Aleati i Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, duke folur për situatën post-tërmet, thotë se për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Rama.
Madje tregon edhe mënyrën se si mund të ndodhë ky bashkëpunim.
“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje.Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë.Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj”, thote Duka.
Por edhe pse i shtrin dorën, Agron Duka akuzon kryeministrin Rama, se po sillet si showmen në këtë situatë të rëndë
“Ai vazhdon të bëjë politikë dhe show sepse mundohet që këtë që ndodhi ta kthejë në favor të vet, piarin e ka të fortë, sajon ngjarje të tilla dhe më duket sikur po ndodh anasjellta. Ndërsa opozita po mundohet të nxjerrë në pah problemet reale që janë pos tërmetit, mazhoranca po bën shoë dhe politikë”, vijon ai.
Jashtë vëmëndjes së kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste nuk kanë mbetur edhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti në qytetin e Durrësit, për të cilat akuzon në mënyrë direkte Bashkinë e qytetit për papërgjegjshmëri.
“Qeveria vendore ka fajet e veta sepse po të vini re pallatet dhe hotelet që janë shembur kanë pasur ndërtime pa leje rreth 3-4 kate”, tha ai.
Duka së bashku me aleatët e tjerë të PD-së ishin pasditen e së mërkurës në selinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me qëndrimet e opozitës në këtë situatë të vështirë për vendin.
o.j/dita

Jo vetem Ju Zori Duka,Por te gjithe Ju qe rrini-shkoni prapa Bashes e Monikes,A mendoni pas kujt po shkoni?!Kah dhe ku shkoni?!Kunder kujt veproni ?!vertet kuptoj Mediun e kushtezuar me Gerdecin,Ate grekun dhe Shehin.Por megjithate Ata edhe Ju, asnje arsye dhe asnje fakt nuk keni te shkoni hapesirave te errta,kur keni ato te ndriquarat,Dalloni naten e erret me diten me diell.Ne Kosove thuhet, “N’i paq inat,vraje! Hakun mos ia ha”.Bashkohuni! Shqiperia e shqiptarve!Atdheu mbi te gjitha!
Ju dhimbset Shijaku, dhe doni te bashkepunoni me Lekun ?!
Deklarata , per mua eshte e sinqerte edhe me mend. Pse? Kerkon te punoje per te ndertuar qytetin ku ka lindur e eshte rritur.A mund te kete veprim me fisnik?Filozofi Nice thote :”Njeriu shpreh me mburrje ate qe i mungon.” Mendoj se shprehja e Dukes se nuk do te preke parate ,pa e akuzuar ende askush, i jep te drejte filozofit me pika edhe presje.
Filozofi Nice thote : “Njeriu shpreh me ndjenje e besim cfar eshte i sigurt se e realizon.”
Agroni tregon krenari qe ka lindur ne Shijak.
Rilindasit tane gjithmon na mesojne “Respekti per kombin fillon me vendin ku ke lindur.”
Po ju me mesazhe percarese a keni vend lindje. Poda