Nobelin e bojkoton edhe Maqedonia e Veriut!

Leda Hysa

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Peter Handke, i cili ka qenë përkrahës i Sllobodan Millosheviçit.

Këtë Pacolli e ka bërë nëpërmjet Twitterit. “Faleminderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimeve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Milloshevici kreu krime në Kosovë.

Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por ka përkrahur Millosheviçin”, ka shkruar Pacolli në platformën sociale.

Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia njoftuan se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit. Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, për të gjitha këto shtete ka qenë një e vetme: dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e “Kasapit të Ballkanit“ gjatë viteve 90-të.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *