Rrugëtimi artistik i një vajze të talentuar

Ornela

Ajo quhet Ejza Hoxha, është nxënëse në klasën e 5-të në shkollën “Alush Grepcka”, Roskovec.

Ejza u spikat për aktrim që në kopsht nga edukatoret e saj dhe që në moshën 5 vjeç bëhet pjesë e emisionit “Pse 8 me 2” në Tv Apollon.

Pas aktrimit përvetëson baletin dhe në klasën e 3-të Ejza shkon në Antalya të Turqisë ku përfaqëson Shqipërinë. Fiton çmimin “The best Actries”. Aktiviteti u zhvillua nga data 5- 8 Prill 2018.

Në dhjetor 2017 Ejza merr përgëzimet e para nga autoritetet lokale.

Në Korrik 2018 në festën e Roskovecit Ejza dekorohet në skenë nga Kryetarja e Bashkisë si Nderi i Qytetit.

Në Festivalin e Interpretimit vajza fiton çmimin e 2-të në 8 dhjetor 2018, nga një juri e drejtuar nga Margarita Xhepa dhe prezantuesja Silvana Braçe.

Në janar 2019, Ejza fiton çmimin e parë në konkursin e Qendrës së Fëmijëve në Fier.

Në qershor të këtij viti ajo fiton çmimet “Best Talent” dhe “Miss Inteligjenca”.

Në 8 Dhjetor 2019, sërish në Tiranë vajza e talentuar nga Roskoveci mahnit jurinë, e cila përbehej nga artistë të njohur si Margarita Xhepa, Agim Xheka, Pajazit Murtishi, Bujar Asqeriu, Xhevat Limani.

Është viti i 2-të që Ejza merr mësime nga regjisori dhe aktori i njohur Leonard Bombaj në Tiranë.

Këto ditë konkurroi në “Top Talent” në kanalin TCH dhe fitoi.

Por vajza e talentuar nuk i lë pas mësimet, është shembullore në shkollë dhe nuk harron asnjëherë të thotë se është nga Roskoveci dhe se e do shumë qytetin e saj.

Ka mbështetje jo vetëm nga familja, por edhe nga mësuesit, sidomos nga Mimoza Xhindi që e ndjek dhe e inkurajon shumë.

Ejza ka vëmendjen dhe kujdesin e veçantë të kryetares së bashkisë Roskovec Majlinda Bufi.

 

K.Thanasi / Fier

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Breyi i Ri na NDERON -Ditet NJEMIJE. I urojmë gjithe te mirat kesaj cuper GONXHE,në lulëyim qoftë gjithë jetën gonxhia- Ejza Hoxha..
    Nje jete mes femijeve e nxenesve që,jeten ma shtojne. Ketu ne Toronto,te tilla vajza dhe djem ne belbezim, na kenaqin.Faleminderi te nderuarit Ramazan Kellezi, mjeshter poliglot artist, sa drejtues te rinj aktivizuar.
    Gezuar festat e Vitit të Ri 2020.
    *Pasuesit veterane* ne Toronto ju urojne.
    Faleminderit PENE se Kico Thanasit..

    Toronto 17-12-20120 Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *