Nga Shpëtim Nazarko
Kryeministrit nuk iu deshën më shumë se një minutë, për të vështruar situatën te Nënë Tereza. E quajti katastrofë dhe grumbullim si në stacion treni njerëzinë, që vinte vërdallë përreth sheshit, e nëpër pavijonë.
Sikur të kishte hyrë në urgjencë, mund edhe t’i dukej, sikur shikonte skena nga Beteja e Vaterlosë. Po pak më keq akoma. Dhomat e urgjencës që duhet t’i ngjanin një spitali fushor, ku të gjithë shtrihen në një vijë, a në një mënyrë që të kontrollohen nga një sy i vetëm, janë projektuar për të krijuar një labirint, nga ata që përdoren për të zgjidhur kuize reviste…
E shoh shpesh me trishtim këtë skenë, kur shkoj të çoj prindërit e mi, pleq të vjetër…
Te Nënë Tereza, hyjnë gati 5 milionë njerëz në vit, po tu besojmë statistikave. Privati që është më i mençur se shteti, vuri dikur një tra tu merrte nga 1000 lekë të vjetra secilit. Para një viti, shteti e mori fuqinë në dorë dhe thonë veç nga trau, fitohen 100 000 dollarë në muaj.
Fitore e madhe apo jo? Jo dhe aq, sepse ndërkaq, këta 5 milionë njerëz që vërviten pa mbarim gjithë vitin në oborr e korridore tek të sëmurët, sëmuren vetë, apo sëmurin këta të fundit.
Në urgjencë ka dhjetra e qindra të tjerë në çdo minutë. Se, Tirana nga mblidhen gjithë rrethet, ka jo shumë urgjenca. Ndoshta, ajo është e vetmja. Nuk e di mirë, thonë do bëjnë të tjera, po avash avash…..
Po nëse syri i Kryeministrit, do të vinte re pak më matanë spitalit, do të shihte me dhjetra farmaci që janë gati tu shërbejnë atyre që me receta në dorë, blejnë si për në një betejë luftarake, gjëra që ndonjëherë nuk gjenden në spital. Janë aq shumë farmaci, sa më kujtojnë një rrugë midis Fushë Krujës dhe Kamzës, që ka nja njëqind mobileri në një gjatësi, as dy kilometra. Mund të hynë të dy rastet, në Giness.
Folur me shprehjen e Kryeministrit apo Gjeneralit që i hedh një sy betejës ku nuk ka armiq gjëkundi, le të themi … Katastrofë. Folur me ironinë e Kadaresë te “Viti i mbrapshtë” duhet thënë: Rrëmullë e shkuar rrëmullës, or bir!
Gjendjen e konstaton jo vetëm Kryeministri, jo një gazetar, po çdo njeri i thjeshtë që kalon në mes të kësaj batërdie. Puna është si shërohet, se pamja nuk është produkt tërmeti, që i zë njerëzit në një sekond.
Oborri i madh, mund të rregullohet brenda pak ditësh. Do të mjaftonte një tip parking që mund të ishte shumë katësh, si e kanë shumë spitale në botë. Zinte më pak vend dhe fitoje prapë para. Urgjenca mund të kishte jo një, po disa, që të shpinin në gjithë pikat hyrëse të kryeqyetit nga veriu në jug, a nga lindja në perëndim.
Nuk ka aparatura thua për kaq urgjenca? Besoj që po të hyjë tamam Kontrolli i Shtetit, do të gjejë aparatura dhe në qese të pahapura, e të papërdorura në bodrumet e spitalit.
Sepse, sot në kohën e botës së konsumit, ato dhe t’i falin për të mos thënë shpesh. Po me kushtin t’u blesh preparatet, siç bëjnë ata që të falin ekspresin nëpër zyra.
Rrëmujën e njerëzve që shtrojnë të afërmin, mund ta zëvëndësosh me një qendër ku shpërndahen pacientët. Afërsisht si ajo që të pret te zyra afër drejtorit, kur do ta takosh, po që të shërbejë për tjetër gjë. Për të marrë leje të hysh apo jo te drejtori, po si të zësh pavijonin përkatës.
Nuk ka menaxhim thua? Natyrisht kjo është më e thjeshta për tu konstatuar. Po a rregullohet? Natyrisht. Mjafton që të dërgosh njeri jashtë që të shohë, e jo të bredhë për vizita turistike, po për të kuptuar si menaxhohet një spital….
Po, a kemi hyrë te thelbi i çështjes? A i kemi mirë spitalet tona? Besoj jo dhe do ti kemi dhe ca më keq nesër sado të investohet Edi, a qeveria e tij dhe sado mirë të jenë në krahasim me një dy apo tre vjet më parë. Thelbi është te sistemi. Këtu si i bëhet?
Spitale pa lekë? Apo pa lekë dhe të lidhura me Fond solidariteti siç bëhet tani?
Kur të vjetrit kujtojnë kohën e Hoxhës, ku nuk ekzistonin problemet e sipërme dhe në spital shtroheshe pa lekë, ti thua. Po po, Enveri i bënte mirë këto punë.
Kështu mendoja dhe unë kur një ditë tim eti, një antienverist i thekur, po i mburresh nga ana e tjetër e gardhit, një plak i drejtimit të kundërt.
E kishe dhuratë nga Partia shëndetin.
Pa lekë spitalin eee… Hë tani.
Po- u përgjigj im atë. Po pa lekë ishte. Po nuk e di ku i gjente Partia lekët që na e bënte këtë dhuratë… Këtë po munde ma thuaj…
U kthjellova në vend. Thelbi ishte i thjeshtë. Hoxha kishte siguracion shëndetsor të detyruar, po nuk ta shkruante në llogarinë e taksave …
Thelbi është siguracioni.
Jam i bindur, se problemet tona, nuk zgjidhen as me ndërtesa dhe aparate të reja që dhe ti falin në këmbim kushtesh. As me spitale të huajsh, që duhet ti mbash me donacione shtetërore, Dhe ato do kenë fatin e spitaleve të huaja, që erdhën pas 90-tës. Nuk do vdesin për një a dy vjet, si rezultat i donacioneve të shtetit, por për tre a katër vjet, kjo është e sigurt.
Ndoshta, vetëm rreth 5 përqind e popullsisë ka mundësi të shkojë atje… Dhe kjo, kur është vetëm keq, apo në prag të vdekjes.
Thelbi është prapë në pyetjen. Si t’ja bëjmë? Po marr guximin, ta ribëj këtë propozim që e bëra dhe 6 vjet më parë.
Nëse Shqipëria do të ndërtonte, ta zëmë 6 spitale në rrethet kryesore të saj me nga 50 milionë euro secili dhe dy në Tiranë me nga 100 milionë do ti duheshin 500 milionë euro…
Amerikanët thonë në studimet e tyre po t’i besosh një ish-ministri të Ramës, që tani i kam harruar dhe emrin thoshte duhen 300.
Mund të shkojë te Siemensi dhe t’i kërkojë tua bëjnë nga dyshemeja në tavan, me gjithë pajisje e shërbim ndihme.
Mirë mirë, po ku ti gjejmë këto para, se Siemensi është me vrap gati.
Shkoni në Bankë. Nëse nuk u pëlqen ajo, shkoni te kasat gjermane të siguracioneve. Kërkoni 500 milionë dhe do t’u marrin një miliardë për 20 vjet me interesat brenda. Do t’ua japin menjëherë, po kur t’i tregoni plan biznesin ama..
Dmth. do t’u ktheni 50 milionë euro në vit, apo 4 milionë në muaj.
Me këtë plan minimal biznesi, çdo shqiptari do t’i duhej 1 euro në muaj, për të pasur spitalet më të mira në botë. Aq sa bën parkimi te ai spitali, ku çdo shqiptar vete njëherë në muaj dhe ia mbajnë te trau.
Dhe mos ti paguanin 50 përqind të shqiptarëve këtë 1 euro në muaj, qeveria ka ku t’i gjejë dy milionë për bankën, po 500 milionë euro, nuk i gjen dot kurrë…
Dhe nëse doni ta shtrini shembullin edhe te ilaçet, shkoni prapë te Kasat gjermane. Bashkëngjitjuni koncerneve të mëdha, me ndihmën e tyre, e me të njëjtën teknologji, do të merrni për një a dy euro në muaj ilaçet më të mira në botë. Se kështu do të blini mall shumice dhe te baballarët e mjeksisë, jo ku mundni, e me kë mundni.
Po me tre euro për person, do të keni spitalet dhe ilaçet më të mira në botë.
Po nuk deshët vazhdoni… Do të biem pre e monopoleve dhe grabitqarëve, që vetëm rrënojnë dhe vdesin Shqipërinë.
Shteti jep 350 milionë euro në vit për shëndetësinë. Gjendja është prapë shumë keq. Një zot e di sa nxjerrin vetë shqiptarët nga xhepat e tyre… Ndoshta po aq sa qeveria…
Nga ky 350 milionë, 50 milionë, do të mjaftonin për të pasur spitalet më të mira në botë…. 300 të tjerat mjaftojnë apo kompesojnë ilaçe, e rroga për infermierë e doktorë. Nesër do keni më shumë…
Thelbi është te menaxhimi ndryshe.
Nuk mund të vazhdojmë me bërjen e një buxheti, i cili mbledh taksa dhe në fund të vitit fillon e nxjerr nga thesi, thërrime të pafundme, të cilat bien në duar menaxherësh, apo me gjuhën e popullit, në duar ustallarësh.
Po vazhduam kështu, pra me këtë mënyrë menaxhimi, do të meritojmë fjalët e një miku që thotë duke qeshur, e duke qarë…
Këtë lloj teknike menaxhimi, si tek ne, po ta përdorësh edhe në Sahara ku është rëra e tërë botës, do të shkosh vetëm në një përfundim. Pas disa vjetësh në Sahara do të importojnë rërë…
****
Botuar sot në Dita. Marrë me shkurtime nga poetali “Konica”. Titulli është i redaksisë

Ska asnje privat te “mencur” ne bote te te marri leke per parkimin kur pacienti shkon ne spital.
E pajisin me bilete qe kur te dali ta kete parkimin falas.
Vetem plerat e Ramutizmit i bejne keto.
Brekushja i korruptuar burgun e ka pak ! Ketij super te korruptuari dhe te papergjegjshem deri ne ekstrem para se te futet ne burg i duhet sekuestruar gjithcka ka deklaruar si pasuri te tijen dhe te familjes se tij!
Mirel, rralle kam gjetur spitale me parking falas. Por gjene mire, kjo ceshtja e parkimit eshte e fundit ne listen e problemit shendetesor. Per urgjencen tek qsut para ndonja 10 vitesh a me shume, kur ishte minister pd-je, me duket ai greku apo nardndoka, cova nenen naten, ishte Mogadisho , se Kandahari do jete lule. Ndofta duhet kohe per te arritur standarte, por gjerat calojne nga te kater anet. Nje komshiu im mori me qera nje nga ato farmacite perballe, pas dy vjetesh I dha duart, se nuk dilte hesapi. Vjen tjetri, do pese kokrra se aq leke ka, sic shiteshin dikur cigaret e hapura. Ne darke mblidhen 1 million leke, se ilacet kushtojne, po ti as 10%nuk I merr, plus kontrollet, skadencat, s’i le dot parate ne kase se vjedhin, ti marresh ne cante ke frike se te vjen ndonje me pistolete ne koke. Jo qeraja, taksat, bakshishet per kontrollet, ndonje kafe mjekeve qe te dergojne pacientet, se ndryshe s’ben xhiro fare. Fut edhe shpirtin ne mekat duke shitur plehra ilace. Komshiu beri darke kur dorezoi farmacine, me beso! E nisa nga fundi, tani, mesa di une, nje spital I ri ketu ku jam une, para nja 15 vjetesh u be, shumefunksional, me salla operimi, vizitash, shtrimi, etj, plus piste helikopteri, sic thone, i kompletuar, me duket shkoi rreth 400-500 mln euro. Patjeter do kete pasur abuzime, kur paguan shteti tere bizneset bejne feste. Pra, keto llogari te qe ben zoteria kolonjar jane muhabet kafeneje. Nja 50 km me lart nga une eshte nje qender e madhe spitalore e viteve ’30, jane nja 10 ndertesa 7-8 kateshe me dy pista helikopteri mbi tarrace, shteti po mban aktive vetem 4, ne kuadrin e kursimeve. Shteti do qe ti mbylle dhe ato, por banoret e zones
bejne protesta, petizione, bejne presione elektorale, etj. Ato jane superspitale, sa dy Qsut i Tiranes, me superaparatura te rinovuara periodikisht, por shteti kapitalist ka fiksim te madh rentabilitetin… Qe ta themi me shkoqur, alla Nazarko, se me pelqen kur I thjeshtezon gjerat dhe ashtu duhet, pensionistet jane havale e madhe per shtetin. Sikur te vdisnin tamam diten qe dalin ne pension shteti do u jepte medaljen e Mirenjohjes, por ata jane kokeforte… Duan te rrojne, te kurohen, ilace dhe vizita falas, ta hane vete pensionin, jo t’ua hane… Papo dashkan edhe ndonje kaposh elektoral per vit te Ri qyl nga kapadaiu kokeminister I rradhes. Jemi ne kapitalizem dhe shendeti kushton qamet. Ne pergjithesi shteti kapitalist ka alergji te madhe nga te semuret: atij I duhen te shendoshe. Ne pazarin e sklleverve nuk I shikonin kot nga dhembet zezaket. Vetem kur shkojne ne spital njerezit fillojne ta kuptojne rendesine e madhe te shendetit, ku mjeku, infermieri, sanitari te behen perendi. Majkell Mur ka bere nje reportazh per zjarrfiksit e Ground Zero dhe sipas ketij reportazhi, sherbimi sanitar kuban ishte jo vetem falas, por edhe me eficent sesa ai amerikan, ku zjarrfiks it gjeten derman. Pra, ceshtja eshte sesi trajtohet sherbimi shendetesor, si biznes apo si mision ne gjithe gjeresine sociale dhe humane. Ne kapitalizmin aktual po trajtohet me mekanizmat e biznesit, biles figura e drejtorit – mjek eshte zevendesuar me drejtorin – menaxher. Po doli me humbje spitali, e heqin nga puna.
Po mire o gjerman si i do mjeket ti, te paguhen me dite pune koperative si cobanet e deleve ? Kaq ka mundsi shteti.Majkell Mur eshte i mbuluar me inshurence,larg qofte te kepusi kerbishtin do iki ne spitalet e Kubes ? Shteti nuk eshte zgjidhja eshte problemi,prandaj vene njerzit me batanie e trasta me ushqime ne krah neper spitalet e shtetit.Kanadaja e ka free sherbimin mjeksor,qe kush eshte Kanadaja,google sa eshte radha e pritjes te nje operacion.Sot per sot sistemi i inshurances eshte me i garantuari, por sigurisht kushton,ketu po qe hyn plani human,ke as ke ta perballosh,po jo sherbimi mjeksor.Edhe ajri qe thith eshte bere biznes.Money Talks, Bullshit Walks
mirel, dil nje here nga Shqiperia diku ne Europe apo SHBA, parko ne nje spital, shko kerko parate e parkimit…dhe na e jep edhe neve adresen e atij spiatli.
O ti e Ramutit, kam dale para teje. Dhe ne Amerike flas, parkimin falas per pacientet.
Me jep adresen e spitalit te thashe, te tjerat jane llogje. Parkim falas …ke thene….Ne oborrin e PeDe-rave te SHQUP-it ku ti blegerin po, pacienti shtrohet ne spital e nuk rri ne parking lot o koqefishkur….familjaret qe e vizitojen paguajne kokerr me kokerr per oret qe parkojne ne spital.
u me hengsh mutin o llogjexheshe e Dules.
Nga Shqupi ka blegerire Ramuti i pari.
Ne tere spitalet qe di une parkimi per pacientet eshte falas.
Ka parkime te rezervuara per stafin, por kursesi nuk jane ne front, por mbrapa se pacienti eshte primari.
Ka parkime per ambulancat, doktoret, etj..
Po te merresh me ty bucen e Ramutit duhet te sjellesh gjithe ameriken dhe nuk te mbushet mendja
Pacienti ditor ose ai me appointment parkon falas, te tjeret tundin xhixhat, ka spitale qe edhe per stafin ka pagese mujore. Vetem nese spitali eshte in the middle of nowhere parku eshte falas per te gjithe. Rradaket e PeDe-rave bosh kane per te ngelur. Boll qe te lehin per dicka por nese eshte e vertete apo jo…. rendesi ka te degjohet e lehura. Per here te fundit, nxir nje adrese te vetme spitali ku ti paske qene ne Europe apo USA….
Ka te drejte mireli.
Jetoj ne Florida dhe kam vizituar te pakten kater spitale,. Mayo, Baptist, St Vinsent, Shands..
Nuk ka parkim me pagese per pacientet.
Te pakten ne Shands me kane pajisur me ticket daljeje. Dhe te postoblloku paraqet bileten dhe te lene te kalosh pa pagese.
Varet nga vendi ku eshte spitali,metropolet e medha jane me pagese ne amerike
Po ta jap une adresen e spitalit ne qytetin tim Trondheim, ne Norvegji (thuhet si shteti me social ne bote):
https://stolav.no/
https://stolav.no/om-oss/finne-fram/kart
Jo vetem qe parkingu eshte me para, por cmimi eshte 25 kr/ore (dmth 2.5 euro/ore).
Degjuam inxhinierin e Ndërtimit Lo Renzo… Edhe Inxhinieri ja “futi qores kot” si puna e Sazan Guri, nuk ka Tërmet të keq po më thotë, por ka ndërtime me cilësi të dobët!?
Një dashuri e madhe për Tërmetin nga disa syresh Profesionistë në Ndërtim dhe Gjeologji, që të habisin.
Po mirë mó, mirë, po ju besojmë o Ekspertë të Ndërtimit dhe Gjeolog etj, po pse nuk mendon kështu si Ju, dhe pse nuk na thotë kështu si Ju, edhe Ramiu, pra Edi Rama!?
Rama është Autoriteti Suprem që liçenson aftësitë profesionale të tregut!
Çështë ky muhabet!?
Ramiu asgjëkundi nuk thotë që problemi është tek Ndërtimet, por e vë theksin tek Pabesia e Natyrës.
Bregu
nuk e di përse ke kalu tek tërmeti kur shkrimi flet për spitalet,por prapë ja ke fut kot!
“Ramiu asgjëkundi nuk thotë që problemi është tek Ndërtimet, por e vë theksin tek Pabesia e Natyrës.”
tërmeti është tërmet!!
ka matje për të në kohë!!
kështu që falë statistikave shumëvjeçare,njeriu,shteti krijon një sistem ndërtimi duke u mbështetur në këto statistika!!
pra në shtetin X e në zonën Y kemi statistika që tregojnë se tërmeti maksimal në histori ka qënë 4 ballë
kurse në shtetin Z dhe në zonën ZH statistikat thonë se tërmeti maksimal ka qënë 9 ballë!!
këtu fillon puna e ndërtuesve dhe e kontrollit për zbatimin e ligjeve që vendos shteti dhe i kontrollon po ai!!
ti nuk mund të ndërtosh në shtetin Z dhe zonën ZH ndërtesa me vlerat e shtetit X dhe zonës Y!
sepse do të të rrëzohen pa i mbaruar së ndërtuari!!ti duhet të ndërtosh sipas zonës ku jeton!
prandaj thonë që “nuk ka tërmet të keq,por ndërtime të këqija”!!
në një intervistë të mut nanos me bshkim koplikun ai i tha disa herë koplikut “se shumica e pallateve i rezistuan tërmetit”,kopliku nuk e pranoi asnjëherë!!ai tha “JO nuk i rezistuan,do ta quanim i “rezistuan” nëse do të ishte mbi 9 ballë”,pra që do të thotë VLERA QË DUHET PËRDORUR KUR NDËRTOHET NË ZONËN E DURRËSIT!!!
ti mund të thuash se mund të ndodhë ndonjë tërmet 100 ballësh!?
është e mundur or breg,por ti do të ndërtosh sipas asaj që ke përjetuar dhe asaj që ke të sanksionuar në ligj dhe jo për të fituar muhabetin idiot!!
rama e ka quajtur “Pabesia e Natyrës.”për të mbuluar pabesinë e tij si në kontrollin që duhej të bënte që nga projekti deri tek përfundimi i ndërtimit,po ashtu dhe me parapregatitjet,pra rezervat shtetrore që duhet të kishte mënjanë si shtet në rastet e fatkeqsive natyrore!!fatkeqsi në të cilat futet dhe tërmeti!!
ky nuk i ka bërë detyrat e tij,ashtu si nuk i ka bërë dhe sali berisha e fatos nano!pra asnjë nga të tërë qeveritë nuk ka bërë detyrat në drejtimin e kontrollit të ndërtimeve!!
nëse kanë rezistuar ndërtime o janë falë rastësisë o falë punës së ndershme të ndërtuesve të tyre!!
kjo ndrësirë e korruptuar deri në palcë,në vënd që të dalë e të tallë hajdarin deri në tërmetin tjetër,duhet të fillojë kontrollet edhe për pallatet,ndërtimet e pa prekura!!që nesër të mos jetojmë si miu nën grackë duke pritur kur do të na zënë përfund!!
Mjerë ne, nëse Rama ka këshilltarë të tillë si artikullshkruesi! Të gjitha mendimet e tija nisen nga parashtrime të gabuara. Mirë që nuk e ka idenë se çfarë është sistemi shëndetësor, por guxon të japë edhe mendime se si duhet bërë sipas mendjes së tij. Kur bëhen shkrime të tilla, shkruesi duhet të bazohet në burime të sigurta. Ku e gjeti zotëria se në QSUT kalojnë 5 milion njerëz?!
Të dhënat zyrtare tregojnë se për vitin 2018 në spitalet e Shqipërinë janë shtruar 279 018 të sëmurë! Në QSUT rreth 80 mijë shtrime.
Sa për kureshtje të ndërtosh një spital terciar bashkëkohor, me çelësa në dorë, kushton nga 400 – 600 mijë dollarë për shtrat. Kjo sipas standardeve europiane. Tani bëjini llogaritë vetë se me sa shtretër e doni spitalin. Flasim të ndërtosh spital në vitin 2020 me teknologjinë dhe njohuritë e vitit 2020, se po të ndërtosh spital me mendësinë para 90-s bie më “lirë”, por lind i vjetër! Le pastaj të përmendësh spitalin, i ndërtuar sipas intensitetit të kujdesit që kërkon një i sëmurë apo rrjetet spitalore sipas specialiteteve dhe sëmundjeve!
Shikojeni pak se sa harxhohet për shëndetësinë në Shqipëri. Numrat tregojnë fuqinë blerëse të baras-vlerësuar, sepse në vlerë emërore janë më pak. Gjysma e kësaj vlerë është nga xhepi, tjetra është në atë 350 milionëshin e qeverisë. Jemi vendi i fundit në Europë!
https://data.worldbank.org/indicator/SH.XPD.CHEX.PP.CD?locations=EU-AL-IT-DE-GR-XK
E patë çfarë bëri tërmeti? Ju lutem lexoni pak se çfarë thoshte studimi i UNDP-së 2003 për qëndresën që mund të kenë spitalet shqiptare gjatë tërmeteve.
Nëse doni të këshilloni qeverinë, thojini të dyfishojë të ardhurat për frymë dhe keni bërë ndërhyrjen më të madhe në shëndetësinë publike shqiptare! Këtu nënkuptohet një shpërndaje sa më e drejtë e të ardhurave, jo 95% e Prodhimit Kombëtar tek Oligarkët dhe 5 % tek pjesa që mbetet e popullsisë!
Dhe më e rëndësishmja RRITINI RROGAT E PUNONJËSVE TË SHËNDETËSISË!
Sa për arkat gjermane, zotëria nuk e njeh historinë e krizave ekonomike dhe të modelit Bismark. NË NJË VEND TË RRËNUAR EKONOMIKISHT DHE ME INFORMALITET MBI 50% SI NË RASTIN E SHQIPËRISË, MODELI BISMARK ËSHTË I DËSHTUAR QË NË MENDIM.
Këtë e vërtetoi edhe kriza ekonomike në vitet 30, aq sa Rusvelti me “New Deal-in” bëri “Social Security Act”.
Ah po, këtë model e zgjodhën të mençurit në fillim vitet 90 kur Shqipëria ishte më shumë se e rrënuar ekonomikisht! Kulmi kur edhe Banka Botërore e kundërshtonte një gjë të tillë. Ndoshta është sport kombëtar shpikja e rrotës në vazhdimësi.
Nuk po zgjatem me të tjera, sepse nuk është vendi.
Faleminderit!
Mirel…..e ke gabim ate mendim…..Vendi nr. 1 me social ne bote eshte Kanadaja.Prane spitaleve kane parkingjet ,jo ne natyre apo anes rrugeve,por 7-8 katesh,ku te gjithe hallexhinjte qe vine ne spital,per cdo problem,jane te ndergjegjesusaar te parkojne makinat brenda teritorit te parkigjeve,natyrisht kundrejt kuotes se caktuar,sipas kohes se nevojshme.Kete taks nuk e vendos as kryeministri,as kryetari bashkise….secili ben detyren sipas ligjit.
Por ne Shqiperi njerezit jane mesuar qe cdo gje ta kene veresie,ndaj dhe punet shkojne aq bukur ….
Nuk thashe jo per Kanadane, Nuk e di, por ma merr mendja qe po, perderisa mjekesine e kane falas.
Shtet kapitalist jane dhe ata, por me njerezore se ky shteti jone rumpalle i hajduterve
Assad, dmth na doli qe Kanadaja i paska me pagese parkimet mor mirelushke lepurushke…..
Aaaaaa, dmth na doli qe Kanadaja i paska me pagese parkimet mor mirelushke lepurushke…..
stroralliu
nuk e njoh kanadanë,por mendoj se nëse parkon diku duhet të paguash!!ka subvencione për të sëmurë kronik që janë të detyruar të shkojnë shpesh në spital,dializa p.sh!
në asnjë vënd të botës nuk egziston asgjë falas!!këtë duhet ta rrënjosim në kokë!!shiu,dëbora era e tërmeti po që janë falas por në çdo veprimtari njerzore,pra ku prodhohet shërbehet,thjeshtë kur kryhet një punë!?në atë moment nuk e kemi falas!!pra edhe nëse ne nuk paguajmë direkt,indirekt dikush duhet të paguaj!o me para o me punë të papaguar!!
sa për këtë që thua!?
“Por ne Shqiperi njerezit jane mesuar qe cdo gje ta kene veresie,ndaj dhe punet shkojne aq bukur ….”
ke 1mijë herë të drejtë!!
në artikullin “I futi një xhiro, bëri ca gallatë e iku, pallati thërrmohet me kaçavidë”i intervistuari thotë këtë fjali:”Kam që kur ka rënë tërmeti ha bukë me lekët e mia”!!!
pra një njeri që ka para por e quan të padrejtë që në kohë katastrofe të harxhojë paratë e veta për të ngrënë!!
pra në tërë kuptimin e fjalës!!
do të hajë qyl!!
Epo do arrijme standartet uropiane, apo jo nashi??!!
Rrofte udheheqja
jo qën turk e dylber osman,po shkojmë drejt islamistit neo oasman që të ka në harremin e dylberëve!!
të kishim standartet europiane,ky vëllai i sulltanit tënd,do të ishte akoma nën urat e senës ose në burgjet e francës!!
të shërdhefsha robt!!
Sherbimin spitalor gjithekush e do qe te jete i persosur, mundesisht memire se ne vendet e zhvilluara, por sigurisht mundesite nuk jane, megjithe permiresimet e pamohueshme qe jane bere keto vite. Une e provova vete para pak muajsh. Lidhur me llogarite dhe mendimet per parkimet, sigurisht nazarko ja fut kot, por me sa duket ka prinderit te semure, por nuk e ka provuar vete. Nazarko thote qe cdo gje ta paguaje shteti dhe zgjidhet problemi, duke harruar se jemi ne kapitaliziem, ku cdo lloje pagese behet nga individi, ne forma te nderyshme. Une kam mendimin se po abuzohet me siguracionet, pasi sherbimin ne spital e marrin si ato te siguruarit (qe paguajne qimet e kokes) si ato qe nuk paguajne asnje leke. Si e ka bota kete problem. Pra cdo gje behet ne kurriz te nje pjese te vogel qe paguan. Siguracioni shendetesor duhet te jete i detyrueshem per te gjithe, atehere kerko sherbim cilesor ne spital.
Parate jam dakord me autorin gjenden dhe menaxhohen shume me mire se keta piktoret basketbolliste qe bejne politiken e madhe.
Por ngelet nje pikepyetje? Po stafi? Burimet njerezore? A e dini qe po zbrazen spitalet tona?
Mjeket e vjeter ustallare po vdesin kurse te rinjte po ikin ne Gjermani.
Infermiere as qe behet fjale. Ata me te kualifikuarit ikin po ne Gjermani, te tjeret qe ne shkolle sigurojne kontaktet per ne shkolla dhe azile gjermane.
Kjo si zgjidhet?
Ketu do te vine infermiere nga Siria dhe Afganistani qe do te sherbejne neper spitale. Keshtu qe mos u merakos ka menduar partia edhe per kete gje. Dhe pas 2-3 dekadash do te kesh me shume Siriane, Afrikane dhe Pakistanez me shume sesa shqiptare ne shqiperi.
Le qe ju dashkeni te lini drangull llogarine Bahamas olsi rama.
Pse, nuk i paskemi spitalet me te mira ne bote? Atehere c’djall na thote neper mbledhje grupi parlamentar kreu yne i grupit shoku Balla?
Reforma niset duke i shkuar ne shtepi te gjithe ministrave te shendetesise se demokracise dhe duke i kerkuar faturen per cdo objekt qe nga lecka perpara deres se shtepise e deri tek furca e dhëmbëve.
E kur te futen ata në burg e gjithe zyrtaret qe kane bere tendera e kanë rikonstruktuar psh nja 6-7 here godinen e 6 katshit qe u rishqep nga tërmeti atëherë mund te diskutohen keto borxhe alla gjermane.
Nderkohë vazhdoni ndiqni ERTV.
Vetem tash KM jone po fillon me pa realitetin shqiptare?!
Alleluja, ndoshta tash ia fillon me vepruar per spitalet para lungomaret e stadiumeve!!
Nje spital efivient kushton ma pak se stadiumi i KM tone !
jo moj lil jo!!
ai e di fare mirë,por di si të luaj koqet me shqipot!!
ai hap probleme për të FSHEHUR PROBLEME!!
ky po fsheh problemin e përgjegjësive të tij për tërmetin!po fsheh atë që u tall disa muaj më parë kur “presidenti më i mirë që ka parë shqipëria” i zgjedhur prej tij i kërkoi se në ç’gjëndje është shteti me rezervat për raste katastrofash!
lil mos u merr me diskutimin e asaj që kërkon K/M jonë!!
por merru me thelbin!me atë që na ka sjellë deri këtu!!
INDIFERENCA E SHQIPTARËVE PËR JETËN E TYRE!!
e kanë më kollaj të grricen për mustaqet e çlos se të mbrojnë interesat e tyre jetësore!!
Se di a ka te drejte Nazarko apo gabim .!
Nuk marr vesh nga Shendetesia qe te them se cduhet bere apo cfare eshte bere gabim .
Por sesi llogjikon Nazarko do ju them.nje rast nga te shumtit e tij .
Diskutohej per ekonomine ne vitet e qeverisjes Berisha dhe Nazarko shpjegonte si ekonomist i FMN apo BB se siguri absolute ….ne Shqiperi nuk ka krize ekonomike sepse nuk ka ekonomi ,Shikoni nga Tirana ne Durres ,a ka ndonje oxhak qe nxjerr tym ??? Ky ishte shpjegimi ekonomist i Nazarkos ne ate kohe .
Kaluan vite dhe erdhi Rama e rruga Tirane – Durres u mbush me oxhaqe me tym .
Tani Nazarko e ka te fjetur mendjen per ekonomine dhe po merret me shendetesine duke cituar Hygoin dhe Balzakun ….
yllo
dhe unë si ti!!
nuk ja kam idenë e llogarive që bën nazarko!!
kështu në pamjen e parë!?duket llogjike!?por nuk është e thënë se çdo gjë në dukje llogjike,është e saktë dhe e drejtë!!
psh vite e vite më parë shumë shqiptarë morën për llogjike e të drejtë thënjen elektorale të berishës dhe pashkos”çekun e bardhë”!!po të dëgjoje arsyetimet e kohës,ishin mëse llogjike(unë personalisht kam qënë një kundërshtar i kësaj llogjike infantile,vetkënaqëse),por koha tregoi se në vënd që të ndërtonim një shqipëri “fantastike”,shkatërruam dhe atë që kishte marrë rrugën e shaktërrimit!!
për rastin tonë në fjalë unë di një gjë të thejshtë!!
vjedhjen e madhe që bëhet në sistemin e shëndetsisë!!
duke filluar nga politika deri tek pastruesja!!
di dhe faktin tjetër,se nëse politika nuk ndalon vjedhjen!?
nuk kanë për tu ndaluar as pastrueset,pra dhe ata që vijnë pas saj(politikës)!
ps:këtë punën e thënjes së nazarkos se”ne Shqiperi nuk ka krize ekonomike sepse nuk ka ekonomi”,më duket si një idiotësi sikur tdikush të thotë se “nëse je shtrirë nuk mund të rrëzohesh e të vdesësh”!por haron se mund të vdesësh dhe i shtrirë,nuk duhet patjetër të rrëzohesh!!
besoj se jemi vëndi ku njerëzit e kanë më kollaj të besojnë idiotësitë sesa të përpiqen të kërkojnë të drejtën e tyre!!
Shqipet jane fantastike per me u kap per kashten kur traun va futin…
Njeri ju flet per millionat qe keqperdoren edhe debati degjeneron ne a paguan a jo bota parkinge, edhe ´harrohet’ tema e debatit qe eshte keqperdorimi e keqmanaxhimi i pareve ne Shendetsi!
Lume per ju qe jeni gati me u vra per nje qime e me hesht per gjemen e madhe!!!!!
këtu po që ke të drejtë!!
Sakte Lili, po une e kam me teper me idene absurde qe kane qeveritaret tane te privatizojne cdo gje.
Po shume e drejte verejtja jote
Megjithate kot e bejme kete debat. Nese ne Kanada dhe ne Norvegji parkimi kushton, sherbimi mjekesor eshte teresisht falas. Gje qe eshte absurde per situaten tone ku te pakten sterilizimi i kushton popullit shqiptar qindra miliona euro
Ha ha ha ….mirelushka dalengadale po lepin ato qe ka peshtyre pak me siper…pune PeDe-rash SHQUP-i, nuk ka se si te ndodhte ndryshe.
Prizem, ne fakt edhe me siper kemi thene qe ka parkime falas osé me pagese. Brenda spitalit, ku kuoten e merr spitali ose nenkontraktori, osé jashte mureve te spitalit, ku tarifen e merr bashkia, ose e jep falas, ose me disk orar. Ai grupi I spitaleve qe une permed me siper I ka parkimet komplet falas per te gjithe, rreth 2000 vende e me shume te shperndara sipas godinave. Qyteti eshte nen te, ka vende plot. Eshte nje nga strukturat me te medha ne Evrope, parkime komplet falas. Ky qe kam ketu afer s’ka fare parkime brenda spitalit. Ato jashte I ka bashkia, me pagese. Si I riu qe kushtoi 500 milione ka dy Kate parkime nentokesore me tarife orar, ka nenkontraktori spitali dhe I administron ai. Pra, varet nga rrethanat. Por kjo nuk eshte ceshtja kryesore. Biles as ndertimi I spitalit si godine nuk eshte investimi kryesor. Thelbesore eshte pajisja me aparatura, burime njerezore te afta dhe fondet garante qe ky sherbim te jete konstant dhe I qendrueshem. Sic me kujton Olimbia me llogarine e Nikollaqit, ky staf spitalor, mjeke, infermiere, mirembajtes, shofer etj, do paguhen mire dhe shume mire qe sherbimi te jete cilesor. Se ke te besh me jete njerezish. Pra, pjesa e luanit e fondeve nevojitet per keto te fundit qe permenda. Po e bere spitalin e ri ne qender te Tiranes, psh tek Teatri, aty jo vetem do kushtoje qimet e kokes godina, por edhe parkimi do jete luks per pak persona. Po e bere, ta zeme, ne Bradashesh ben vaki ka vend plot dhe parkimet behen falas.
mirel kuptoje një herë e mirë!
nuk egziston shërbim falas!!
dikush duhet të paguaj!!
shteti nuk prodhon para!!
shërbimi mjeksor mund të quhet i barabartë për të gjithë,por asnjëherë nuk është falas!!
Plotesisht dakort me gjermani i fundit dhe anticensure….nuk e di c’mendon gjithologu mirelushke tashme.
o ti vulve e ramutit, nuk bej debat me ty se je nje cope dhiare nga ato te Dules.
Ceno, sherbimet mjekesore duhet te jene falas.
Nuk behet fjale qe shteti nuk shpenzon, por qe shteti e akumulon vleren e sherbimit ne taksa ose ne pagesat mujore.
Keshtu behet ne Kanada, ne Angli, vendet Skandinave e gjetke.
Sa per parkimin, nuk jam kategorik, ka dhe falas dhe me pagese, se po shkumezon kjo vulva e Ramutit nga kenaqesia, por ne nje vend ku varferia eshte ulur kembekryq nuk ka nevoje qe parkimin ta marri nje x kontraktor, kur mund ta menaxhoje ose spitali, ose bashkia.
Keshtu i bie qe dhiari i Rexhepajt qe ben sterilizimin me qindra miliona euro ka te drejte.
Kalimi i ketyre sherbimeve kontraktoreve apo nenkontraktoreve private eshte gjithmone abuziv sepse favorizon persona qe nuk e kane kete te drejte me shume nga te tjeret. Po te jete ashtu pse nuk e le ti punen ne Gjermani dhe te vish te marresh nje kontrate parkimi ne Shqiperi?
Pronat e bashkise ti administroje bashkia. Pronat e spitalit ti administroje spitali.
Taksat ne pagat e punonjesve duhet te garantojne sherbimin qe ti e quan falas. Nuk eshte falas, por i parapaguar nga te gjithe.