Vrau Dorian Llukën në Gjirokastër, arrestohet pas 3 vitesh autori

Ornela

Është arrestuar nga forcat RENEA, Enrik Lluka në Gjirokastër.

Aksioni për arrestimin e këtij personi është finalizuar mëngjesin e sotëm, ku RENEA dhe policia e Gjirokastrës kanë rrethuar banesën e Enrik Llukas në afërsi të Urës së Subashit dhe më pas kanë bërë edhe arrestimin e tij.

Enrik Llukës i janë gjetur në banesë një snajper prodhim rus si dhe disa municione.

Enrik Lluka dyshohet se është autor i një krimi të ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër të afërm të të arrestuarit.

(Ne foto Dorian Lluka)

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *