FOTO: Pallatet e arnuara me shtesa të Tiranës, përballë tërmetit

J L

Përveç Durrësit dhe zonave të tjera ku tërmeti shkatërroi shumë banesa, dëmtime pati edhe në Tiranë.

Ajo që bie në sy janë shtesat e bëra në pallate, të cilat e shtojnë rrezikun në rast lëkundjesh sizmike.

Imazhet e paraqitura janë marrë nga lagje të “Bllokut” dhe “Komunës së Parisit”, ku shtesa ka thuajse në çdo pallat.

Inxhinjeria Luljeta Bozo, në daljet e saj publike për disa media është ndalur edhe te problematika e shtesave, për të cilat ka folur në mënyrë të detajuar.

“Shtesat e kateve duhen bërë me anë të llogaritjeve që bëhen nga inxhinierë ndërtimi, jo nga njerëzit vetë. Ka rregulla edhe për kolonat. Shpesh nuk respektohen fare këto rregulla. Shtesat anësore,  janë si të thuash si çiban, se nuk janë në trupin e objektit. Mirë është që të jenë të shkëputura nga objekti, të jenë më vete që të jenë të qëndrueshme. Edhe po të mos jetë e shkëputur, në themel poshtë ajo duhet ta ketë themelin më vete, muraturën ose kolonat duhet t’i ketë më vete dhe duhet të ketë një farë distance e cila rregullohet me një pllakë që mos duket që ka një hapje. Nuk kanë problem, vetëm nëse respektohen kto rregulla”, vijon Bozo.

Shihni fotot më poshtë për një pamje më të qartë.

Por jo vetëm pallatet e para 90 që kanë shtuar për shkak se kanë qenë apartamente shumë të vogla.

Edhe pallatet e pas 90 në gjithë Tiranën kanë shtesa katesh, nga 1 nga 2 dhe ndonjëherë edhe nga tre të tilla.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • duhet urgjentisht qe shteti te evidentoje dhe me pas te prishe pa dallim te gjitha keto shtesa qe rrezikojne seriozisht jo vetem jeten e atyre qe i kane ndertuar por edhe te tjereve qe jetojne afer pse jo dhe te kalimtareve qe mund te ndodhen aty ne rast termeti. Nuk duhet te kete falje dhe tolerime per keto shtesa monstruoze dhe shteti duhet o sot o kurre te veproje dhe ti shembe keto shtesa

    • Bazuar ne cfare ligji mund te prishesh shtepine e dikujt nese ajo eshte e hipotekuar dhe poseduesi zoteron nje tapi te ketij shteti?
      A ka para ky shtet qe nese prek pronen private te dikujt, pavaresisht nga qellimi, te demshperbleje poseduesin bazuar ne cmimin e references ne fuqi?
      Shteti, ka abuzuar, mbyllur nje sy, hipotekuar e pajisur dike me certifikate pronesie. Tani eshte shteti qe duhet te paguaje i pari per gabimin qe ka bere. Nuk ka zog nene qe te guzoje e te dale mbi pronen private, e njekohesisht te mos quhet ose fashist si Hitleri me pronat cifute ne 37, ose komunist si Enver Hoxha ne 46. Nese ky shtet hedh hapa drejt kesaj, duhet te mbaje edhe kete fature mbi shpine

  • Ne Tirsne eshte nje shpikje qe quhet “ballkon me shina ” !
    Eshte shpikje barbare e zbatuar nga barbare !
    Me e keqja eshte se te gjitha keto shpikje barbare kane leje ndertimi !!
    Duhet nje program kombetar ,pak por cdo vit te eleminohen te gjitha keto pislleqe.
    Shikoni katet e para ne Tirane sesi banoret kane bere shtesa ,mbajne pula ,rrethojne me gardh ambjentin perqark e bejne cdu doje trapi .
    Nuk ka me turp….as ne Bombej nuk ndodh .

  • Ky arnim i ndertesave asht ba qe ne vitin 1990 ne gjithe shqiperine.Sidomos ne ato pallate ku kati perdhes asht adaptue per dyqan.
    Me kete sebep riorganizoni kthimin e strukturave te ndertesave ne gjendjen fillestare.Ne te kunderten termetet do bejne kerdin.

  • Jeni lodh kot neper Tirane. Keni Shallvaret mu perpara syve. Me kate te para dhe themele te shkelyme e nja 1-2 kate shtese. Te gjitha ato bizneset aty poshte jane licencuar nga Timonieri i modh!

  • Modifikimet masive në pallate janë fakte të batërdisë kriminale urbanistike të 20% në Tiranë, kryeprokurori Çela të mos pres shtatorët e Llallës! says:

    Në qoftë se janë një e dy ndërhyrje në pallatet e vjetër mundet që këtë akt krimial ta falësh sepse ke të bësh me dy tre të papërgjegjshëm, por në qoftë se janë me qindra ndërhyrje kemi të bëj me një krim në përmasat e një genocidi në rast të një tërmeti të fuqishëm natyror q që mund ta ketë vatrën e tij të shkatrrimit dhe viktimave jo tek kufijtë e pllakave toksore por te bashkia apo te kryeministria ose në Surel. Po të ketë vërtet drejtësi të verifikohen nga prokurori rast mbas rasti se është një krim në potencë që mund të faktohet lehtësisht dhe një ndërhyrje ligjore mund që të shmang vatrën e tërmetit vrasës njerëzor që është njeriu që në këmbim të 20 % ka firmosur lejet kriminale të ndërhyrjeve madje i ka legalizuar ato në Tiranë. Krimi qëndron kërcënushëm i faktuar dhe, po ti dhimbset prokurorit Çela jeta e njerëzve, të godas pa mëshirë , grushtin kryesor të goditjes ndaj vatrës së tërmetit më të rrezikshëm njerzor, ajo e 20% të poshtër të sharlatanëve të katastrofës urbanistike. Këta nuk janë të korruptuar por thjeshtë janë përbindsha vrasës që për paratë e qelbura të thesit të tyre të kthejnë shtëpitë e banimit në varreza masive njerzish të gjallë. Kryeprokurori Çela po të arrij të godas me shpatën e drejtësisë që ka në dorë kokat e të keqes 30 vjeçare që qëndron këcënushëm deri në çfarosje mbi kombin tonë, do të jetë njeriu i shekullit për Shqipërinë dhe shqipëtarët. Përball ka vetëm sharlatanë të marrosur nga etja për tu pasuruar nëpërmjet grabitjes, me ligj e me faturë tashma, të popullit të vetë. Na shpëtoni nga jargët e përditëshme të ndotura që na zbrazin në fytyrë çdo ditë këta sharlatanë profesionistë të mashtrimit dhe të hipokrizisë nëpërmjet ekraneve të qenefeve TV që ndjekin si këpusha me kamerat e tyre prapanicat e tyre. Nuk guxojmë të hapim TV sepse nga ekrani do të zbrazen fekalet e fliqura të mashtrimit profesional ose të kusarëve të PS, ose të PD ose të LSI. kur duhet të nxiren në ekran vetëm si subjekte të hetimit të prokurorisë për disa krime njëherësh. Kur do të shpëtojmë nga ndotja e që na sjellin qenefet TV duke ekspozuar llumin e ndotur të shoqërisë si morali, drejtësia, nderi, patriotizmi, atdhe dashuria, kushtetuta , qeverisja …… Mjaftë më se na neveritët duke na e bër këtë vënd të mallkuar!

  • Me thene de drejten zdua ta mbroj E.Ramen ,shtesat neper pallate mbare , u bene ne kohe te shpellarit malok largqoftit Sali Berisha .
    Ti japim cezarit ate qe i takon . .Dhe une qe po komentoj me eshte bere shtese ne pallatin tim ,ku kam qene neper gjygje kunder shteses dhe gjykatat e korruptuara me kane bere zbor .

  • FOTOT TREGOJNE NJE TE PA VERTETE.
    KETU KA FOTO TE CILAT REGOJNE PERDORIMIN E TULLAVE TE NDRYSHME GJATE NDERTIMIT DHE JO SHTESA, KA MBYLLJE PENXHESH PA PRISHUR STRUKTUTEN, MBYLLJE TE BALKONEVE, PA NDERHYRJE NE STRUKTURE.
    TE LUTEM SHUME KESHILLOHU MNJE HERE NE ARBEN MECEN PARA SE TI SHFAQESH KETO FOTO SE BEHENI SHUME QESHARAKE O “INXHINIERE PA NJOHURI (TRAPA)” DHE PERHAPNI PANIK TEK NJEREZIT PA NJHURI NGA NDETIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *