Sot afati i fundit për kreun e SPAK, tre kandidatë në garë

J L

Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të paraqesin kërkesën për interes.

Nga 8 anëtarët e emëruar mësohet se interes për kreun e SPAK do të paraqesin tre prokurorë si Altin Dumani, Arben Kraja dhe Ervin Kondili, të tre që i kanë kaluar pa problem të dyja shkallët e Vettingut.

Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do t’i nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës, kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e Byrosë Kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *