Shkrirja e Krimeve të Rënda, Çela: Puna juaj ndryshoi imazhin e vendit

J L

Kryeprokurori Olsian Çela, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një vizitë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka filluar transferimin e dosjeve te SPAK.

Çela vlerësoi punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku shërbeu për 17 vite duke e cilësuar si një Prokurori suksesi, që ndryshoi imazhin e vendit dhe rriti besimin me partneret e huaj përsa i përket hetimit të krimit të organizuar.

“Rezultatet e prokurorisë së Krimeve të Rënda sollën qëndrimin pozitiv të ndërkombëtarëve në raport me qasjen e tyre për futjen e Shqipërisë në NATO dhe organizma të tjera të BE”, tha Çela.

Gjithashtu Kryeprokurori i ri falenderoi të gjithë prokurorët që shërbyen në këtë Prokurori dhe u uroi suksese atyre që do jenë pjesë e SPAK-ut.

Në fund të takimit, Çela bëri dhe një foto të përbashkët me të gjithë trupën e prokurorëve të Krimeve të Rënda.

j.l./ dita

http://www.sportrallyes.com/

Share This Article
6 Comments
  • KRYEPROKUROR APO KRYEIDJOT QE FLET PER TE HUAJT DHE PER NATO KUR KETU FALE PROKURORISE SE HAJDAREVE ESHTE BERE MUTI MULLAR MBI KOKE PALARET…

  • Nuk me duket te kete bere ndonje pune te mire prokuroria e krimeve te renda si domos Bessim Hajdarmataj,kusheriri i Sali Berishes qe ka devijuar te verteten dhe ka mar me qafe njerez te pafajshem dhe ka mbrojtur mafien e drejtuar nga Sali Berisha.Edhe Hajdarmataj me nja dy a tre te tjere nga tropoja jane pjese e mafies se Sali Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *