Mëngjesin e sotëm është gjetur një person i pajetë në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi A.I., 57 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se eshte vetembytur”, thotë Policia në informacionin paraprak për këtë ngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak:
Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A.I. vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
j.l./ dita
