Qeveria do kalojë në datën 19 me kartonat kukulla në Parlament një ligj nga më regresivët në historinë e brishtë të medias shqiptare.
Kryeministri Rama e quan “paketë antishpifje”, në fakt është një përpjekje e pastër për censurë, e kundërshtuar nga organizata pa fund brenda dhe jashtë vendit.
Çuditërisht kryeministri që mbron çdo reformë me “e duan ndërkombëtarët” këtë herë nuk do tia dijë për ndërkombëtarët.
Shumë pyesin:
Mirë gazetarët shqiptarë po shpifin dhe duhen dënuar, po politikanët kur shpifin e gënjejnë kush i gjobit apo ua mbyll partinë si portalet?
Pedagogu dhe gazetari Agim Xhafka ka publikuar në FB një premtim dhe ironizon:
Niko Peleshi sa dënohet për shpifje? Si sot para 6 vitesh shihni si na ka mashtruar. Lexoni dhe gjykoni!
d.a. / dita


Në një kronikë të Al Jazeera para disa ditësh paraqitej edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta në Durrës, në inspektim në zonat e goditura nga tërmeti. Në atë kronikë Ilir Metës i liheshin pak sekonda përmes të cilave thoshte se për këtë situatë do të ketë hetim. Pjesa tjetër i takonte qytetarëve.
Ky raport ka kuptim për shkak se protagonistë të ngjarjes janë qytetarët. Media shqiptare bën të kundërtën. Në rrënoja, natën dhe ditën, mikrofoni është për politikën. Kryeministrin, kryebashkiakun etj..
Në një dalje për “E dielë shqiptare”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në me stë një skene të ekzagjeruar dritash dhe me natyrë festive, bashkë me drejtuesin Gjebrea. Që është aty vetëm si ndërmjetës i spektaklit dedikuar kryetarit të Bashkisë, i cili ndër të tjera thotë:
Tirana u kthye në një qendër të ndihmave edhe për zonat e prekura nga tërmeti për disa arsye. Së pari sepse Tirana akomodoi në kohë rekord qytetarët e saj. Janë rreth 5 mijë banorë. Patëm një diskutim mes nesh, thamë të lëvizim shpejt, t’i vendosim njerëzit në shtëpi me qira, kryesisht në lagjen e tyre. Në varfërinë e viteve të kaluara, njerëzit kanë bërë dëmtime pa vlerësuar dijen e nevojshme.
Nëse shikojmë fshatrat që janë dëmtuar, vëmë re se janë dëmtuar ato shtëpi që janë më të vjetra, dhe jo dy shtëpi rreth saj. Disa dukuri natyrore si përmbytjet janë demokratike, katet e para i përmbyten të gjithëve. Ndërsa tërmetet nuk i dëmtojnë të gjithë njësoj. Ai që është hallka e dobët e shoqërisë, ai e vuan edhe më shumë. Ndaj e them që ky është oportunitet për t’u bërë më të mirë, për të ndihmuar, për të ndërtuar nga e para lagjet në Kombinat dhe Kinostudio. Ndaj them ky është një moment reflektimi, dhe për të bërë pak paqe me natyrën
I njëjti njeri vazhdon të flasë për kinezëritë e tij në kopshte dhe shkolla duke suvatuar imazhin e Tiranës solidare që ka në krye rojtarin e virtyteve
Kush ka nevojë ta dëgjojë këtë njeri sot që një media kombëtare e ul në mes të skenës dhe i bën qokën e radhës?
Askush veç atij. Në të mirë e në të keq, në kriza dhe në protesta, sapo kalon hutimi fillestar, heronjtë janë po këta, që dalin nga skutat me ndihmën e mikrofonëve me logo kombëtare që ekzistojnë prej kohësh vetëm në këtë flirtim.
Shoku je keqkuptuar pak
Paketa ligjore e Rames eshte per mediat online jo per televizionet.
Ato i mbeshtet qeveria, si Klan si Tch si News 24 jane dorovitur mire me miliarda.
Portalet mbijetojne me thrrime por jane tmerri i cdo autokrati sot ne bote sepse hapesira online eshte shume e klikueshme dhe e lire.
E verteta hapet lire pa sh kosto.
Televizionet jane blere vlla, ndaj nuk ndihen per keto ligje.
Ulaj i A2 mori Thumanen dhe Unazen, per fat te keq kazani ia zbuloi.
Frangaj ka marre Milot Balldren cudia 250 milion euro per vetem 17 km.
Vjollca e Topit me Blushin kane ca hesape te tjera, Irfan Hysenbelliu po ashtu.
Rama e ka me online o byrazer me keto faqet e gazetave, me Fejsbuqet etj ketu i ka ngecur sharra sharlatanit
Zoti gazetar d/a me duket se e ngaterron pak shpifjen me genjeshtren. Te dyja jane te keqia, por nuk jane njesoj zoti gazetar. Nqs nuk e di kete nuk mund te jesh gazetar!!! Nje shpifje e qellimshme ne media eshte veper kriminale, nderkohe qe nje genjeshter, qe nuk shkakton asnje pasoje, nuk eshte krim, por nje veprim i pamoralshem. Kete kije parasysh zoti gazetar.