Aktorja do të rikthehet në botën e pornos. Përse? Është në situatë të vështirë financiare dhe vetëm rikthimi në atë profesion, të cilin e la përpara 5 vjetësh, do të mund ta shpëtojë nga falimenti.
Ishte vetë ajo, Jenna Jameson që ka konfirmuar lajmin për TMZ. Aktorja 39-vjeçare është shprehur se ka një familje për të mbajtur dhe se “gjithçka po e bëj për të mirën e fëmijëve të mi”.
Në 2008-n, në kulmin e karrierës së saj, Jameson deklaroi publikisht dorëheqjen nga bota e pornografisë. Mirëpo problemet e fundit financiare dhe ligjore nuk duket se i kanë lënë tjetër zgjidhje.
Me dy fëmijë binjakë Jesse e Journey, si dhe me të shoqin Tito Ortiz që nuk merret me një punë stabël, bjondia Jenna ka nevojë për para’.
