfen ne historine e popujve te Europes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *