Këshilli Shqiptar i Medias ka organizuar sot një takim me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të folur rreth masave që duhen marrë përballë këmbënguljes së kryeministrit Rama për të ligjëruar të drejta të administratës mbi mediat online.
E ashtuquajtura paketa “anti-shpifje” që i jep AMA-s, një institucion në varësi të qeverisë, të drejtën të caktojë çfarë është dhe çfarë nuk është e vërtetë në ato që botojnë mediat online dhe portalet, pritet të kalojë në datën 19 dhjetor në Parlament.
KSHM propozoi një deklaratë të përbashkët mbi disa hapa proteste kundër, ku përfshihej një protestë e gazetarëve para Kuvendit dhe një takim me ambasadorët. Mbi kohën e këtyre hapave dhe format e organizimit pati disa diskutime.
“Po bëmë protestë më 19, ata tashmë e kanë futur në rendin e ditës, ata i kanë votat në shumicë për ta kaluar. Problemi është që të rrisim presionin përpara. Unë jam dakord me të gjitha këto pikat e propozuara, përjashto renditjen e tyre. Ky takimi me ambasadorët përshembull mund të bëhet qysh nesër, se s’ka kuptim të lihet më 19. Të mos kufizohemi te data 19, mund ta bëjmë tri ditë rresht protestën”, – është shprehur kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa.
Gazetari Enton Abilekaj drejtues i portalit Dosja.al tha se megjithë kundërshtimet, edhe ndërkombëtarët po tregohen apatikë, mbi një paketë ligjore skandaloze të cilin siç u shpreh Abilekaj nuk ka guxuar asnjë kryeministër shqiptar ta kryejë, edhe nëse e ka menduar, por po e bën kryeministri aktual.
Ai tha se toni i ndërkombëtarëve duhet të ishte shumë më i vendosur kundër kësaj që po ndodh.
Kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano tha se nuk ishte dakord me pikën e një proteste të gazetarëve në rrugë përpara Kuvendit.
“Protesta në rrugë është e shpërdorur, e abuzuar, e manipuluar. Tregon pafuqi dhe nuk do ketë efekt. Sinqerisht mua nuk më rri ideja e qëndrimit përballë një godine, brenda së cilës këta që këmbehen në pushtet bëjnë çfarë duan dhe si duan. Jemi gazetarë, ka mënyra të tjera për ne për ta tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen e opinionit publik” – tha kryeredaktori i Ditës.
Ai propozoi daljen e gazetave me një faqe të parë të bardhë ose me tekst të përbashkët dhe vendosjen e një slogani gjithashtu të përbashkët në të gjitha ballinat e portaleve online.
Kreu i KSHM Koloreto Cukali mbështeti propozimin për mosmbajtjen e protestës fizike para Kuvenit, por gazetarë të tjerë ishin të mendimit që kjo formë proteste nuk duhej përjashtuar.
“Qëndrimi im është pro protestave fizike, pro protestave on line. T’ju bëjmë thirrje të gjithëve sa munden, njerëz me influencë ta skuqin, ta nxijnë ose ta zbardhin Facebook me një gjë që është slogani ynë kundër paketës antishpifje, që nuk është një paketë antishpifje sepse shpifja nuk caktohet me “gjykim” qeverie, – tha aktivistja dhe gazetarja e njohur Aranita Brahaj.
Në takim ishin ftuar si vëzhgues edhe përfaqësues të partive politike.
Në një moment, kanë tentuar të marrin fjalën si diskutant, përfaqësuesit e PD në takim Genc Pollo dhe Albana Vokshi.
Moderatori i tryezës, gazetari i BIRN, Gjergj Erebara ka replikuar.
Erebara tha se përfaqësuesit politikë ishin në këtë tryezë me statusin e vëzhguesit dhe se kjo ishte një tryezë e gazetarëve dhe shoqërisë civile.
Pas replikave, Pollo dhe Vokshi janë larguar nga salla.
KSHM njoftoi se një deklaratë e përbashkët dhe një një slogan i përbashkët do shpërndahet në orët në vijim.
l.h/ dita

kam 1000 aresye kunder Rames..por ju mediat me ne krye ate ersakarin miljarder me triko mavi jeni me te felliqur se vete shpifja..jeni me te sphifur se shpifja.
gjetet nje edi rame te qyteteruar se me salisumen rrinit me bythe nga muri.se ja u ngulte..
Shtetit te atij qe vetlevdohet se gjoja “ben shtet” nuk i gjendet adresa e struktures pergjegjese per emergjencen dhe i ka mbetur vetem xhupi i zi i Kryeministrit.
Ne kete skene shkaterimi, rrezimi, ne kete skene zije dhe grije, ka ndezur porzhektoret e egoizmit, e protagonizmit cinik duke u vertitur kuturu para kamerave Kryeministri dhe imituesit e tij te peshtire.
Per dite me rradhe, me ore te tera para kamerave, per te mos lejuar qytetaret te ngrejne pyetje, per te mos lejuar median te beje transparence, Kryeministri dhunon qytetaret me gjellen bajate te propogandes se tij. I pandjeshem, arrogant dhe perqeshes sillet ne kete fatkeqesi si aktor pa emocion i etydeve skenike qe i shkruan vetes.
Nuk u zgjidh hallet njerezve, por synon ti perdor si dekor te fushates se vet.
Servir aplikacione tredimensionale, pamje kompjuterike te projekteve per lagje te reja si zgjidhja e shpetimtarit.
Disa mijra qytetare do ta kalojne dimrin ne cadra, ketu do jemi dhe do ta shohim.
Ram i qyteteruar qe ngre gishtin e msit kalamajve, hajde qyteterim hajde
Meta!
Sille video-porno e diplomateve qe premtove!
HA ha ha ha ha Ermonela Felaj, tek Zeri i Amerikes, i ka trajnuar Ramiu qe mos e lene Gazetarin te pyesi…
te vazhdojne te flasin vetem keta dhe keshtu mbaroi koha Televizive.
Shikojini me kujdes, kudo perfaqesues te Qeverise neper Media, jane bere manipulues kopje rames te Marredhenies me publikun.
Sqarim i domosdoshëm për Rilindasit konfuz:
(Pas sherreve në banaqet e TV-ve)
Ku është ndryshimi midis stresit, tensionit dhe panikut?
– Në stres jeni kur e keni gruan shtatzanë.
– Në tension jeni kur është e dashura shtatzanë.
– Në panik jeni kur janë të dyja shtatzanë!
Ndaj, mos i dënoni gazetarë kot!
Rilindasit janë konfuzë, mos i dënoni gazetarët kot
Eshte nje Gazetar, Arben Xhixho tek Zeri i Amerikes, Ai duhej sot ne intervisten me banale ne “historine e VOA” me Ermonela Felaj.
Arben XHIXHO, eshte Gazetar i kalibrit te larte.
por shihet se po afron pika e vlimit. me sa duket edhe qytetaret joqytetas nuk po ia pertojne. jashta kamerave ka percmim, tallje direkte, fyerje dhe perbuzje qe vjen ne te gjithe format e ndryshme. kjo eshte shenje se e ndjejne se KM eshte ne gjendje te pakthyeshme deshtimi. kjo sjellje eshte vteem nje hap nga rebelimi. sepse kur plas, nuk dihet nga vjen e ku shkon.
nga ana e vet ky vazhdon me fushaten e vet elektorale sepse e din se nuk e kontrollon dot gjendjen per shume kohe; eshte krejt i vetedijshem se eshte duke ndenjur mbi nje mine me sahat. dhe i duhen votat dhe mbijetesa.
Te miret po ikin.
Kam frike se dhe te tjere pas ketij ligji do ikin.
Iku dhe Krasta. Nuk e kércënuan. Më keq,e ndaluan të shprehej,të fliste. Njësoj si piktorit t’i hedhësh në lumë bojrat dhe penelin,si shkrimtarit t’ia djegësh dorëshkrimet. E askush nga kolegët nuk u ndje. Si sekuencat te General Geografic kur luani shqyente zebrën dhe zebrat e tjera aty ngjitur vazhdonin të hanin të qeta barin e lëndinës. Nuk e dinin murgat se pas ca orësh luani do ndjehej sërish i uritur e te gjahu aty rrotull do kthehej.
Krasta u largua,pas tij shtérgje të tjerë do fluturojnë. Ikën së fundi mjekët. Tani gazetarët. Atdheu po ngelet dhe pa gojë,pa mendim,pa shpresë,pa ngjyra…
Paç fat Adi dhe kujdes në Morinë kur shkon e vjen nga Kosova se mund të ndalohesh edhe pse psh nuk i ke fryrë sa duhet gomat e makinës…
Nëse duhet të zgjedhësh
Mes termetit e Ahmetajt
Cilin do zgjidhni atë që zgjat disa sekonda apo…
Rama ehste i lezetshem
Kur i rrezikohet pushteti i tij, cfare nuk ben
Ama pushtetin e te tjereve, ne kete rast te medias, mund ta gllaberoje vetem pse nuk i pelqen atij.
dhe keta nuk duhet te ndihen sipas militantucave te Ram loqes, duhet te rrin squk e te vdesin per buke sepse vetem Ramiu dhe oligarket e tij Zamiri me Frangajt duhet te han e te pasurohen.
A pika mu ne kaptin militantucave tifoza debil e driteshkurter
Doni të largoni Ramiun nga Pushtet!?
Fare e thjeshtë, largoni Kryetarin aktual të PD.
Imagjinoni të jetë Gazmend Oketa në krye të PD, si do lëvizi vendi, si do ziej vendi.
Por më hajdutë Ramiun, hajdut Bashën asgjë nuk ndryshon.
un jam me origjine nga Maqedonia, por jetoj ne vendin kur kam lindur Italia, dhe para disa diteve ne tg3 (lajmet e rai 3)u transmetua nji emision kushtuar lirisë te mediave ne vendin tuaj.
osht diçka shum alarmante edhe per shqiptaret qe jetojn jasht kufijve, te shohim se si ne vendin amë po humbet liria… dhe kjo nuk ndodh tek me ne vendet ku jetojmë ne ajo (liria e mediave) per momentin mbijeton, edhe ne Maqedonin time qe ka shum per t’i kritikuar, dhe pas çuditemi sepse europa nuk ja hap dyert Shqipëris.
me gjithe ate periudhe te keqe qe ka pas vendi jone (Maqedonia) asnji ska guxuar te na mbille gojën edhe pse ne edhe kur ka pas vullnet nga ana e politikaneve maqedonas si shqiptar imi revoltuar, me t’vertet si qitetar te komunitetit “minoritar” rrezikoshim.
historia ne ish jugosllavi e dëshmon kte.
Edi Rama ka nji kapacitet qe vetem nji i sëmurë mentalisht mund të ket ose manipolimi se si aj tregon veten si nje “artist reformist njeriu i modes dhe modernist qe don zhvillim” etj, me kshtu sene e kshtu peralla aj i ngatërron ment qeverive te huaj duke shitur nji imazh tjeter te vetes dhe te vendit.
Nese ju keni vemendje edhe ministrat si ajo e shendetsise dhe ajo e mbrojtjes e kan nji reagim njesoj si te rames, nje dit, ktu ne itali gjat termetit edhe pse ne maqedoni raporteshte me venendje ngjarjet vendosa te hap nje kanal nga Shqipëria dhe pash qe kur nje gazetare e pyeti ministren per gjendjen e spitalit ne durres (nese nuk gaboj) ajo u pergjigj me nji menyr shum arrogante gazetares duke ju pergjigjur asaj se sa ja dha përgjigjen, kur ne fakt gazetarja kerkonte nje pergjigje me konkrete dhe specifike, tani nukem kujtoet mir pyetja e sskt por me mbeti ne mendje
kjo gjo na shqetson shum neve shqiptareve te Maqedonisë por duke i lexuar komentet edhe kosovaret kan te njejtin opinion,
O vellezer dhe motra shqiptare.
Sa i kishja prinderit gjalle u thoshja se do kthehesha nga mergimi,ata gezoheshin Shume.
Por te gjitha ishin fjale te kota,se edhe kur me vdiq nenea ,une nuk vajta dote as ne varrim.
Ata shpresuan Shume se neve do te ktheheshim nje dite te afert per ta.
Por sa ishim gjalle i ngopem me fjale boshe.
Por sote edhe te dua te kthehem ku do vete, nuk ka me as nene e as babe qe me prisnin me krahet hapur, dhe me gjithe ate fare dashurie.
Sote me duket se cdo gje eshte e pa vlere
Dhe zemra tretur e bere zehere.
Nuk po them se kemi plot vellezer dhe motra
Po nuk ka nene e babe qe te mbeshtet koka!
Nuk e di more vellezer vatani eshte i dhimbsur Shume
Po nuk jemi per tu kethyer kurr, as ti dhe as une.
Si thoni more miqe a do kthehen refugjatet me ne Atedhe.
I dashur shqiptar nga Maqedonia i lindur dhe rritur ne Itali! Meso shqip pervec italishtes! Shko ne shkolle edukohu! Lereni Edin rehat te beje detyren dhe mos komentoni injorancen tuaj! Rama eshte i vetmi europian ne kombin shqiptar! Ne te tjeret jemi otomane pavaresisht ku jetojme.
Edi Rama është pa pikë dyshimi njeriu që dinë vetëm t’ja shtojë barrën e varferisë shqiptarëve, jo vetëm më taksa të shpikura çmime dhe gjoba të kripura,por edhe në aspektin admistrativ dhe më konçesionet dhe PPP.
Levizja më e fundit e Edi Ramës në keto ditë dhimbje e krize të gjithëanëshmë është një mekat dhe çmenduri e vertetë..
Në vend të kishtë filluar ndertimi godinave dhe shtepive të rrenuara nga termetet e fillim verës dhe fillim e fundi i kesajë vjeshtë perkacisht i muajt shtator dhe nentor Edi Rama u servi shqiptarve si zgjidhje shtiminin e një ministrie që demek na paskesh munguar!!!
Dmth shqiptarët tani e tutje duhët ta shterngojnë edhe më shumë rrypin pasi qeveria tyrë u shtua me (djalë) doemos djali ka shpenzimet e veta.
Edi Rama quditerisht deri në sot nuk ka ndeshkuar asnjë minister dhe ish minister të kabinetit tij,perkundrazi ministrat që u pergojuan dhe akuzuanë më se shumti per korrupsion sikurse Damiani dhe Ahmetaj u sistemuan në vende dhe poste të rendesishmë të hijërakisë.
Emrimi i Arben Ahmetajt në pozicion e ministrit të rindertimit më sjellë në mendje kohën e qeverisë Berisha që ricikloj Mediun nga minister mbrojtje në minister mjedisi fillë pas tragjedisë Gerdecit.
Fundja asgjë nuk ndryshoj midis qeverisë Rama nga ajo e Berishes perpos listës emërore.
A i duhët vertetë një digaster plus Shqiperisë sot?
Po ministria infrastrukturës ç’rrol dotë luaj tani pas shtimit një tjetër ministrie binjake?
Kesaj i thonë të rëndojmë të rrenuarën dhe të rrenuarit.
Nga
Ppjetri@
Lezhë.
Media mos u dorezoni
Kokes Ramiut Saliut Skraparliut dhe gjih zorzopve qe majmen ne kurrizin e Shqiperise se varfer
ORE, PERDERISA I KENI THIRRUR PERFAQESUESIT
E OPOZITES, EDHE DUHET TI DEGJONI, TE
FLASIN. NDRYSHE VAZHDONI RRUGEN, PERSE I
THERRISNI????!!!!