Pallate dhe Mëkate

Ornela

Nga Agim Jazaj 

 

Qytetarët shqiptarë, sidomos ata të Durrësit, Thumanës, Fushë Krujës, Tiranës, Laçit rezultojnë me bilancin më katastrofik, humbjet më të mëdha të jetëve njerëzore, shkatërrimit të pallateve, banesave, shkollave, etj, nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Fatkeqësia natyrore e përballur me papërgjegjshmërinë shtetërore”, e thotë dhe e ndjen çdokush…

Deficenca qytetare, shkon në sinkron me moseficencën qeveritare.

Qytetarët e krisur, të marrë, shkojnë e ndërtojnë me leje nga xhepi edhe buzë detit… Shteti u ka berë dhe u bën sehir, ditën për diell. I nxit, u premton, dhe i legalizon!

Qytetari pa mend në kokë, blen shtëpi, në pallatet shumëkatëshe, pa hipotekë.

Dhe kur i ka hedhur vetes litarin në qafë, ulërin e sokëllin:  Ku je o shtet?

Të marrët thyejnë këmbët e pallateve dhe hanë kokat e tyre të parët, poshtë tyre nga tërmeti.

E gjithë kjo marrëzi përballë institucioneve, të shtet-rrumpallës, të shtrira vertikalisht dhe horizontalisht: heshtin, qeshin e përqeshin…

Dhe kur qytetarët i ankimojnë këto krime sheshit, ditën me diell, të dokumentuara edhe te PORDHALI i Bashkëqeverisjes, deri dhe te Timonieri – ndeshen me Bashkëvithisjen Qeveritare…

Pra nëse nuk shemben si deri më tani, së pari: Muret e Trurit, nuk mund të shemben kurrsesi Muret e Gurit, të lidhura, madje me ato të oshkurit!

Përgjatë tri dekadave në vendin tonë, është instaluar sistematikisht, sistemi informal, nga politika informale, e zbatuar; duke përzgjedhur, zgjedhur e graduar; njerëz informal të certifikuar, në gjithë fushat e nivelet e administratës publike…

Në administratë u futën “derri dhe dosa“, me mend e pa mend, njerëz pa emër, të panjohur as brenda mëhallës…

Në Greqi më thotë miku im Lorenci, i cili ka punuar disa vjet atje, i zgjedhur edhe sindikalist: Ministri i Punës nuk mund të zgjidhej nëse nuk do të kishte qenë për dy legjislatura sindikalist.

Pra, të njihte punën, të ishte i rrahur me punën, të kishte kallo në duar.

Dhe krahaso ministrat dhe ministreshat e qeverisë sonë, aguridhe axhamij, nuk kanë punuar asnjë ditë: Pa ngrënë asnjë lugë supë, direkt e në thela.

Vërtetë mban përgjegjësi çdokush: për vete, veprimet e mos veprime, por (“prijësi“) që duhet të zgjidhet dhe të zgjedh nga turma e më të mirëve,  “epruveta“  ka rezultuar, duke përzgjedhur jo pak, monstra, rasate që kanë dëmtuar e shëmtuar keqas, deri racën shqiptare, institucionet dhe shoqërinë…

Bilanci rezulton-drithërues në tabelat e publikuara, sidomos të “Rilindjes“: Të zgjedhurit me këto modele; të korruptuar, kompromentuar dhe të kriminalizuar, sepse me të tillë rezulton të jetë e mbushur stalla, me rasat zullumqar, mëkatar, hileqar dhe haleqar.

Kjo shfaqje pas tërmetit ngjan si me shoferin e kapërdisur të atij llafit të moçëm: me hundën në qiell e b…në diell.

Me timonin dhe tepsinë mbi mjetin gërmadhë, kabinën e shqyer, gomat në shesh, motorin rrengallë, karburantin këllirë.

Madje duke mos nxënë mend edhe pse ka thyer disa herë turinjtë.

Mos i fol shoferit – të thonë. Shoferin e kalibrit dikur e çmonim nga mjeti si e mbanin dhe si drejtonin.

Ata nuk hipnin në kabinë të kapardiseshin në timon, pa e kontrolluar gjithë mjetin, e sidomos autobusin; qysh nga kabina, gomat, motorin, shasinë. I vinin rreth e qark. E kontrollonin për karburant, vaj e valvolinë. Nuk tundeshin në majë timonit, pa futur, kontrolluar e marrë OK nga kolaudatori.

Dhe shoferë të tillë i përmendim ne vlonjatët edhe sot: nuk bënë asnjë aksident, i mbanin mjetet xham.

Udhëtarët nuk kishin aspak frikë nga “tërmeti“, edhe kur udhëtonin në rrugë shumë të vështira, të kalldrëmta, nëpër kthesat e Salarisë, për në Tepelenë, Gjirokastër e deri për në Selanik etj, me: Esat Abazaj, Bego Sinanaj, Vjero Vjeron, Avdul Binaj, Nikolla Odisea, Hajdar Muka, Duro Çarçanaj, Yzedin Ymeraj, Jani Koculi, Selamet Labaj, Skëndër Bodo, Bujar Isaraj, Thanas Lika.

Tërmeti nuk lajmëron, por paralajmëron.

Masat merren, sikur do të bjerë, edhe në mos rentë.

Quhen “autoritete përgjegjëse”, dmth me autoritet dhe përgjegjësi duhet të kontrollojnë, të ekzaminojnë gjithë hartën Shqipëri!

Të vihet gishti në plagën e hapur, për pallatet e ngritura mbi mëkatet.

Të parandalojnë tërmetin e paralajmëruar!…

Kur u kërkojmë të marrin masa për të përballuar tërmetin, zjarret, përmbytjet e të tjera katastrofa natyrore, u kërkojmë të bëjn= punën për të cilën i paguajmë, nuk hapim panik!

Tërmetin e dërgon Zoti, po masat i merr i Zoti!

 

Share This Article
15 Comments
  • Mire.shume mire i ke thene te gjitha o zoti Agim Jazaj POR mos e ver gishtin vetem te qeveritaret e sotem>Po ata te qeverisen para ketyre te sotem? Pastaj,ato ” tavolina rrumbullake” qe organizojne c’do mbremje TV-t ku brockollisin ca gazetare e te thirur per gjera qe nuk i duhen shoqerise tone ne vend te problematikave ekonomike e shoqerore .Po pse me mendesit e Shkullakut,te Bushatit,te Gogoles e te tjereve ka vevoje shoqeria jone? Ftoni ne kero tavoina njerez te ditur ,te shkences per te debatuar per probleme serioze politiko-ekonomike qe ka nevoj shoqeria jone/

    • e po të mbyt gomarllëku që në komentin e parë!!
      o shkërdhatë partiake,mbi kë ta vërë mbi piçkën e satëme??
      mor rracë bythëqirësh përse kjo qeveria e sotmenuk filloi e ta bënte si duhej bërë??
      përse nuk filloi të kontrollonte e të bllokonte të gjitha ato qelbësirëllëqe që kishin bërë qeveritë para saj??
      përse kjo ndyrësirë vazhdoi të bëjë të njëjtën gjë si paraardhësit e saj bile më keq??
      mor rracë e ndyrë skllavi,këto që ndodhën nuk janë gjë përpara shëmbjeve që mund të ndodhin në digat e hidrocentarleve që janë bërë si këmbët e dhisë!!
      dhe të tilla janë të ndërtuara nga qeveritë para kësaj dhe nga kjo qeveri e tallbythësit dobiç e rracë dobiçësh!!
      pthu qënje të ndyra!!

  • Indiferenti eshte me i rrezikshem se fajtori…
    Pak a shume keshtu na mesonte shoku Enver.

  • Per ata katundare qe u zhgerryen si derrat ne kenete UNE nuk paguaj.Per Hotelaxhijte e prostitucionit qe zaptuan reren e detit,UNE nuk paguaj! Per Ndertuesit kliente te Sali malokut dhe Edi Qametit,une nuk paguaj.
    Per te gjithe ata te Bathores,Kamzes,Astyrit:
    Hengshin koken e vet!

    • do paguash e dem do paguash njëlloj si unë!!
      ty të kanë zënë kënetën e mua tokën(me të vërtetë),pro që të dy kemi votuar,ose jo,për qeveritë!!duam a sduam ne!?
      je brënda!
      prandaj hap sytë mirë kur voton,kur nuk voton,kur mbron e kur shan!!
      ne duhet të zgjedhim ata që mbrojnë interesat e popullit shqiptar dhe jo ata që duan të mbajnë pushtetin e tyre me gjithë mënyrat!!
      këtë gjë nuk e kupton ti e nuk e kuptojnë “spoqidotët” sipër e “bashkfajtorët e salehut”!!
      që të gjithë tutkunë që nuk arrijnë të shohin as gishtin që po ju hyn në sy!!nuk jeni në gjëndje të kuptoni se çdo veprim toni,na bie ne në kurriz!!
      të gjithë kujtoni se jeni në fushën e futbollit duke mbështetur skuadrën tuaj!!
      ligji dhe vetëm ligji duhet të na udhëeqë të gjithëve!!
      e kam thënë dhe më parë,nuk është liri ajo që ti kujton se e fiton vetëm për vete!!je skllav nëse nuk janë të gjithë të lirë,sepse një ditë do të vijë radha të jesh dhe ti skllav!
      shteti i së drejtës është ai për të cilin duhet të luftojmë të gjithë dhe jo për shteitn TIM!
      por çfar shkruaj dhe unë!?
      pordhë syfyri që mëndja tënde dhe e komentuesve para teje dhe shumëve që do të jenë pas nuk arrijnë ta kuptojnë!!
      ky është fati ynë i keq!!
      timi dhe tëndi,dem!!

  • U bë tashma zakon numuri 30 për vite post enveriste kur nesër bëhen 29 vjet nga themelimi I PD…e cila ka qeverisur 92-97 dhe 205-2013 pra gjithsej 13 vite, ndërsa PS nga 1997-2005 dhe 2013-2019 pra gjithsej 13 vjet..
    Punët e keqija nuk shahen apo ndeshken se persa vjet I ke bërë….e shumta dënimi është më I rëndë kur je përsëritës Prandaj shqiptarëve nuk ju duhen kritika apo hartime e leksione seriale me autorë të ndryshëm (nuk flas për kazanlinjtë) POR analiza të specialistëve të fushës përkatëse…. Në to të na thuhet kur filloj dukuria e dëshme dhe përmasat e saj dhe kush janë personat përgjegjës si zyrtarë si individë. E askush të mos jistifikohet se shkela ligjet apo vodha e kreva korrupsion s enuk më ndaloi kush edhe sepse kështu veproi dhe paraardhesi e komshiu…
    Ka patur dhe ka e shqiptarë të ndershëm, qoftë qytetarë të thjeshtë…biznesmena…e shtetarë… ndryshe nuk duhet denuar askush e kështu do vazhdoj.

    • Cufo:

      Specialistet e fushes eksperte prstigjoze te huaj, midis tyre edhe profesore te nderuar te ndertimit, inxhniere strukturore me pervoje, sizmologe dhe gjeolloge erdhen ne Shqypni me gjithe instrumentat e tyre te specializuara, menjehere pas termetit, me pare se te mberrinin pushtetaret, intelektuali ishte me ta kur i perkthente papushim standartet shqyptare te ndertimit dhe dokumentacionin perkates te paket qe na ishte dhene nga pushteti ne dispozicion, ja nje pjese e raportit te hartuar nga Grupi i Eksperteve Nderkombetare pasi u njohen hollesisht me situaten tragjike qe tronditi edhe ata vete:

      “…NDERTESAT E REZUARA DHE TE DEMTUARA NE STRUKTURE JANE KRYESISHT TE REJA, TE PROJEKTUARA PA MBROJTJE SIZMIKE JASHTE CDO STANDARTI DHE NORME PROJEKTIMI, ME BETON TE DOBET, ME ARMATURE TE PAMJAFTUESHME NE BETON, MURET NUK JANE LIDHUR ME STRUKTUREN, NUK ESHTE REALIZUAR KONTROLLI I PROJEKTIT NGA SUPERVIZORI DHE KONTROLLI GJATE PROCESIT TE NDERTIMIT, NUK KA DOKUMENTA PER PER CILESINE E MATERIALEVE TE PERDORURA, POR NE KETE SITUATE JONORMALE ESHTE LESHUAR LEJE SHFRYTEZIMI NGA ORGANI SHTETEROR. REKOMANDOJME PRISHJEN E NDERTESAVE TE DEMTUARA, PASI RIPARIMI ESHTE I PAMUNDUR…”

      Ky raport i eshte fshehur publikut nga fajtoret, nerkohe qe Edi Rama ka leshuar pa frena “BEDELET” e tij per te minimizuar fajin e tij personal ne kete katrahure llahtar qe e ka gatuar me doren e tij nga injoranca totale ne drejtimin e shtetit. Shikojme bedelin servil Arben Mecaj te dale si “gjeli maje plehut” dhe te deklaroje se “…Termeti i 26 nentorit ishte nje Fitorje e inxhniereise shqyptare…” me argumenta jo vetem idiote, por edhe tejet cinike qe fyen 51 te vraret nga Shteti i Rrumpalles i Edvin Kaqolit, dje perseri ky pseudo inxhnier karagjoz i Enverit, doli ne emisionin “Provokacia” te Mustafa Nanos dhe deklaroi nje tjeter idiotizem: “…Termeti i pazakonte i 26 nentorit do t’i sherbeje Botes si nje laborator shkencor per te mare masa adekuate..” Mustafa Nano e degjonte dhe nuk i beri asnje verrejtje ketij dallkauku me dipllome me “pune vullnetare” nga Koha e Qepes e Enverit. Nga ana tjeter Luljeta Bozo doli disa here ne TV dhe qetesonte mjeranet e Rilindjes me fjalet si nje fallxhore e vertete: “Po te kete themele pallati mos e caj koken, shko dhe tutu brenda!” Gruaja e ngrate i pergjigjej nga mikrofoni i gazetares: “Pallati me gjithe themelet eshte anuar si Kulla e Pizes o inxhniere si te fusim koken aty?” ose: “Jane rezuar vetem muret, struktura nuk ka pesuar gje, futuni brenda!” dhe burri i ngrate i pergjigjej Luljeta Bozos: “Po si te futem une brenda o ixhiniere, kur ra termeti desh ika per dhjam qeni me gjithe krevatin nga kati i dhjete?”, etj,,,etj…

      KESHTU KUR FATKEQESIA E NJEREZVE BEHET GALLATE NGA BEDELET E PUSHTETIT

      Ne mbyllje dua te ve ne dukje se eshte amorale dhe tejet cinike t’u a hedhesh fajin njerezve per “zgjedhjen e gabuar” qe kane kryer me blerjen e “baneses se gabuar” ne “qytetin e gabuar”,

      sepse:

      FAJTORI KRYESOR NE KETE FATKEQESI NATYRORE ESHTE “BOSI I GABUAR” QE DREJTON SHTETIN E RRUMPALLES 6 E KUSUR VJET NE PUSHTET SI NJE DIKTATOR I VERTETE ENVERIST

  • O Viktooor… Po ku je fshehur a derëbardhë? Shkrim i thjeshtë dhe i shkurtër për nga metrazhi ky i Gimçes, si thua?

    “Të parandalojnë tërmetin e paralajmëruar” – shkruan andej nga fundi. Ta ketë vallë për tërmetin e 1 prillit 2013 – ditës së gënjeshtrave?

  • HALL I MADH! DISA LEXUS “LEXOJNE” PO NUK KUPTOJNE, NDONSE PA MEND PO JAPIN MEND PER OPINIONI DHE AUTORIT. LE TE SHPALOSIN FLATRAT E TYRE QOFTE DHE NE FQ E KESAJ GAZETA TE NDERUAR. KJO SERE JANE BAJGAXHINJ

  • Veçse ka harruar si pa dashje te nenvizoje diçka. Shteti shqiptar u shkaterrua totalisht gjate periudhes 1991 – 1997. Atehere kur Sala thoshte: Une ju le te beni çfare te doni, ju me leni mua te jem president! Kur erdhi Rama ne pushtet qytetaret nuk paguanin as dritat dhe as ujin. A e kupton or teveqela se ku kishte perfunduar vendi?! Te vjedhesh me leje nga shteti! Atehere ishte shpallur e pavarur edhe Republika e Lazaratit qe prodhonte gjithe llojet e drogave. Sistemi i drejtesise drejtohej nga peshkaqene qe kishin bere miliona dhe me dhjetra apartamente duke falur kriminelet. Pra gjendja nuk kishte vajtur ne zero, por ne minus 20. Te gjitha keto gjera ky byrazeri nuk i thote, por merret me timonier dhe tepsi. Shikoni pak trajektoren or idiote. Gjate periudhes 2013 – 2019 a ka pasur me shume shtet apo me pak. Kjo eshte çeshtja. Disa debila thone ketu qe Rama ishte paralajmeruar per termetin e ardhshem nga burri i fallxhores, por edhe nga SHELL-i me kompani. Por çfare mund te bente Rama. Te mos i lejonte njerezit te flinin ne shtepite e tyre, apo tu prishte pallatet dhe brenda 3 muajve te ndertonte me magji 2 000 pallate te reja?! A i keni trute ne koke kur shkruani pallavra te tilla. Apo kerkoni te kthehet perseri koha e rremujes, rrumpalles, rremetit dhe qametit?!

  • Tani e kekoni shtetin JU ?
    Deri tani e vodhët,shpërfillët,ndërtuat pa leje,zaptuat tokat me korrupsion,
    fallsifikime,tarafe kriminale, dhe 1000 maskaralliqe të tjera.
    Tani qe ju ra bytha në ujë,kërkoni shtet të fortë dhe ligjor,
    që vë rregulla dhe ruan ata që e zhytën dhe keqpërdorën.
    Kur ti ndërton pa leje,nuk ka faj shteti edhe pse nuk ekziston.
    Nuk ka shtet per antiligjoret.

  • Nuk me intereson fare qeverritari i sotem apo i djeshem.te gjithe jane kck.si projuroret e gjukatesit.si ndertuesit dhe inxhinieret.a nuk bashkepunuan ndertuesit me inxhinieret?kush eshte pergjegjes per cilesine e dobet,per perdorimin e tullave jashte destinacionit?per mungesen e hidroizolimit te platformes se themeleve ?per masat antizizmike?per mungesen e lidhjeve te mureve me kollonat dhe soletat?per mbingritjet kriminale mbi projektet?po kolaudimin kush e beri,a nuk jane inginieret?po verifikimin e demeve te ndertesave kush po e ben?jane 500 inginiere,po sa prej tyre kane gisht ne keto pislleqe,pra sa jane ne konflikt interesi?a mund ti besohet atyre?ketu del perseri pergjegjesia e qeveritareve.detyra e tyre nuk eshte vetem bilanci.por perzgjedhja e komisioneve.jeta inginiere do te mbulojne bemat e tyre.nhera dore lan tjetren te dyja lajne fytyren.ata vetpastrohen dhe problemi mbetet .jane sulur te bejne verifikime privatisht kundrejt shperblimeve.pra kap cfare te kapim.kck.dhe apartamentet blihen nga dy here.nje here kur u blene,kur u pagua per cilesi te pare dhe morrem ashensore te viteve 1950,te nxjerra jashte loje ne evrope.dhe nje here tani per zhdukjen e pasojave.dhe ndertuesi ferkon barkun.sa here ti demtoje termeti une do te mbush xhepin,sepse mina me sahat aty mbetet.dhe qeverrise i rrofshin cadrat e emergjences.jo per racizem por si shprehje:harixhinjte e koheve moderne .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *