Arben Malaj: Familja ime është kërcënuar, me Ramën do përballem në Kuvend

Ornela

Arben Malaj ndodhet para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë pasi qeveria nisi procedurat për shkarkimin e tij nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës.

Malaj tha se procedurat për shkarkimin e tij janë të gabuara por se do ia thoshte në sy në parlament se cfarë po bën keq kryeministri Edi Rama. Ai shprehu shqetësimin se pushtetet gjithnjë e më shumë po mblidhen në një dorë.

“Nuk e kam merak do jem apo s’do jem anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.

Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament.

Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do tia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit.

Unë jam I majtë I përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nk I kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale.”

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Nje filosof i madh thote: “Sikur aksiomat gjeometrike te
    preknin interesat e njerezve ,me siguri ata do t’i perge-
    njeshtronin”, idem rasti konkret i Zotit Malo qe eshte
    bere xhind e s’permbahet dot sepse I iku “llokma qyl”qe
    merrte duke qene ne Bordin e majme te BSH qe sic kam
    degjuar punonjesit e saj kane privilegje marramendese,
    ku governatori parardhesi I saj ish-governatori Full-Hajni
    bente qoka duke shtruar dreka e darka me tava peshku
    per miqt e tij te kupolave politike,effekti I te cilave u duk
    tamam ne kohe te “veshtira” te Zotit Fullhajni: U arrestua,
    ndenji “5 dit ne burg” ,doli nga “suiti I burgut si I pafaj-
    shem “, I zhvati shtetit, me falni jo shtetit por taksapa-
    guesve shqiptar nja 450 milion leke dhe tash, I mesuar
    nga Saliu si bashkehajdute qe t’i drejtohet Strasburgut
    per te kerkuar “te drejten e rikthimit ne postin e gover-
    natorit” sepse iu eshte henger “haku” packa se vodhi ,se-
    bashku me Saliun 21 milion Euro,vjedhje kjo qe ne kohe
    te shkuara nuk do Ju gjindej as varri ketyre hajnave !
    Por “dhimokracia” si e jone e ka ves Hajduterine dhe si e
    tille do te vazhdoje persa kohe kemi ne krye kete klase
    politike,djathtas apo majtas, synimi I te cilave eshte marr-
    ja e pushtetit jo per t’i sherbet popullit por per te vjedhur
    dhe per t’u pasuruar me rruget e format me te ndyra e te
    pista makiavelike ! Keto 30 vjet Anarkizem kete Kane
    treguar qysh kur per fatkeqesine e madhe te shqiptareve
    erdhen ne pushtet,pas rrezimit te komunizmit, dy elemen-
    te antisociale: cifti Berisha- Nano,duke iu shtuar nje horr
    I treti: Meta duke formuar “Trinitetin e Shejte” per te plac-
    kitur Shqiptaret me ligjin Famekeq 7501 ! Pikerisht ketu
    fillon “kanceri i demokracise” shqiptare,metastaza e te
    cilit sot ka mberthyer cdo qelize te shoqerise shqiptare.
    Kjo semundje “terminal” do te jete e veshtire ne mos e
    pamundur me kete klase politike ekzistuese ! As SPAK-u
    dhe as BKH nuk do te mundesohet ne keto kushte pa
    cuar para Drejtesise,ne radhe te pare “Trinitetin e Shejte”
    Eshte e gabuar rruga qe ka ndermarre SPAK-u keto dite
    qe po merret me arrestimet e disa pergjegjesve per paso-
    jat e termetit ! Ka kohe per keta ! “Demi duhet rrokur prej
    Briresh” ,thote populli. Shqiptareve anonime kjo iu duket
    e gabuar dhe ne rastin me te keq behet qellimisht per te
    devijuar vemendjen e shqiptareve ne ceshtje jo sekun-
    dare por qe mund te presin. Urgjente sot per shqiptaret
    eshte te shohin “Peshkaqenet” prapa hekurave, REC,
    me qe fatkeqesisht eshte abroguar ligji i denimit kapital.
    Zoti PP ka kohe per “CIRONKAT” merreni urgjentisht me
    “PESHKAQENET” : dosjen e LLALLES e keni gati sepse
    iu ka derguar AMERIKA ! Pse e zvarrisni ?! Edhe “Trinite-
    tin” po ashtu,,pse I zvarrisni ?! Mos e humbni besimin te
    shqiptaret dhe AMERIKA ! Ju do te thoni cili eshte Ky qe
    na “jep keto keshilla” tash qe keni zene kolltukun e PP ?
    Une jam nje qytetar anonim,nje njeri krejtesisht i zakon-
    shem por qe kam pare shume,fale moshesh,mbi 80-tat.
    Kam pare mytebere “trimoshe” ,I kam pare edhe kur iu
    vareshin pantallonat kur iu hiqesh sa hap e mbyll syte
    KOLLTUKU ?

  • Zoti malaj kuvendi eshte shtepia e deputeteve dhe jo e hajduteve, prandaj ti nuk dhet te kesh qasje atje, bile as nga jashte.

    • o fati na e mbushe mendjen. Kur flisni ju plerat e bodrumit eshte e qarte qe e vertete eshte e kunderta
      Me sa duket asnje qe nuk eshte hajdut nuk do te mbijetoje dot ne kuvend.

  • Edhe ky si Agron Tufa ,qenka kercenuar me vdekje; vetem se nuk na thote se ne cilin shtet do te kerkoi strehim politik!

  • Ti je nje bukeshkale ,Fajin e ka ai qe te vuri ty atje se , ti nuk e meritoje ate vend, shko behi fresk Ilir Metes tani se me vone te la shendene e ke ne Rec.

  • Trockisti Arben Malaj kunder Srtalinit Edi Rama.
    Eshte nje turp i ulet ky shkarkim.
    Bravo Arben Malaj koha do tju jape te drejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *