“Duhet të jesh e lumtur në jetë, jo të durosh”

J L

Kjo letër e sinqertë e një gruaje 83-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve në rrjet, si një burim motivimi dhe udhërrëfyes në jetë.

Mesazhi i saj është i qartë dhe reflektimi duhet të vijë në kohën e duhur.

“E dashur Berta!

Fillova të lexoja shumë më tepër kohët e fundit pa u shqetësuar për pluhurin në rafte. Ulem në oborr dhe admiroj peizazhin pa menduar për barin e keq që rritet në kopsht.

Kam kaluar më shumë kohë në familje sesa në punë.

Në jetë ju duhet të gëzoheni, jo të duroni.

Tani unë përpiqem të marr të gjitha momentet dhe të kënaqem prej tyre.

Tani jam e lumtur jo vetëm kur humbas një kilogram, por edhe kur e shtoj. Ndihem krenare edhe kur lavamani im është plot me pjata.

Nuk i ruaj parfumet e preferuara për raste të veçanta. Unë i përdor ato edhe kur shkoj në një dyqan apo bankë.

Fjalët “herët a vonë” dhe “pastaj” janë zhdukur nga fjalori im.

Çdo gjë duhet parë, dëgjuar, prekur tani.

I telefonoj fëmijët dhe miqtë pothuajse çdo ditë dhe më pëlqen çdo moment kur dëgjoj zërat e tyre.

Nuk e kuptoj pse kurrë nuk i kam bërë këto gjëra të vogla deri tani. Unë nuk e di pse, por më mungonin këto kënaqësi të vogla të jetës.

Tani më vjen keq që nuk kam shkruar në kohën e tyre disa letra që duhej të shkruheshin. Më vjen keq që nuk kam kaluar kohë me prindërit e mi dhe bashkëshortin tim, dhe sidomos që nuk u thashë atyre shpesh sa i dua.

Duke ditur se jam e kufizuar në kohë, nuk hezitoj të bëj diçka që unë mendoj se është e nevojshme.

Çdo ditë kur i hap sytë, i them vetes se kjo ditë do të jetë e veçantë. Tani e di më shumë se kurrë se çdo minutë dhe çdo frymë është një dhuratë.

Po, jeta nuk mund të jetë një festë e vazhdueshme, por për sa kohë që jemi këtu dhe ne jemi gjallë, ne duhet të kërcejmë.”

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Futja kot o plake se lumturia ekzistom vetem ne mendjen e idioteve
    po je I varfer app shtrese e mesme do Te luftosh per qindarken dhe po je I pasur do te rrosh me friken se humbet pasurine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *