Qeveria shqiptare pret që marrëveshja me kompaninë Crown Agent për asistimin e sistemit doganor shqiptar të sjellë një rritje të ardhurash për buxhetin e shtetit në masën 90 milion euro në vit. Ky ka qenë konstatimi i djeshëm nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë shqyrtimit të marrëveshjes që qeveria po nënshkruan me kompaninë në fjalë. Asistenca e kompanisë së njohur britanike do të shërbejë, sipas ministrit, edhe për mbledhjen e të ardhurave dhe për luftën kundër kontrabandës. Ndaj, marrëveshja parashikon jo vetëm këshillimin por edhe rezultatet konkrete që duhet të arrihen në këtë drejtim. Para votimit, opozita u largua nga salla e komisionit me argumentin se marrëveshjes i mungon transparenca e plotë.
Madje ende pa u firmosur kontrata, për ligjvënnësit e komisionit të ekonomisë janë vënë në dispozicion kushtet e kontratës. Sipas Ministrit nevoja për të fismosur këtë kontratë erdhi si shkak i situatës ekonomike në vend. Ai cilësoi se detyrimet doganore janë një element thelbësor në mbushjen e arkës së zbrazët që na la qeveria e kaluar, me punën e dobët dhe aspak të përgjegjshme. “Ne na duhet të rimarrim me çdo kusht situatën dhe të vjelim të ardhurat e duhura nga çdo biznes, në mënyrë të ndershme dhe të barabartë”, cilësoi Cani duke vlerësuar se administrata publike dhe, në veçanti, ajo doganore duhet dhe do t’i kthehet punës serioze në mbledhjen e çdo leku që i takon buxhetit të shqiptarëve. Megjithatë kosto e përgjithshme e kontratës ndaj inputeve, edne nuk është zbardhur, por sipas ministrit ajo është më e ulëta, krahasuar me vendet përreth.

100 milion euro me shumë ne vit,jo keq. Me kaq euro plus zë shume vrima. Opozita nuk firmos per kete kompani per nje fakt të thjeshte-s’do ketë më kontrabandim doganor nga mafia e lidhur me opozitën. Do jetë biçaku i çeços në dogana dhe s’do livadhise më,.. opozitë putana!?