Një shtetas shqiptar u arrestua fundjavën e kaluar në aeroportin Schiphol të Holandës, pasi u kap me një valixhe me të paktën 50 mijë euro.
30-vjeçari u konstatua se kishte shumën marramendëse të parave pasi iu hap valixhja gjatë kontrollit të bagazheve.
“Një sasi e panjohur parash u hodhën në erë”, deklaroi policia vendase, sipas Dutch News.
Udhëtarët duhet të tregojnë paraprakisht nëse kanë mbi 10 mijë euro kur hipin në avion.
Por, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije,nuk dha asnjë shpjegim për paratë.
Ai akuzohet për pastrim parash dhe po mbahet në qelitë e paraburgimit, ndërkohë që hetimi vazhdon.
j.l./ dita

Edhe shqipytar,edhe budalla.