Vodhi ndihmat për të prekurit nga tërmeti, lirohet nga qelia shefi i rendit në Rinas

Leda Hysa

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën e detyrimit për paraqitje ndaj shefit të rendit pranë komisariatit të Rinasit, Altin Zeka.

Ky i fundit u ndalua nga agjentët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pasi dyshohet se kishte vjedhur 18 pako me ushqime të fondacionit “Fundjava Ndryshe”, të cilat ishin mbledhur për t’ia dorëzuar banorëve të prekur nga tërmeti. Në gjendje të lirë do të vijojë të hetohet edhe efektivi tjetër i policisë së Rinasit Ervin Haxhillari dhe kunati i Altin Zeka, zjarrfikësi Alban Taulla.

Sipas akuzës, pedagogia Valbona Zekaj ishte ajo që siguronte ushqimet dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj Altinin, i cili urdhëronte një punonjës tjetër policie Ervin Haxhillarin, që t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla.

Mes personave të arrestuar ishte dhe zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka vendosur të bashkëpunojë me policinë duke treguar të gjithë çfarë kishte ndodhur, shkruan “shqiptarja.com”.

Ndaj këtij punonjësi policie, prokuroria ka kërkuar në muajin nëntor 2019 në gjykatën e Tiranës, caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa për dy kunetërit Altin Zekaj dhe Alban Taulla është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Për pedagogen Valbona Zekaj hetimet vijojnë në gjendje të lirë. Të treja këto masa sigurimi tashmë janë ndryshuar nga gjykata e Apelit Tiranë.

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Bravo ti jepet shperblim nga ndimat e termetit si kta njerez i duhen shoqeris te promovohen si njerez me cilesi te vecanta pa dinjitet pa ndjeja ti jepet medalje per cilsit e vecanta shtazore dhe te rikthehet sa me par ne detyr madje me ngritje ndoshta ne kabinetin qeveritar ku te ket mundesi te peeformoj me mire me njerez te nje rangu…

  • Po denojeni maskarain,qofte dhe nje jave burg ne mentre qe te merret shembull per hajdutet e tjere ordiner.PSE denoni nje qe vjedh nje dele e jo kete polic lokaliteti,apo ky vodhi tek malli i notes,mall PA zot.Denim me burg ne menyre qe ky e t
    e tjere si ky te MOS puthin me Pune shteti.Pagim,eksperimentim,mesim kjo duhet te jete motua per ketà maskarenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *