Shumë procedime penale të ndjekur deri më tani nga Krimet e Rënda, pas datës 19 dhjetor, ditë kur betohen anëtarët e rinj të SPAK, do të transferohen në gjykatat në rrethe ose do të vijojnë të gjykohen në atë që do të quhet si Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO).
Balkanëeb ka siguruar listën e e cështjeve për gjykim, për të cilat pritet të shpallet moskompetenca me krijimin e Gjykatës së Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që një pjesë e mirë e dosjeve do të transferohen në gjykatat e rretheve aty ku edhe është regjistruar vepra penale.
Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Një tjetër ngjarje e bujshme, e cila ndiqej te Krimet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykatën e shkallës së parë. Bëhet fjalë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, kjo e fundit u arrestua pas vrau bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakën që ngjarja të dukej aksidentale, më 21 janar 2018.

l.h/ dita

Nje turp i papare,qe te gjykosh keto ceshtje eshte pataksi pse per keta u be SPAKU? nje skandal i vertete.keta jane peshqit e medhenj? mender tallen menderen amerikanet dhe europa me nemjer o popull fukara ky popull u barazua nga te huajt ,gjasme ne emrin e dashurise me mendere nje m. . . O Enver Ngriu dhe njehere
Mendoje se ELA ka te drejte.Pse nuk fillohet nga peshqit e medhenj si psh nga Sali Beerisha,Meta,Basha,Fallxhorja apo te tjere qe kane bere kerdin me te vjedhur dhe me te vrar njerez te pafajshem.Nuk kthehet besim ne popull duke gjykuar disa cironka.Ne radhe te pare koka e krimit pastaj te tjeret.