Në emër të shpresës…

Ornela

Gjëmoi toka-gjëmoi deti,

në mëngjes kur ra tërmeti,

xhan-moj Shqipëri-ç’të gjeti,

në buzë kënga të mbeti.

 

U plagos gjithë Shqipëria,

çdo shtëpi e mbuloi zia,

ramë në tokë e ulëritëm,

po në çast në këmbë u ngritëm!

 

Mos më qaj-moj Shqipëri,

mbahu fort se ke fuqi,

se ke djem e vajza plot,

se ke miq e shokë në Botë!

 

U drodh zemra-po nuk mbeti,

fuqinë titanike gjeti,

që mban gjallë shpresat dhe ëndrrat,

edhe kur plagosen zemrat!

 

Gjithë zemrat shqiptare,

u bënë një zemër e madhe,

nga shpresa dhe dashuria,

do rilindi Shqipëria!

 

Dritë e zemrave shqiptare,

u bë diell përmbi male,

nga shpresa dhe dashuria,

në mëngjes lindi fëmija!

 

Mbahu fort-moj Shqipëri,

si zakoni që ke ti,

shqiponjën përmbi flamurë,

e keqja s’e mposhti kurrë!

 

Si dy sytë të pandarë,

tok me vllezërit kosovarë,

tani Bota e ka parë,

se ç’bën populli shqiptar!

 

U shkrua me gërma ari,

rron-or rron e s’vdes shqiptari,

fjala profetike thotë:

“Ajo qe s’të vret të bën më të fortë!..”

 

Arben Duka

 

*Shënim i autorit-Disa nga strofat e kësaj balade janë përdorur për krijimin e këngës me të njëjtin titull,e cila ka dy ditë që është publikuar nga Folk plus,BBF,Jutub e të tjera.Kënga këndohet nga dyshja brilante dhe shumë e suksesëshme YLLI BAKA dhe ERA RUSI. Kompozimin e ka bërë KLODIAN QAFOKU,një nga kompozitorët më në zë të ditëve tona,fitues i tri çmimeve të para në festivalet e RTSH-së.Mos e humbisni rastin ta dëgjoni këtë këngë,është një perlë e vërtetë. Vetëm tek “Arkiva shqip” është ndjekur nga më shumë se gjysëm milionë shqiptarë vetëm për dy ditë. Dueti tjetër “Dasma ime” e këtyre dy këngëtarëve ka shkuar mbi 16 milionë shikime. Kjo shifër është e pritshme dhe këngën e sapo publikuar.

 

Share This Article
6 Comments
  • Vargjeve te Tua i nderuari Duka, kengetaret i dhane zemren dhe shpirtin e jetes per te jetuar,e bane te gjalle.
    Melodi melankonike por edhe e forte kurrajose per te ardhmen per te mos iu gjunjezue natyres nga dashuria e njeiurt per njerin dhe jete,aty lindi femija mbi germallat e termetit.Shqiperia jeton.

  • Beno,
    jom qefi poezish ene kom lexu qysh n’rinie time t’hershme ene me thon t’drejten e kom t’munimshme me si me ta sill nji fjale, pa tendence, me i emertu vargjet tuja ne vjerrsha apo poezi.
    Por vallahi nji me ate, le t’a thomi poezine, para ksajta m’a ke ftof menien. E mer vesh tina, per Agron Tufen, emni Zotit e kishe qa! Kom qesh si i thone fjales me lot ene si rralle noi here e kom kexu tri here sikur me qone vargjet e Omar Kahjam-it.
    Hajt nashtina, krimtari te mbare!

  • Gjemoi toka e gjemoi deti,
    vertet at dite qe ra termeti,
    por Shqiperia e zvogeluar
    gjemon nga halle mbuluar,
    nga emigrimet e zvogeluar,
    nga Ramqenefi e varferuar,
    eshte me keq se sa termeti,
    ky Rampusht i ketij pushteti

  • Mos gënjeni njerëzit.Nuk ka asnjë shpresë.
    Shqipëria është shtet i vdekur.
    Aty komandon korrupsioni,vjedhja,grabitja,mafja.
    Kush nuk hyn në keto kategori,të largohet sa me parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *