“Njeri i Beogradit dhe dhjetor i zi” apo “më i shquari i kohërave”?

redaktor
Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Princi Leka, gjate ceremonise se perurimit te shtatores se Mbretit Ahmet Zogu i Pare, e realizuar nga skulptori Kreshnik Xhiku, prane bulevardit "Zogu i Pare".

Dhjetori ka një datë të rëndësishme në historinë e vendit.

Në 24 dhjetor 1924 forcat kundër-revolucionare të Ahmet Zogut të mbështetura nga Beogradi hynë në Tiranë dhe morën pushtetin pas luftimesh të shumta në të gjithë territorin me trupat qeveritare të kryeministrit Theofan Stilian Noli

Nga arkiva kemi zgjedhur dy deklarata mbi protagonistët e kësaj dite Zogu dhe Noli.

Duket e pabesueshme që këto dy deklarata të jenë bërë nga i njëjti person.

Por janë bërë.

Autori është Sali Berisha:

Berisha për Ahmet Zogun në 24 dhjetor 2012: (ditën e vendosjes së shtatores së Zogut në Tiranë pikërisht në 88 vjetorin e ditës kur Zogu hyri në Tiranë dhe rrëzoi nolin me mbështetjen serbe):

“Ne nderojmë sot njërin nga bijtë, njërin nga personalitetet më të rralla, më të shquara në të gjithë historisë tonë kombëtare të të gjithë kohërave.  Me emrin e tij janë të lidhura në mënyrë të pandashme zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura përpjekjet titanike të shqiptarëve për shtet ligjor, rend dhe siguri.”

Berisha për Ahmet Zogun në 70-vjetorin e revolucionit të Qershorit:

“Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë Noli nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve me tragjike të historisë sonë kombëtare.

Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 68 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira, diktatura nga me të egrat e më çnjerëzore…

Ndaj dhe ngricat e mëdha të dhjetorit të ’24 ngrinë ëndrrën e madhe të demokracisë shqiptare…

Revolucioni i Qershorit u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë, jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshje komprometuese që kishin nënshkruar dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë për të siguruar dhe ruajtur fronin e tyre…”

 

d.a. / dita

Share This Article
33 Comments
  • E mor Doktor Mortja!
    Moj Prostituta Kombetare!
    O Njeriu i lig!
    O Prostituta Atomike Sali!
    O Prostituta Berthamore!
    O Jashteqitja Kombetare!
    Nuk habitem me ty!
    Nuk e kam dite kurre qe ne mesin e shqipfoleseve ka kaq shume debile, hajdute e te ligj qe te kane idhull ty!

  • Dy fjale ty – d.a. / dita qe ke qullosur ne rrjeshtat e pare nje rrene me bisht.

    Forcat e Ahmet Zogut me 24 dhjetor 1924 hyne ne Tirane dhe moren pushtetin me mbeshtetjen jo te Beogradit por te forcave antikomuniste te Ruseve te Bardhe te Gjeneralit Pjotr Wrangel qe ishin te stacionuara ahere ne Jugosllavi.
    Korigjoje pra kete rrene me “mbeshtetje nga Beogradi” dhe mos e ushqe kot ne mendje me tutje.
    (Nese kerkon njeri qe ka marre pushtet me ndihme Beogradi ai eshte Enver Hoxha me Parti Komuniste te ngritur nga jugosllavet e te bere kryetar i saj me 8 nentor 1941, perkatesisht nga malazezi Miladin Popovic e serbi Dushan Mugosha)

    • Po vrangjelistat a nuk ishin vegla të Beogradit?
      Po marrëveshjen për Shën Naumin dhe Vermoshin a nuk ishin shpërblim për ndihmën e Beogradit?

      • Shefqet Cela, vetem nje i pa informuar mund te aludoje se Gjenerali Pyotr Wrangel dhe trupat e tij te ruseve te bardhe perkrahes te Carit ishin vegla ne sherbim te Beogradit. E kunderta eshte e vertete gjithmone, se ka qene Beogradi perhere nen gubernen e interesave ruse, gjithmone. Mos bej gabime te tilla foshnjore.

    • o qytekar
      edhe millosheviçi dhe sërbia nuk patën gisht në luftrat në ish jugosllavi!pra asnjë akt ligjor nuk gjen që të jet firmosur nga sërbia për të sulmuar bosnjehercegovinën o kroacinë!!
      a ta me rr mëndja se me të vërtetë sërbia ka qënë neutrale??
      o debi,sërbia nuk mund të lëshonte ushtrinë e saj por ajo lëshoi “ushtrinë” e saj të stacionuar,pra vrangelin,në jugosllavi si “azilantë politik”!
      ta merr mëndja se një shtet mund të lejojë një ushtri të huaj,kushdoqoftë,që të sulmoj një shtet tjetër kufitar,përçfardolloj arsyeje,pa lejen,pa nxitjen e saj??
      po qënke copë gomari mor debil!!
      as për të mashtruar nuk je i zoti mor hajvan!!
      o nastro robt ku i ke e të gjithë që do të lindin!!

    • Forcat antikomuniste tê rusve të bardhē thua, por shpjego të kujt janë kêto forca të caarit apo mos të ndonjē qeverie pro shqiptare ruse që se kemi dëgjuar, sepse po janë tē caarve rusë mbase ke dêgjuar për testamentin e lënē nga mê i madhi i tyre ku shkruhet se do tē prehej i qetë në varr vetēm kur flamuri rus i ortodoksis tē ngrihej nē adriatik! Edhe një gjë! Çdo e keqe antishqiptare gatuhet në rusi,serbêt janê veglat e tyre. Apo mjafton tê jenê antikomuniste pa zjarrin ti vënē shqipërisë!

  • Mos e satanizoni MBRETIN ZOG,ishte figura e emancipimit kombetar dhe bashkimit kombetar.Krijoi shtetin shqiptare me orientim perendimor ne kushtet qe dihen.Shpalli veten mbret te gjithe shqiptareve.Ngriti aresimin,ushtrine ,policine sipas standarteve evropiane.Po ka pas edhe te meta…Sa per serbin ja shtoni si u done qefi.Po Berisha pak beri me serbin,po ky Ramosi qe quan vella vuqicin dhe don tja bashkoje Shqiperine Serbis dhe te formoj federaten ortodokse…

    • Per statistics, gjate periudhes mbreterore, shqiperia kishte prodhimi per fryme me te large se greqia, kuptohet ne vendet e fundit ishim me Europe, por gjate periudhes sllavo-komuniste dolem me totalisht nga harta njerezore.

  • Ahmet Zogu eshte simbol i genjeshtsrit te lindur,
    i njeriut te lindur i pabese, agjent i Pashi`it;
    simbol i shfrytezimit te postit shteteror per te vjedhur;
    simbol i vrasesit serial me anen e forces se shtetit;
    simbol i tradhtarit me te madh te popullit dhe atdheut!
    Mbajeni kete simbol te Sali Berishes ne mes te kryeqytetit te Shqiperise jetime!

  • Nuk ka asnje dyshim se ishte I Beogradit, d aja e lidhi me Beogradin,ky vetem sa e forcoi at e lidhje,Ishte njeriu me I pasur I gjitha koherave shqiptare,”mbreti me I pasur” I nje popu lli me te varfer I cili kishte problem buken,kishte problem shendetin,mos te flasim per arsimin me 94%analfabet.Kishte problem me morrat dhe zh ugen.Ky far “”mbreti” deshmoi se eshte ende me shkije,kur me 1953 dergoi ne Shku p mpersona te kryejne bsiedime me Ttion per sulm kunder Shqiperise. Ata qe njoh in te “mirat” e ketij “mbreti” mu nd t’i thone,por jo per shqiptaret dhe Shqiperine.Te cilet me 7 prill 1939 ua humbi edhe identit etin shteteror dhe um mori gjithe thesarin dhe e beri, e po I bejne ende trashiogimaret e tij ,rrush e kumbulla.

  • “Dhe Feridi faqe nderron, dje shante sot lavdron”.sa mundohet ky njeri me perlye shumkened e gjithklend me spiunim e sherbyes sllav,sepse keshtu mundohet t a mbu loje veten dhe familjen e tija dhe keta qe I ka per rreth nga kjo perlyerje totale e bashkpunetrorit me serbomaaziasit,

  • D I T A,me ju lumte.Po vjen koha qe armiqt e ketij vendi te sulmojne njeri-tjetein.Se njeri eshte me i rrezikshem se tjetri.Keshtu Saliu shan Meten por edhe Zogun,pir nuk llogarit se çthon te tjeret per te.
    -Me faqeziu nder 7 miljon Shqipfoles eshte SB qe na e pruri si pa dashje per studime per doktor-Enver Hoxha.Dhe SB i nxorri eshtrat nga varri duke e perdhosur ate familjarisht e kombetarisht.Keshtu do e psoi dhe vet ai.
    -E populli thot” Çfar do besh do e psosh..” Ndaj ZENI ME ARGITEN ta çojne ne VIÇIDOL pas mortum..!

  • Fatkeqesisht kolera sllave me spiunet ne Shqiperi po vazhdon dhe sot me kurriz te vellezerve kosovare here I quajne turq here serb ,sali qeni i Shiste nafte milloshevichit,Edi do bashkim me serbet ne kurriz te vellezerve tane,nuk ka me Turp Enveri I burgoste a ka me qelbesira se keta.keta duhen te zhduken..

  • E sakte ! Berisha ne 1944 ne pervjetor te Revolucionit te Qershorit qe ne realitet eshte nje grusht ushtarak shteti ishte akoma ne pikepamjet komuniste te percaktimit te momenteve historike ! Ne 1997 i erdhen mendte ne koke dhe filloj te kuptoje historine dhe te thuash te drejten me vendosjen e monumentit te Mbretit ne bulevard ai kerkoj falje per qendrimin ne te kaluaren.
    Edhe Edi Rama edhe me perpara si individ i lire edhe tani ne krye te PS arriti te shkepuse perfundimisht PS nga e kaluara ideologjike komuniste dhe kerkoj falje per qendrimin ne te kaluaren duke hapur Bunk-Art, shtepine me gjethe , ne botimet e tia, hoqi gazeten Zeri i Popullit dhe mbi te gjitha ne nderimin qe i beri Mit,hat Frasherit.
    Ndersa qe Zogun e kthej Jugosllavija nuk kemi perse cdo vit te themi te njejtat fjale. E kthej momenti politik i Europes . Nuk mund te ishte ne shqiperi nje qeveri qe buronte nga pakica parlamentare dhe qe njohu Bashkimin Sovjetik. E solli Anglia me Francen, Paret Engleze dhe armet italiane por erdhen nga Franca dhe i thane Jugosllavise te hapte rrugen …….kaq se shkon gjate….

  • Une nuk kam debolese te semure per askend,prandaj mbi te gjitha mundohem ti afrohem faktit objektiv.per te deduktuar me pas:
    De facto,mbas nje lirie te dhuruar,nga shtetet e tjere,me 1912,Shqiperia vazhdoi te sundohet,nga bejleret shqiptare,qe ishin me turcelinjt se turcelinjt vet,pra sundimi dhe me i keq se i vet sulltanit,
    Skllaveri dhe varferi e skajeshme ne fshat,injorance e thelle,dembelizem,me keq se dhe ne nje fshat te humbur te Anadollit.
    Zogu,nga ata qe e kishin jetuar ate kohe dhe nga autore serios qe kam lexuar,ishte nga natyra njeri i zgjuar dhe guximtar,por dhe nje poltikan i lindur,qe per momentin,mund te bente kompromis dhe me armikun e tij me te madh(Noli dhe Konica jo me kot me vone u bene miq te tij).
    Dhe megjithate Zogu nuk do ish ai qe ish ,nqse nuk do kish njohur nga afer Perendimin.
    Mbas kesaj,ai guxoi ti kundervihej,qe ne themele,talibanizmit te erret arnautas,me reformat e veta pro perendimore,te cilat e vendosen ate ne nje pozicion Ataturku shqiptar.
    Italia investoi ne vepra arti ndertimore,te cilat jane te pa konkurueshme dhe sot,hoqi burkat,pushket e malesoreve,denim ekstrem per krimet.
    Duke pare mjerimin ekstrem te fshatit u perpoq te bente nje reforme agrare,por pa sukses,karshi mases se madhe te bejlereve te eger dhe injorant,te cilet e kishin shperfytyruar dhe shndrruar kete vend,ne nje mocal te ndyte anadolli.
    E pra me nje sy dhe mendje te ftohte,Zogu ish i pare burre shteti ne kete vend,qe filloi dhe vazhdoi te formoje nje shtet modern europian(Noli ish intelektual demokrat,por ish shume larg pragmatizmit te Ahmet Zogut,ku vec te tjerave Zogun e ndihmonte dhe origjina e tij veriore(krahina me e prapambetur)dhe te qenit myslyman,qe ja minimizonte rezistencen karshi reformave qe bente.
    Fatkeqesia historike,per kete vend,ndodhi,kur Ahmet Zogu,vuri sigurine e familjes kundrejt Atdheut.
    Kur duhej te kish dale malit per te luftuar,ai iku mbas familjes,duke ja lene vendin diktatoreve te kuq.
    Kete une e quaj tradheti,megjithse pati bota dhe tradhetare te ketij lloji si Sharl de Gol,qe iku nga Franca dhe bente propagande qe nga Anglia dhe sic tregonte nje veteran i luftes,qe punonte ne CBS 60 min.:
    Kur ne clirimtaret e Frances parakaluam rrugeve te Parisit,populli na priti me pershendetje te ngrohta,por ky entuziazem nuk kish te krahasuar me ate qe priten gjeneralin De Gol,qe kish qendruar gjate gjithe kohes se luftes ne Londer dhe nuk kish shkrepur asnje fjale dhe asnje pushke nga vendi vet.
    Dhe Zogu yne,u perpoq ne Londer,te merrte kete pozicion,por ndeshi qendrimin e ftohte te qeverise se Curcillit.

    • @Vasili! I lexoj gjithmonë komentet tuaja inteligjente. I qartë, i ekuilibruar politikisht, i drejtë dhe objektiv. Në kuadrin e një komenti, si ky i yti, aq mund të thuhen, por edhe kaq mjaftueshëm për të bërë dallimin midis kokëtulëve që nuk kanë lexuar kurrë një libër dhe inteligjentëve të mirëedukuar. Respekte!

    • De gaulle ne londer kerkoj te takoje mbretin Zog disa here. Edhe oficeret shqiptare ne londer iu bashkuan forcave franceze ( forces françaises libres) si baba i shkrimtarit Cyzia Zyke baba i lirije begeje apo edhe nipi i mbretit eog.

  • Ne keto 100 vjet e fundit Shqiperia eshte perpelitur nga rryma osmane ruso sllave dhe ortodiksia greke Shqiptaret nuk kane patur sukse te zhvillijne vendin e tyre pse te gjithe politikanet shqiptar kane qene te shitur nga Lundja !
    Kete radhe shqiptaret do te kene nje udhe te re Drejt Washington Berlin Bruksel Paris !
    Nuk ka shance me per politikanet vampire shqiptar oriental te konrrollojne pasurite shqiprare
    Drejtesia amarikane do bej dallimin midis lindjes dhe perendimit!
    Do zhvilloj trurin shqiptar Fara po hidhet !
    Nuk do ket me budallenj te votijne njerez mashtruar hajdut kriminel
    Do kalijne ne sit te gjithe
    Bravo Amerika!

    • kujdes kokën o toni!!
      po të dhëmbi kur të zgjohesh!?
      ke rënë nga krevati!!ta siguroj unë!!
      paradoks më vete je,si dhe shumica!!
      të duht patjetër një kapistall dhe si duken bathët ti ke zgjedhur atë amerikan!të tjerët si thua ti dhe e thonë vetë zgjedhin kapistaj të ndryshën,sllavë, grekë e turko-osman!!
      në fakt kanë,e ke të drejtë!!
      gomari nuk e gjen dot rugën pa i vënë kapistallin!!

  • Perkufizimin me te plot per Zogun e ka bere Faik Konica me “postulatin e famshem te 5 P-ve;kerkojini tek veprat e Konices dhe do te bindeni ,me kete rast njiheni edhe me shkrimet e tij!

  • Te gjithe ata qe kane qene ne krye te Shqiperise pas Ismail Qemalit kane qene ne sherbim te Serbise pa perjashtim.Kuptohet qe tradhtaret e kombit i thurin lavde njeri-tjetrit duke u mburrur kush e ka shitur me lire kete vend,kush e ka shitur me lire dinjitetin dhe vlerat e shqiptareve.Ne periudhen post-komuniste ishte S.B. qe funizonte Arkanin me shoke qe te kryenin masakra ne dem te vellezerve tane kosovare.Tani kemi pallen e gjate qe e zhyti vendin per 6 vjet ne mjerim duke punuar per Serbine me nje zell te papare.Ne djall shpirti i tyre dhe mbase Zoti na e merr hakun me pasardhesit e tyre.

  • https://youtu.be/7FhgYon2xFE
    Muti muti lavderon.
    https://youtu.be/7FhgYon2xFE
    Ja ku daton origina e muterve
    https://youtu.be/DRC2dr4e3k8
    As mos prisni te behet ai vend sa te jeni bashke me keta lloj si berisha e kompani ne nje shtepi.
    Enveri I shtroi me dru.Sa u lane te lire shkuan prape ne fis.Jane ne tokat tona per sherbimet e sulltaneve.Nuk u dhimbset kjo token sepse nuk e ndjejne.Mbeten perjetesisht ardhacak te pabese.
    Rrofte perjetesisht Enver Hoxha edhe vepra e lavdishme e tij.

  • Ruset e bardhe, forcat e Vrangelit u aratisen nga Rusia se fitoi Lenini dhe u strehuan ne Europe dhe ne Jugosllavi. Ka shkruar dhe Noli dhe Konica qe Zogu u soll nga serbet me forca te Vrangelit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *