Buxheti në krizë por Elbasani harxhon 160 mln lekë vetëm për dritat zbukuruese (Dokumenti)

J L

Analisti politik, Stiliano Rushaj, ka publikuar në rrjetet sociale dokumentat e tenderit dhe krahas tyre shkruan se Bashkia e Elbasanit, me në krye Gledian Llatjan, ka shpenzuar 160.000.000 lekë vetëm për dekorin e qytetit përsa u përket festive të fundvitit.

Rushaj krahason këto shpenzime të bëra në lidhje me ato që janë bërë një vit më parë nga ish-kryebashkiaku Qazim Sejdini, i cili ka hardhuar vetëm 5.000.000, ose 32 herë më pak se pasardhësi i tij për zbukurimin e qytetit.

Ndër të tjera, analisti shton se ka shumë vende të tjera ku mund të ishte shpenzuar kjo shifër e majme parash, si në rrugë dhe dhjetëra lagje të pandriçuara.

Postimi:

160.000.000 Leke ka shpenzuar Bashkia Elbasan per drita e dekor te fundvitit. Sipas te dhena publike ne openprocurement.al, per 3 javet ne vijim dekori do te mbaje ndezur 160 peme dhe 31 shtylla ne vetem dy rruge te qytetit. Parardhesi Sejdini per vitin 2018 shpenzoi vetem 5.000.000 Leke ose 32 Here me pak se (G)Ledi, drejtuesi ne detyre i Bashkise.

Kjo shifer e cmendur eshte sa vlera e 1/9 e te gjitha prokurimeve qe bashkia ka ndermarre qe prej 1 Korrikut 2019. 160 milion leke per dekor me qera per 3 jave mund te perdoreshin per shume nevoja qe ka sot bashkia. Jane me dhjetra rruge lagjesh qe prej vitesh mbeten te pandricuara. Poashtu me dhjetra km rrugica qe kane nevoje te rehabilitohen. Shkolla, kopshte, cerdhe pa ngrohje, mjete mesimore, etj.

Po aq te rendesishme ne kete fundviti do te ishte solidariteti me qytetaret ne nevoje te Elbasanit, te atyre mijera kryefamilje qe nuk do mund ti sjellin ne sofren e nates se nderrimit te vitit nje ushqim te mjaftueshem per familjet e tyre.

Mbi te gjitha keto shpenzime lluksi jane plotesisht jashte cdo lloji morali ne keto kohe te veshtira qe po kalon vendi yne pas termetit dhe paaftesise se qeverisjes per te perballuar detyrimin ndaj dhjetra e mijera qytetareve anembane vendit qe nuk kane ndihmen e nevojshme.

(G)Ledi do te duhet te kuptoje si drejtuesi ne detyre i bashkise Elbasan me nje mandat jo demokratik nuk do te duhet te sillet as si nje “Lala” e as si nje “Lali”.

Qytetaret duhet te jene te paret!

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Pashe mbieme ne TV.,si e kishte zbukuruar Korca qyte-
    tin per festat e fund-vitit,nje perralle e vertete ! Sot e mi-
    renjohura gazeta “DITA”,drites boton nje fakt te “zbuku-
    rimit” te qytetit te Elbasanit duke harxhuar 160 milion Lek,
    pa permendur ketu Tiranen,dite me pare ?! Zbukurimet
    ne keto kohe te “Koleres…” se G. Markez ,me kujtojne
    disa refrene anekdotike shqiptare: “Stambolli digjet,kurva
    krihet”, apo “Bukuria qe vret” dhe per t’a perfunduar nje
    ngjarje te kohes se shkuar te komunizmit: Gjithe mosha
    jone mbi te 60-tave e kujton solidaritetin e Jugut ndaj Ve-
    riut ku Jugu I dhuroi Veriut mijra koke bageti ne kohen kur
    Veriu I vendit tone pati fatkeqesi te kesaj natyre qe kemi
    sot. Dhe a e dini c’bene disa zona te Veriut, jo te gjitha,
    me vend qe t’I mbanin e t’i shtonin Ato, I theren te gjitha?!
    Per analogji : Tetova dhe Mitrovica parate e zbukurimeve
    te festave te fundvitit ia derguan Shqiperise per termetin
    dhe keto dy qytete nuk do t’i zbukurijne qytete te tyre,
    ndersa Tirana, Korca,Elbasani,etj.bejne harxhime idiote
    me kete kohe fatkeqesie “per te ngritur moralin e popullit”
    “Me kohra Kolere” , shqiptaret “hedhin Valle” ! Sa turp !
    Turpi Ju mbulofte o pushtetare e Ju more politikane te
    ZINJ !

  • Ne te njejten kohe Tetova dhe Ferizajt nuk do te vendosin drita apo dekore per festat sepse te gjitha fondet e akorduara per kete qellim I Jane dhuruar fondeve per viktimat e termeteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *